Shqipëria Postuar më 21 Nëntor 2022, 14:30

Kriptovalutat, pak të njohura e të paqëndrushme për shqiptarët - Sondazhi: 45% e tyre e shohin si një mundësi për t’u pasuruar, pak informacion profesional

Nga SCAN TV
Kriptovalutat, pak të njohura e të paqëndrushme për

Janë prezantuar këtë të hënë në ambientet e Fakultetit Ekonomikë së Tiranës gjetjet e sondazhit me temë “PËRDORIMI I PARASË VIRTUALE, A JEMI GATI!?” të zhvilluar nga Qendra studentore ABC Tiranas Club në bashkëpunim me mbështetjen e programit B4Students. Sondazhi i zhvilluar mbi një kampion prej 300 pjesëmarrësish zbardh se qytetarët shqiptarë kanë pak informacion mbi kriptovalutat, i marrë kryesisht nga rrejtet sociale dhe portalet informuese.

Pjesëmarrësit u pyetën mbi perceptimet dhe vlerësimet e tyre mbi kriptomonedhat, për gatishmërinë dhe hezitimin e qytetarëve për t’u përfshirë në qarkullimin e parave virtuale.

Vetëm 13% e të intervisruarve janë përgjigjur se e njohin shumë mirë realitetin e kriptovalutave, ndërkohë që 31% e tyre janë shprehur se e njohin shumë pak. Ndërkaq, 45% e tyre e shohin si një mundësi për t’u pasuruar, dhe 10% si formë spekulimi. Të pyetur se ccfarë i krijon më shumë dyshime në përfshirjen në investime në kripto, 29% janë përgjigjur se ndikohen nga pasiguria, 22% nga mungesa e informacionit, dhe 19% nga spekulimi.

Të pyetur ccfarë e pengon përfshirjen e kriptove në aktivitetin e përgjithshëm, 53% e të intervistuarve kanë konsideruar paqendrueshmërinë ekstremë të monedhave virtuale si shkaktarin kryesor frenues, në një kohë që 22% e kanë lidhur këtë frenim me aktivitetet kriminale.

Lorenc Rabeta / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......