Francë, 8.4 miliard euro në ndihmë të sipërmarrjeve - Shuma do të shërbejë për të paguar faturat e energjisë elektrike

Franca do të shpenzojë 8.4 miliardë euro për të ndihmuar sipërmarrjet që të paguajnë faturat e tyre të energjisë, në një përpjekje për të zbutur ndikimin e rritje së çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit dhe për t’i ndihmuar ata të konkurojnë me bizneset gjermane. Lajmi u konfirmua nga ministri i financave, Bruno Le Maire.
Gjithashtu qeveria ka vendosur të ulë një taksë të veçantë për energjinë elektrike në minimumin e lejuar sipas rregullave të Bashkimit Europian; si dhe do të lejojë kompanitë që të përdorin një mekanizëm të veçantë për të marrë energji bërthamore me një çmim të lirë. Bizneset e vogla do të përfitojnë gjithashtu nga kufizimet e çmimeve të energjisë tashmë të vendosura për familjet. Ministri i financave premtoi se kompanitë franceze do të mbrohen njësoj si ato gjermane.
Gjithashtu ai theksoi se do të bëhet gjithçka që të sigurohet se rregullat e BE-së për konkurencën të zbatohen për të gjitha sipërmarrjet, qofshin ato italiane, spanjolle, franceze apo gjermane.
Në fillim të këtij viti, Gjermania miratoi një shumë prej 200 miliardë eurosh për të mbrojtur sipërmarrjet dhe familjet nga çmimet e larta të energjisë, duke u bërë objektiv kritikash nga vendet e tjera të BE-së për shkak të një shtrembërimi të mundshën të kushteve të barabarta të BE-së.
Paketa prej 8.4 miliardë eurosh që Franca miratoi është kostoja për vitin 2022 dhe 2023 së bashku. Franca tashmë ka caktuar 45 miliardë euro për të ndihmuar familjet.
SCAN
Sondazh

Objektet pa leje, Rama firmos për 15 konfiskime ndërtimesh - “Letrat kanë kohë që flenë nëpër prokuroritë e rretheve”
Në kuadër të vendimit të ndërtimeve pa leje, kryeministri Edi Rama ka firmosur këtë të hënë 15 procedura për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Në një......

FIFA, 7,2 miliard euro të ardhura nga Kupa e Botës - Deri më sot janë shitur 2,95 milionë bileta. Një dhomë superluksoze, 3.200 euro/nata
Gati tre milionë bileta janë shitur për Kupën e Botës në Katar, njoftoi FIFA, duke zbuluar gjithashtu se turneu pritet të gjenerojë një rekord prej 7.2......

The agreement is signed: Albania is now a member of the European Civil Protection Mechanism!
The Minister of Defense, Niko Peleshi, and the European Commissioner for Crisis Management, Janez Lenarčič, signed in the premises of the Prime Minister's......

Shqipëria “pushtohet” nga moti i keq – 2 viktima, përmbytje dhe evakuime. 240 forca të armatosura në terren
Situata vijon të jetë problematike nga përmbytjet e shkaktuara për shkak të shirave në vendin tonë. Dalja e lumenjve nga shtrati ka përmbytur hektarë me tokë......

KESH shet energji 150% më lirë se në bursë - Transaksione, me 73 euro/mWh. Në Bursën e Hungarisë çmimet u rritën në 250 euro/mWh
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare e ka shitur energjinë 150% më lirë se çmimet në Bursën e Hungarisë. Të hënën KESH njoftoi se shiti një sasi të vogël,......

Nis kërkimi i arit, jepet leja minerare - Investimi për zbulimin, 40.12 milionë lekë. Kërkime të reja edhe për bakër
Procedura konkurruese për kërkimin e mineralit të arit, e hapur pak kohë më parë, ka rezultuar e suksesshme, teksa Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjisë ka......

Kriptovalutat, pak të njohura e të paqëndrushme për shqiptarët - Sondazhi: 45% e tyre e shohin si një mundësi për t’u pasuruar, pak informacion profesional
Janë prezantuar këtë të hënë në ambientet e Fakultetit Ekonomikë së Tiranës gjetjet e sondazhit me temë “PËRDORIMI I PARASË VIRTUALE, A JEMI GATI!?” të......

Paraja virtuale nuk është më e “nesërmja”, por e sotmja - Kule: Parësor besueshmëria e sistemit bankar. Akademikët: Njohja e kufizuar
Qendra studentore ABC Tirana Club në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe me mbështetjen e programit B4Students zhvilluan......