Investimet publike, “gjysmake” - 2022 në mbyllje, realizimi më i ulët se viti pandemik 2020

Ndërsa viti 2022 është duke u mbyllur, ecuria e punëve publike të financuara nga buxheti i shtetit ka qene e dobët. Përgjatë 10 muajve, Janar-Tetor shpenzimet kapitale regjistrohen në 55.7 miliardë lekë apo 482 milionë euro.
Sipas analizës së SCAN TV, me rishikimin e dytë që i është buxhetit në muajin Korrik, për vitin 2022 shpenzimet kapitale janë planifikuar në një total prej 112.4 miliardë lekë apo 6 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Dhe ndërkohë që ka mbetur thuajse një muaj për të mbyllur këtë vit, realizimi i tyre është në nivelin 49.6 përqind, ndërsa nëse do ta llogarisim me buxhetin fillestar, kjo shifër shkon në 46.7 për qind. Po ashtu po ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, llogariten 23.4 miliarë lekë më pak investime.
Shqetësues është gjithashtu fakti se realizimi i investimeve publike është më i ulët edhe se e njëjta periudhë e vitit 2020, i cili ishte vit pandemik dhe ku ekonomia pësoi “ngrirje” për një periudhë të gjatë kohe.
Sipas financave, një ndër shkaqet e ecurisë së dobët të investimeve publike, ka qenë kjo rritja e çmimeve për lëndët e para, ndërkohë që një pjesë e mirë e kontratave janë lidhur me preventive të çmimeve të mëparshme.
Për këtë arsye, qeveria vendosi në muajin Maj që të kompensojë rritjen e çmimimeve për disa produkte të caktuara në ndërtim deri në nivelin 30 % për sa i përket kontratave aktuale të punëve pblike. Masë kjo, që mesa duket sërish nuk ka dhënë efektin e duhur për të çuar përpara investimet. Dhe gjasat janë që fondi i pa disbursuar të mos arrijë të ezurohet në periudhën e mbetur.
Elisabeta Dosku / SCAN

Jahti prej 8 miliardë dollarë mund të bëhet anija më e madhe në botë! (FOTOT)
Në një kohë krize ekonomike, çfarë mund të jetë më e jashtëzakonshme se një superjaht? Një terayacht, sigurisht një emër që u jepet anijeve edhe më të mëdha se......

Udhëheqësi më jetëgjatë në botë duket se do të sigurojë një mandat të ri pas 43 vitesh në pushtet!
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të publikuara nga qeveria e Guinesë Ekuatoriale të hënën treguan se partia në pushtet fitoi mbi 99% të votave të numëruara......

Vendet që konsumojnë më shumë kafe në botë? – Vendet Nordike kryesojnë listën
Kafeja është një nga pijet më të njohura në botë dhe është në vendin e dytë në renditjen e mallrave më të tregtuar dhe më të kërkuar në treg, pas vajit. Më......

Sa është kosto e “shpëtimit” nga përmbytjet? - Fenomeni “zgjidhet” pas 10 vitesh, akordohet vetëm 20% i buxhetit të nevojshëm
Shirat e parë të dimrit kanë krijuar të njëjtën situatë të përsëritshme pothuajse çdo vit ku qindra hektarë tokë e banesa gjenden nën ujë në të gjithë vendin.......

Në riparim sistemi i shitblerjeve të energjisë elektrike - OST, 22.4 milionë lekë për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit “DAMAS”
Do të kryhet pas 3 vitesh riparimi i sistemit të anakandeve dhe të menaxhimit të të dhënave energjetike të implementuar në ambjentet teknologjike pranë......

10 njerëzit më të pasur në botë – Ja sa ka ndryshuar lista
Miliarderët luajnë një rol të madh në formësimin e ekonomisë globale, politikës dhe filantropisë. Individët në këtë listë i përkasin një klubi edhe më......

Goldman ul parashikimin e naftës për shkak të "mungesës së qartësisë" mbi kufirin e çmimit të G7 dhe Kinës!
Goldman Sachs uli parashikimin e çmimit të naftës me 10 dollarë në 100 dollarë për fuçi për tremujorin e katërt të 2022, duke përmendur shqetësimet në rritje......

Bitcoin bie në nivelin më të ulët, Eter ‘rrëshqet’ me 7% ndërsa kolapsi FTX vazhdon të rrjedhë në treg!
Bitcoin qëndroi rreth nivelit më të ulët të një jave të hënën dhe kriptovalutat e tjera të mëdha ranë ndjeshëm, pasi ndikimi nga kolapsi dramatik i FTX vazhdon......