Sa është kosto e “shpëtimit” nga përmbytjet? - Fenomeni “zgjidhet” pas 10 vitesh, akordohet vetëm 20% i buxhetit të nevojshëm

Shirat e parë të dimrit kanë krijuar të njëjtën situatë të përsëritshme pothuajse çdo vit ku qindra hektarë tokë e banesa gjenden nën ujë në të gjithë vendin. Por a janë marrë masa për t’i paraprirë kësaj situatë dhe a kanë qenë ato serioze?
Në vitin 2019, qeveria miratoi Strategjisë Kombëtare të Ujitjes dhe Kullimit 2019– 2031 dhe planin e veprimit e cila kishte pikërisht në fokus marrjen e masave konkrete në këtë drejtim për të parandaluar përmbytjet, por mesa duket 3 vite pas, efektet kanë qënë minimale.
Por sa do të kushtonte e gjithë ndërhyra e nevojshme për shmangien e këtij fenomeni që sjellë dëme të pallogaritshme çdo vit për familjet shqiptare? Sipas vlerësimit të bërë nga Ministria e Bujqësisë, për një periudhe 10-13 vjeçare, ku llogaritja është bërë që nga viti 2019, kostoja totale për rehabilitimin dhe modernizimin e infrastrukturës së ujitjes, infrastrukturës së kullimit, digave të rezervuarëve të ujitjes dhe objekteve të mbrojtjes nga përmbytja, është rreth 717 milionë USD.
Nga ky total 253.6 milionë USD, vlersohet rehabilitimi dhe modernizimi i infrastrukturës së ujitjes për të mundësuar ujitjen në sipërfaqen potencialisht të ujitshme prej 360 mijë ha; 56.5 milionë USD rikthimi i infrastrukturës së kullimit në parametra optimal në sipërfaqen potencialisht të kalueshme prej 280 mij ha; 130.2 milionë USD rehabiliti i 410 digave (ose rreth 65% e numrit të përgjithshëm) për rritjen e sigurisë së tyre dhe garantimin e burimeve ujore për skemat ekzistuese; 276.8 milionë USD rritjea e sigurisë së mbrojtjes nga përmbytja lumore dhe detare, nëpërmjet rehabilitimit/ rikonstruksionit të argjinaturave ekzistuese dhe ndërtimit të strukturave reja.
Ndërkohë që duke zbritur investimet që janë bërë në tre vitet e kaluara, nga viti 2022-2031, llogaritet të investohen rreth 700 milionë dollarë apo 79 miliardë lekë. Pra Ministrisë do ti duhet të shpenzojë mesatarisht afro 70 milionë dollarë në vit për një dekadë me qëllim zgjidhjen e këtij problemi, ndërkohë që fondet vjetore të akorduara për këtë zë në buxhet variojnë në rreth 14 milionë dollarë , apo 20 për qind e nevojës për tu investuar. Nëse do të ketë impakt kjo strategji dhe a do të mund të vihen në jetë të gjitha investimet e parashikuara, kjo mbetet për tu parë.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Në riparim sistemi i shitblerjeve të energjisë elektrike - OST, 22.4 milionë lekë për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit “DAMAS”
Do të kryhet pas 3 vitesh riparimi i sistemit të anakandeve dhe të menaxhimit të të dhënave energjetike të implementuar në ambjentet teknologjike pranë......

10 njerëzit më të pasur në botë – Ja sa ka ndryshuar lista
Miliarderët luajnë një rol të madh në formësimin e ekonomisë globale, politikës dhe filantropisë. Individët në këtë listë i përkasin një klubi edhe më......

Goldman ul parashikimin e naftës për shkak të "mungesës së qartësisë" mbi kufirin e çmimit të G7 dhe Kinës!
Goldman Sachs uli parashikimin e çmimit të naftës me 10 dollarë në 100 dollarë për fuçi për tremujorin e katërt të 2022, duke përmendur shqetësimet në rritje......

Bitcoin bie në nivelin më të ulët, Eter ‘rrëshqet’ me 7% ndërsa kolapsi FTX vazhdon të rrjedhë në treg!
Bitcoin qëndroi rreth nivelit më të ulët të një jave të hënën dhe kriptovalutat e tjera të mëdha ranë ndjeshëm, pasi ndikimi nga kolapsi dramatik i FTX vazhdon......

Euro zbret poshtë 1.03 dollarë - Investitorët presin të tjera të dhëna mbi ekonominë amerikane
Dollari amerikan po qëndron në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, pasi është preferuar nga investitorët duke përfituar nga statusi i parajsës së sigurtë.......

Takime urgjente mes Borrell, Kurtit dhe Vuçiç për targat!
Shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell ka parashikuar së pari të mbajë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë,......

Cila është deklarata përfundimtare e OKB-së për klimën?!
Për herë të parë Konferenca Botërore e Klimës ra dakord për një fond të përbashkët për të kompensuar dëmet prej klimës në vendet më të varfra. Në deklaratën e......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht duke fituar sërish pikë nga java e kaluar teksa është blerë këtë mëngjes me 113.3 lekë dhe është shitur me......