Objektet pa leje, Rama firmos për 15 konfiskime ndërtimesh - “Letrat kanë kohë që flenë nëpër prokuroritë e rretheve”

Në kuadër të vendimit të ndërtimeve pa leje, kryeministri Edi Rama ka firmosur këtë të hënë 15 procedura për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Në një videomesazh në rrjetet sociale Rama etiketoi prokurorite e rretheve duke thënë se flenë në raste të tilla ndërkohë sipas tij për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë të lejeve .
“Sot kam firmosur pas kalimit në të gjitha hallkat ligjore, plot 15 procedura konfiskimi ndërtimesh, ku për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë të lejeve ose në disa raste është ndërtuar komplet pa leje fare. Ndërtimet e konfiskuara do të përdoren për interes publik. Hapësirat e marra do t’i kalojnë shtetit, që sipas rastit do t’i shfrytëzojë për mjedise zyrash për administratën, për strehim social ose shërbime sociale.”
Sipas kryeministrit, operacioni i shtrirë edhe përtej Tiranës ka pasur probleme gjatë 30 viteve, por tani kanë ngushtuar rrethin e shkeljeve.
“ky operacion ligjzbatimi, i cili ka vazhduar përtej Tiranës, në një fushë ku e dini shumë mirë, të gjithë ka pasur shumë probleme në 30 vjet, dhe ku kemi ardhur duke ngushtuar rrethin e shkeljeve, përbën edhe kapakun e kësaj historie, pasi s’besoj se do gjenden më të atillë të marrë që t’i hyjnë një aventure me fund të paralajmëruar. Kur e nisëm çfarë nuk dëgjuam dhe me çfarë nuk u helmua opinioni publik! “Është thjesht show për të larguar vëmendjen”! Ja që nuk ishte e vërtetë”
Në shtator të këtij viti Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për bllokimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe i legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit, ose ndryshe i sekuestrohet.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

Nga Lufta e Ftohtë e deri më sot – A ka Putin një rrjet spiunazhi në të gjithë botën?
Spiunazhi i Rusisë ka spikatur gjithmonë. KGB-ja (spiunazhi sovjetik) arriti të depërtonte në shumë vende. Edhe sot Rusia ka një rrjet global spiunësh të aftë......

Nafta, pranë niveleve më të ulëta 2-mujore / Për shkak të frikës së kërkesës në Kinë dhe forcimit të dollarit
Çmimet e naftës u tregtuan pranë niveleve më të ulëta 2-mujore të hënën, pasi frika e ofertës u zvogëlua, ndërsa shqetësimet mbi kërkesën për karburant nga......

Buxheti “antikrizë” i qeverisë italiane - 30 miliardë euro për të përballuar çmimet e larta të energjisë elektrike
Qeveria e re në Itali pritet të miratojë një buxhet prej 30 miliardë euro për vitin e ardhshëm, të përqendruar kryesusht në frenimin e ndikimit të çmimeve të......

2023, Greqia rritje ekonomike 1,8%, inflacion 5% - Qeveria dërgon për miratim në Parlament buxhetin e vitit të ardhshëm
Qeveria e Greqisë ka depozituar sot në parlament Buxhetin e Shtetit për vitin 2023 me vlerësime për rritjen ekonomike 1.8% dhe inflacion 5%. Ndërsa, për vitin......

FTX, 1 milion të mashtruar nga themeluesi i Crypto - Miliarda dollarë të humbura në investime të dështuara
Sam Bankman Fried, themeluesi i kriptomonedhës FTX, ka mashtruar rreth 1 milion persona duke ‘djegur’ miliarda dollarë në investime të dështuara. Ai angazhoi......

Francë, 8.4 miliard euro në ndihmë të sipërmarrjeve - Shuma do të shërbejë për të paguar faturat e energjisë elektrike
Franca do të shpenzojë 8.4 miliardë euro për të ndihmuar sipërmarrjet që të paguajnë faturat e tyre të energjisë, në një përpjekje për të zbutur ndikimin e......

Objektet pa leje, Rama firmos për 15 konfiskime ndërtimesh - “Letrat kanë kohë që flenë nëpër prokuroritë e rretheve”
Në kuadër të vendimit të ndërtimeve pa leje, kryeministri Edi Rama ka firmosur këtë të hënë 15 procedura për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Në një......

FIFA, 7,2 miliard euro të ardhura nga Kupa e Botës - Deri më sot janë shitur 2,95 milionë bileta. Një dhomë superluksoze, 3.200 euro/nata
Gati tre milionë bileta janë shitur për Kupën e Botës në Katar, njoftoi FIFA, duke zbuluar gjithashtu se turneu pritet të gjenerojë një rekord prej 7.2......