Macron ‘josh’ CEO-t europianë që të mos zhvendosin prodhimin e tyre në SHBA!

Presidenti francez Emmanuel Macron të hënën organizoi një darkë me një numër shefash ekzekutivë europianë për t'i bindur ata që të mos zhvendosin prodhimin në Shtetet e Bashkuara, ku çmimet më të ulëta të energjisë dhe Akti i Reduktimit të Inflacionit po rezultojnë joshëse.
Udhëheqësit europianë janë alarmuar nga masat masive kundër inflacionit të miratuara nga administrata e Joe Biden, të cilat i kushtëzuara uljet e taksave me përmbajtjen e prodhuar në SHBA dhe për të cilat industritë e BE-së thonë se i bëjnë investimet në Europë më pak konkurruese.
"Ne kemi vështirësi me kompanitë të cilat kanë filluar të konsiderojnë prodhimin e tyre jashtë Europës ose të bëjnë investime të ardhshme jashtë Europës," tha një zyrtar francez, duke renditur kostot e larta të energjisë dhe legjislacionin e SHBA si arsye.
Në pallatin Elysee, Macron u mundua të bind drejtuesit e kompanive duke përfshirë grupet kimike Solvay dhe Air Liquide, prodhuesit e makinave Volvo dhe BMW, gjigantin farmaceutik AstraZeneca dhe grupet e telekomit Ericsson dhe Orange që të qëndronin në Europë dhe të zgjidhnin Francën për investimet e tyre të ardhshme.
Macron, i cili i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të nisë 'Aktin e tij Europian të Blerjes' për të subvencionuar prodhimin europian, ka hasur në rezistencë nga anëtarët më anti-proteksionistë të bllokut.
Ende nuk dihet konkretisht çfarë u tha Macron drejtuesve për t'i bindur ata të mos lëviznin në SHBA, por Franca ka zbuluar një sërë masash gjatë fundjavës për të zbutur ndikimin e faturave të larta të energjisë për kompanitë franceze.
Kompanitë europiane kanë qenë gjithnjë e më të rrepta për ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë që nga pushtimi rus i Ukrainës, i cili ka rritur çmimet e gazit dhe energjisë elektrike.
Eric Trappier, CEO i Dassault Aviation, i cili drejton federatën franceze të industrive të metaleve, paralajmëroi në gazetën Les Echos gjatë fundjavës se Europa duhet të mbrojë industrinë e saj në mënyrë më agresive ose ta shohë atë të lëvizë në brigje të tjera.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Fed ofron 1 miliard dollarë për të mbajtur hapur centralin e fundit bërthamor të Kalifornisë!
Administrata Biden njoftoi të hënën mbrëma miratimin paraprak për të shpenzuar deri në 1.1 miliardë dollarë për të ndihmuar në funksionimin e termocentralit të......

Zyrtarisht Shqipëria me autostrada deri në 130 km/orë - Lejohet zgjatja e patentës deri në 70 vjeç
Zyrtarisht shpejtësia e lejuar në autostradat shqiptare vendoset deri në 130 km/orë. Me asnjë votë kundër u miratua në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese,......

Peleshi: Përmirësohet situata nga përmbytjet - PD i kërkon kryeministrit shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në 3 qarqe
Gjatë orëve të fundit është regjistruar një përmirësim i konsiderueshëm i situatës nga reshjet intensive që përfshinë vendin duke nisur nga data 20 Nëntor.......

ATP bllokon kompensimet, përjashtim dëmshpërblimet me kusht - 2022, Agjencia e Trajtimit të Pronave asnjë aktivitet për shkak të Gjykatës Kushtetuese
Agjencia e Trajtimit të Pronave ka bllokuar tërësisht procesin e kompënsimit të pronarëve të këtij viti. Shkak është bërë një vendim i Gjkatës Kushtetuese i......

“Përmbytjet, keqmenaxhim dhe mungesë fondesh” - Laze: Nëse do të ishin marrë masa në kohë, dëmi do të ishte më i vogël
Ndërkohë që qindra hektarë janë nën ujë dhe shumë qytetarë e binese kanë pësuar dëme të mëdha për shkak të përmbytjeve në të gjithë vendin, kjo situatë mund të......

Digat, “asetet e rrezikshme” të Shqipërisë - Studim parafizibiliteti për 431 rezervuare
Shqipëria konsiderohet si një ndër vendet e para në botë për numrin e digave në raport me sipërfaqen dhe numrin e banorëve. Në total, në vend numërohen......

Nafta, në rritje të lehtë Në sesionin e kaluar, çmimi bie me rreth 5 dollarë
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme një ditë më parë. Arabia Saudite përgënjeshtroi një lajm në media se po......

Tregjet europiane, në rritje modeste - Fitimet kufizohen nga rritja e infektimeve me Covid-19 në Kinë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, por fitimet po kufizohen nga shqetësimet që kanë të bëjnë me ngadalësimin e ekonomisë......