Objektet pa leje, Rama firmos për 15 konfiskime ndërtimesh - “Letrat kanë kohë që flenë nëpër prokuroritë e rretheve”

Në kuadër të vendimit të ndërtimeve pa leje, kryeministri Edi Rama ka firmosur këtë të hënë 15 procedura për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Në një videomesazh në rrjetet sociale Rama etiketoi prokurorite e rretheve duke thënë se flenë në raste të tilla ndërkohë sipas tij për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë të lejeve .
“Sot kam firmosur pas kalimit në të gjitha hallkat ligjore, plot 15 procedura konfiskimi ndërtimesh, ku për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë të lejeve ose në disa raste është ndërtuar komplet pa leje fare. Ndërtimet e konfiskuara do të përdoren për interes publik. Hapësirat e marra do t’i kalojnë shtetit, që sipas rastit do t’i shfrytëzojë për mjedise zyrash për administratën, për strehim social ose shërbime sociale”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, operacioni i shtrirë edhe përtej Tiranës ka pasur probleme gjatë 30 viteve, por tani kanë ngushtuar rrethin e shkeljeve.
“Ky operacion ligjzbatimi, i cili ka vazhduar përtej Tiranës, në një fushë ku e dini shumë mirë, të gjithë ka pasur shumë probleme në 30 vjet, dhe ku kemi ardhur duke ngushtuar rrethin e shkeljeve, përbën edhe kapakun e kësaj historie, pasi s’besoj se do gjenden më të atillë të marrë që t’i hyjnë një aventure me fund të paralajmëruar. Kur e nisëm çfarë nuk dëgjuam dhe me çfarë nuk u helmua opinioni publik! “Është thjesht show për të larguar vëmendjen”! Ja që nuk ishte e vërtetë”, tha ai.
Në shtator të këtij viti Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për bllokimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe i legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit, ose ndryshe i sekuestrohet.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

FIFA, 7,2 miliard euro të ardhura nga Kupa e Botës - Deri më sot janë shitur 2,95 milionë bileta. Një dhomë superluksoze, 3.200 euro/nata
Gati tre milionë bileta janë shitur për Kupën e Botës në Katar, njoftoi FIFA, duke zbuluar gjithashtu se turneu pritet të gjenerojë një rekord prej 7.2......

The agreement is signed: Albania is now a member of the European Civil Protection Mechanism!
The Minister of Defense, Niko Peleshi, and the European Commissioner for Crisis Management, Janez Lenarčič, signed in the premises of the Prime Minister's......

Shqipëria “pushtohet” nga moti i keq – 2 viktima, përmbytje dhe evakuime. 240 forca të armatosura në terren
Situata vijon të jetë problematike nga përmbytjet e shkaktuara për shkak të shirave në vendin tonë. Dalja e lumenjve nga shtrati ka përmbytur hektarë me tokë......

KESH shet energji 150% më lirë se në bursë - Transaksione, me 73 euro/mWh. Në Bursën e Hungarisë çmimet u rritën në 250 euro/mWh
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare e ka shitur energjinë 150% më lirë se çmimet në Bursën e Hungarisë. Të hënën KESH njoftoi se shiti një sasi të vogël,......

Nis kërkimi i arit, jepet leja minerare - Investimi për zbulimin, 40.12 milionë lekë. Kërkime të reja edhe për bakër
Procedura konkurruese për kërkimin e mineralit të arit, e hapur pak kohë më parë, ka rezultuar e suksesshme, teksa Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjisë ka......

Kriptovalutat, pak të njohura e të paqëndrushme për shqiptarët - Sondazhi: 45% e tyre e shohin si një mundësi për t’u pasuruar, pak informacion profesional
Janë prezantuar këtë të hënë në ambientet e Fakultetit Ekonomikë së Tiranës gjetjet e sondazhit me temë “PËRDORIMI I PARASË VIRTUALE, A JEMI GATI!?” të......

Paraja virtuale nuk është më e “nesërmja”, por e sotmja - Kule: Parësor besueshmëria e sistemit bankar. Akademikët: Njohja e kufizuar
Qendra studentore ABC Tirana Club në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe me mbështetjen e programit B4Students zhvilluan......

Investimet publike, “gjysmake” - 2022 në mbyllje, realizimi më i ulët se viti pandemik 2020
Ndërsa viti 2022 është duke u mbyllur, ecuria e punëve publike të financuara nga buxheti i shtetit ka qene e dobët. Përgjatë 10 muajve, Janar-Tetor shpenzimet......