Bota Postuar më 22 Nëntor 2022, 12:19

Dollari “qetësohet”, pas dy ditësh në rritje - Investitorët preferojnë monedhën e gjelbër për shkak të Covid-19 në Kinë

Nga SCAN TV
Dollari “qetësohet”, pas dy ditësh në rritje -

Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pas dy ditësh me radhë në rritje. Investitorët kanë preferuar monedhën e gjelbër, që cilësohet si një parajsë e sigurtë në periudha trazirash. Rritja e infektimeve me Covid-19 në Kinë, ka rritur kërkesën e investitorëve për monedhën e gjelbër.

Autoritetet në Pekin paralajmëruan se kryeqyteti po përballet me valën më të ashpër të infektimeve që kur filloi pandemia. Monedha e përbashkët europiane, euro, po tregtohet në mbi 1.02 dollarë, ndërsa gjatë sesionit të kaluar humbi rreth 3.8% të vlerës.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë shportës me monedhat kryesore ndërkombëtare, po qëndron në rreth 107.7, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me rreth 1%.

Investitorët po presin të dhëna të tjera mbi ekonominë amerikane për të përcaktuar më saktë politikat monetare që do të ndjekë Rezerva Federale në SHBA. Në tregun e kriptomonedhave, huadhënësi Genesis ishte viktima e fundit nga kolapsi i platformës së këmbimit FTX. Bitcoin po tregtohet në rreth 15,700 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1090 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Shqipëria 22 Nëntor

Valutat kryesore sërish 'në të kuqe'!

Dollari amerikan pas një rikuperimi të lehë gjatë mëngjesit të sotëm ka pësuar sërish një rënie të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa blihet sot 113.3......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat