FTX, 1 milion të mashtruar nga themeluesi i Crypto - Miliarda dollarë të humbura në investime të dështuara

Sam Bankman Fried, themeluesi i kriptomonedhës FTX, ka mashtruar rreth 1 milion persona duke ‘djegur’ miliarda dollarë në investime të dështuara. Ai angazhoi si ambasadorë të FTX emra si Tom Brady, Naomi Osaka, Shaquille O'Neall e Stephen Curry. Platforma e tij është e treta në botë e shkëmbimeve të kriptomonedhave që ka falimentuar. Aktualisht ai duhet t’i paguajë 11 miliard dollarë personave që i ka marrë paratë nëpërmjet mashtrimit, si dhe atyre që i ka dëmtuar imazhin. Por vetë këta të fundit, emra të njohur të sportit, akuzohen se kanë përdorur famën e tyre për të bindur amerikanët që të investojnë para në kriptomonedhën FTX, të njohur si FTT, që ka humbur 80% të vlerës.
Ky falimentim ka shkaktuar një efekt domino në sektor duke krijuar kaos në kuotimet e monedhave kryesore virtuale, si dhe një garë të mirëfilltë të njerëzve në sportelet e platformave të tjera.
Pra kjo situatë dhe arratisja në Bahamas e themeluesit të FTX Sam Bankman Fried po shkaktojnë një sërë problemesh në botën e financave. Si dhe ka krijuar panik në sektor duke lëkundur dhe kuotimet e valutave dixhitale më të forta si Bitcoin dhe Ethereum.
Për administratorin e ri të përgjithshëm të FTX, John Ray, bilancet e grupit nuk janë të besueshme. Ai vlerëson aktualisht se janë kryer transferime të pautorizuara për të paktën 372 milion dollarë. Ai theksoi se në 40 vjet karrierë nuk kishte parë asnjëherë një situatë më të keqe financiare se kjo.
SCAN
Sondazh

Francë, 8.4 miliard euro në ndihmë të sipërmarrjeve - Shuma do të shërbejë për të paguar faturat e energjisë elektrike
Franca do të shpenzojë 8.4 miliardë euro për të ndihmuar sipërmarrjet që të paguajnë faturat e tyre të energjisë, në një përpjekje për të zbutur ndikimin e......

Objektet pa leje, Rama firmos për 15 konfiskime ndërtimesh - “Letrat kanë kohë që flenë nëpër prokuroritë e rretheve”
Në kuadër të vendimit të ndërtimeve pa leje, kryeministri Edi Rama ka firmosur këtë të hënë 15 procedura për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Në një......

FIFA, 7,2 miliard euro të ardhura nga Kupa e Botës - Deri më sot janë shitur 2,95 milionë bileta. Një dhomë superluksoze, 3.200 euro/nata
Gati tre milionë bileta janë shitur për Kupën e Botës në Katar, njoftoi FIFA, duke zbuluar gjithashtu se turneu pritet të gjenerojë një rekord prej 7.2......

The agreement is signed: Albania is now a member of the European Civil Protection Mechanism!
The Minister of Defense, Niko Peleshi, and the European Commissioner for Crisis Management, Janez Lenarčič, signed in the premises of the Prime Minister's......

Shqipëria “pushtohet” nga moti i keq – 2 viktima, përmbytje dhe evakuime. 240 forca të armatosura në terren
Situata vijon të jetë problematike nga përmbytjet e shkaktuara për shkak të shirave në vendin tonë. Dalja e lumenjve nga shtrati ka përmbytur hektarë me tokë......

KESH shet energji 150% më lirë se në bursë - Transaksione, me 73 euro/mWh. Në Bursën e Hungarisë çmimet u rritën në 250 euro/mWh
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare e ka shitur energjinë 150% më lirë se çmimet në Bursën e Hungarisë. Të hënën KESH njoftoi se shiti një sasi të vogël,......

Nis kërkimi i arit, jepet leja minerare - Investimi për zbulimin, 40.12 milionë lekë. Kërkime të reja edhe për bakër
Procedura konkurruese për kërkimin e mineralit të arit, e hapur pak kohë më parë, ka rezultuar e suksesshme, teksa Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjisë ka......

Kriptovalutat, pak të njohura e të paqëndrushme për shqiptarët - Sondazhi: 45% e tyre e shohin si një mundësi për t’u pasuruar, pak informacion profesional
Janë prezantuar këtë të hënë në ambientet e Fakultetit Ekonomikë së Tiranës gjetjet e sondazhit me temë “PËRDORIMI I PARASË VIRTUALE, A JEMI GATI!?” të......