Goldman ul parashikimin e naftës për shkak të "mungesës së qartësisë" mbi kufirin e çmimit të G7 dhe Kinës!

Goldman Sachs uli parashikimin e çmimit të naftës me 10 dollarë në 100 dollarë për fuçi për tremujorin e katërt të 2022, duke përmendur shqetësimet në rritje për Covid në Kinë dhe mungesën e qartësisë mbi planin e Grupit të Shtatë vendeve për të kufizuar çmimet e naftës ruse.
Kina regjistroi tre vdekje nga Covid gjatë fundjavës, vdekjet e para të vendit nga virusi që nga maji i këtij viti. Kryeqyteti i Kinës Pekini shtrëngoi masat për Covid në tre ditët e fundit pasi numri i rasteve lokale u ngjit në disa qindra në ditë.
Ekonomistët shtuan se mundësia e më shumë bllokimeve në importuesin kryesor në botë të naftës do të dëmtojë edhe më tej kërkesën prej saj.
“Rastet e Covid në Kinë janë në nivelet më të larta të Prill-22, megjithatë, funksioni i ri i reagimit të politikës është i panjohur ... ne ulim pritjet tona për kërkesën e Kinës me 1.2 [milion fuçi në ditë] për tremujorin (në 14.0 mb/d), duke parashikuar bllokime të mëtejshme nga këtu”, thuhej në shënim, duke shtuar se kërkesa aktuale e Kinës për naftë bie nën pritshmëritë e Goldman për tetor-nëntor me 800,000 fuçi në ditë.
Çmimet e naftës së papërpunuar u luhatën muajt e fundit, duke u rritur në më shumë se 120 dollarë në fillim të qershorit, mes frikës në rritje për një recesion global, duke rënë më pas në rreth 90 dollarë për fuçi pasi OPEC+ uli prodhimin.
Të dy kontratat e së ardhmes së fundi janë luhatur rreth niveleve më të ulëta dy mujore: kontratat e së ardhmes së naftës Brent humbi më pak se një dollar, ose 0.9%, për të qëndruar në 86.83 dollarë për fuçi dhe kontratat e së ardhmes së West Texas Intermediate në SHBA ranë 1.09% në 79.21 dollarë për fuçi.
Gjithashtu në rishikimin në rënie të Goldman-it janë edhe vëllimet më të larta se sa pritej të prodhimit dhe eksporteve të naftës nga Rusia, vetëm dy javë përpara se embargoja e BE-së të hyjë në fuqi në fillim të dhjetorit.
“Investitorët kanë mbetur të zhgënjyer nga flukset më të larta të prodhimit dhe eksportit nga Rusia. Kjo pavarësisht se kanë mbetur vetëm dy javë përpara se embargoja e BE-së të hyjë në fuqi ndaj naftës së papërpunuar, së bashku me kufirin e çmimit të G-7, për të cilin më shumë detaje do të shpallen javën e ardhshme, "tha banka e investimeve në shënim.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Bitcoin bie në nivelin më të ulët, Eter ‘rrëshqet’ me 7% ndërsa kolapsi FTX vazhdon të rrjedhë në treg!
Bitcoin qëndroi rreth nivelit më të ulët të një jave të hënën dhe kriptovalutat e tjera të mëdha ranë ndjeshëm, pasi ndikimi nga kolapsi dramatik i FTX vazhdon......

Euro zbret poshtë 1.03 dollarë - Investitorët presin të tjera të dhëna mbi ekonominë amerikane
Dollari amerikan po qëndron në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, pasi është preferuar nga investitorët duke përfituar nga statusi i parajsës së sigurtë.......

Takime urgjente mes Borrell, Kurtit dhe Vuçiç për targat!
Shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell ka parashikuar së pari të mbajë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë,......

Cila është deklarata përfundimtare e OKB-së për klimën?!
Për herë të parë Konferenca Botërore e Klimës ra dakord për një fond të përbashkët për të kompensuar dëmet prej klimës në vendet më të varfra. Në deklaratën e......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht duke fituar sërish pikë nga java e kaluar teksa është blerë këtë mëngjes me 113.3 lekë dhe është shitur me......

Ministrja e Turizmit në Vlorë: Aplikimi për menaxhimin e plazheve, deri në 30 nëntor. Sistemi nuk hapet për herë të dytë!
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro Furxhi së bashku me kryeministrin Edi Rama në një takim me turopeatorët e qytetit të Vlorës, njoftoi se vitin......

Pse Zelanda e Re i ka shpallur ‘luftë’ lopëve?!
Çfarë mund të tingëllojë si një pyetje humoristike "Si të largoni një lopë nga gromësira?" është bërë objekt i kërkimeve serioze shkencore në Zelandën e Re.......

Fansat e Elon Musk krijojnë një monument të idhullit të tyre prej 600 mijë dollarë! (FOTOT)
Më 26 nëntor, fansat e themeluesit të Tesla dhe SpaceX po planifikojnë t'i dhurojnë idhullit të tyre një monument prej nëntë metrash, i cili i kushtoi 600 mijë......