Shqipëria Postuar më 21 Nëntor 2022, 14:36

Shqipëria “pushtohet” nga moti i keq – 2 viktima, përmbytje dhe evakuime. 240 forca të armatosura në terren

Nga SCAN TV
Shqipëria “pushtohet” nga moti i keq – 2 viktima,

Situata vijon të jetë problematike nga përmbytjet e shkaktuara për shkak të shirave në vendin tonë. Dalja e lumenjve nga shtrati ka përmbytur hektarë me tokë dhe shtëpi në disa zona të vendit. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile më e vështirë paraqitet në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës.

Mbi 240 efektivë të Forcave të Armatosura, me 25 motomjete dhe pajisje të posaçme për përmbytjet janë përqendruar në këto dy qarqe. Për shkak të pranisë së ujit në banesa, është bërë evakuimi i 50 familjeve në bashkinë Shkodër dhe 3 familjeve në Malësi të Madhe. Të evakuuarit janë strehuar në konviktet e shkollave dhe pranë të afërmve të tyre.

Ndërkohë 2 persona babë e bir janë dhe viktimat e shënuara nga moti i keq.

Efektivët e Forcave të Armatosura, shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit, strukturat e emergjencave civile, shërbimi mjekësor janë të angazhuar në terren.

Marinela Lina /  SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat