Europa Postuar më 21 Nëntor 2022, 15:17

2023, Greqia rritje ekonomike 1,8%, inflacion 5% - Qeveria dërgon për miratim në Parlament buxhetin e vitit të ardhshëm

Nga SCAN TV
2023, Greqia rritje ekonomike 1,8%, inflacion 5% - Qeveria dërgon për

Qeveria e Greqisë ka depozituar sot në parlament Buxhetin e Shtetit për vitin 2023 me vlerësime për rritjen ekonomike 1.8% dhe inflacion 5%. Ndërsa, për vitin në vijim ekonomia pritet të zgjerohet me 5.6% dhe inflacioni 9.7%.

Sipas Ministrisë së Financave, buxheti i vitit 2023 është hartuar në kushte të pasigurisë së lartë, për sa i përket zhvillimeve gjeopolitike në nivel global. Ky document synon të fokusohet tek sfidat që lidhen me krizën energjetike, presionet inflacioniste ndaj familjeve dhe bizneseve, krizën shëndetësore që ka sjellë rritjen e kostove në sistem, por edhe kostot shtesë, krahasuar me vitin 2019 dhe vitet e mëparshme, për sektorin e mbrojtjes.

Në të njëjtën kohë, synohet ruhet ekuilibri fiskal dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, në një vit ngadalësimi apo edhe recesioni ndërkombëtar, por edhe të mbështesë një gamë të gjerë reformash për të përmirësuar jetën dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Qeveria greke synon për vitin 2023 një suficit primar prej 0,7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa për vitin 2022 parashikohet një deficit prej 1,6%.

Sipas ministrit të Financave, Christos Staikouras, pasiguria rreth zhvillimeve gjeopolitike është faktori më i rëndësishëm që i bën të vështira parashikimet e sigurta në mbarë botën. Ai theksoi se arma kryesore e mbrojtjes ekonomike të vendit është menaxhimi i kujdesshëm fiskal, duke drejtuar burimet që janë në dispozicion për të zbutur pasojat e krizës energjetike dhe të rritjes së inflacionit në shoqërinë greke dhe strukturën prodhuese të vendit.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...