Nafta, pranë niveleve më të ulëta 2-mujore / Për shkak të frikës së kërkesës në Kinë dhe forcimit të dollarit

Çmimet e naftës u tregtuan pranë niveleve më të ulëta 2-mujore të hënën, pasi frika e ofertës u zvogëlua, ndërsa shqetësimet mbi kërkesën për karburant nga Kina dhe forcimi i dollarit amerikan ndikuan tek çmimet.
Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent për janarin ranë me 74 cent, në 86.88 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor për dhjetorin ishin 79,40 dollarë për fuçi.
Sipas analistëve të tregut, ndjenja e rrezikut bëhet e brishtë pasi të gjitha të dhënat e fundit ekonomike të vendeve të mëdha tregojnë për një skenar recesioni, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe zonën e euros. Ndërkohë, komentet e ashpra nga Rezerva Federale javën e kaluar ndezën gjithashtu shqetësime mbi ekonominë e SHBA.
Shifrat e rasteve me COVID-19 në Kinë mbetën afër nivelit maksimal të prillit. Shkollat në disa rrethina të kryeqytetit Pekin u mbyllën pasi zyrtarët u kërkuan banorëve të qëndronin në shtëpi, ndërsa qyteti jugor i Guangzhou urdhëroi një bllokim 5-ditor.
Furnizimet e tkurrura të naftës së papërpunuar në Europë janë lehtësuar pasi rafinerët kanë grumbulluar stoqe përpara embargos së 5 dhjetorit të Bashkimit Europian ndaj naftës së papërpunuar ruse, duke ushtruar presion mbi tregjet në të gjithë Europën, Afrikën dhe Shtetet e Bashkuara.
SCAN
Sondazh

Buxheti “antikrizë” i qeverisë italiane - 30 miliardë euro për të përballuar çmimet e larta të energjisë elektrike
Qeveria e re në Itali pritet të miratojë një buxhet prej 30 miliardë euro për vitin e ardhshëm, të përqendruar kryesusht në frenimin e ndikimit të çmimeve të......

2023, Greqia rritje ekonomike 1,8%, inflacion 5% - Qeveria dërgon për miratim në Parlament buxhetin e vitit të ardhshëm
Qeveria e Greqisë ka depozituar sot në parlament Buxhetin e Shtetit për vitin 2023 me vlerësime për rritjen ekonomike 1.8% dhe inflacion 5%. Ndërsa, për vitin......

FTX, 1 milion të mashtruar nga themeluesi i Crypto - Miliarda dollarë të humbura në investime të dështuara
Sam Bankman Fried, themeluesi i kriptomonedhës FTX, ka mashtruar rreth 1 milion persona duke ‘djegur’ miliarda dollarë në investime të dështuara. Ai angazhoi......

Francë, 8.4 miliard euro në ndihmë të sipërmarrjeve - Shuma do të shërbejë për të paguar faturat e energjisë elektrike
Franca do të shpenzojë 8.4 miliardë euro për të ndihmuar sipërmarrjet që të paguajnë faturat e tyre të energjisë, në një përpjekje për të zbutur ndikimin e......

Objektet pa leje, Rama firmos për 15 konfiskime ndërtimesh - “Letrat kanë kohë që flenë nëpër prokuroritë e rretheve”
Në kuadër të vendimit të ndërtimeve pa leje, kryeministri Edi Rama ka firmosur këtë të hënë 15 procedura për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Në një......

FIFA, 7,2 miliard euro të ardhura nga Kupa e Botës - Deri më sot janë shitur 2,95 milionë bileta. Një dhomë superluksoze, 3.200 euro/nata
Gati tre milionë bileta janë shitur për Kupën e Botës në Katar, njoftoi FIFA, duke zbuluar gjithashtu se turneu pritet të gjenerojë një rekord prej 7.2......

The agreement is signed: Albania is now a member of the European Civil Protection Mechanism!
The Minister of Defense, Niko Peleshi, and the European Commissioner for Crisis Management, Janez Lenarčič, signed in the premises of the Prime Minister's......

Shqipëria “pushtohet” nga moti i keq – 2 viktima, përmbytje dhe evakuime. 240 forca të armatosura në terren
Situata vijon të jetë problematike nga përmbytjet e shkaktuara për shkak të shirave në vendin tonë. Dalja e lumenjve nga shtrati ka përmbytur hektarë me tokë......