Debate për rritjen e normës së interesit nga BQE - Holzmann mbështet një rritje prej 0.75 pikë përqindjeje në dhjetor

Banka Qendrore Europiane duhet të ruajë ritmin e rritjes së normave të interesit në takimin e radhës për të bindur publikun se politikëbërësit janë "seriozë" për zbutjen e inflacionit.
Deklarata u bë nga Robert Holzmann, kreu i Bankës Kombëtare të Austrisë dhe anëtar i këshillit drejtues të BQE-së, i cili mbështeti një rritje të tretë radhazi me 0,75 pikë përqindjeje të normës bazë në takimin e 15 dhjetorit. Lëvizja do të rriste kostot standarde të huamarrjes në 2.25 përqind.
Komentet e tij nënvizojnë potencialin për një përplasje në votimin e ardhshëm, me politikëbërësit të ndarë midis mbajtjes së ritmit dhe kalimit në rritje më të vogla pas shenjave të një recesioni.
Holzmann tha se nuk shihte asnjë shenjë se inflacioni po frenohet në Eurozonë dhe pret vetëm një ngadalësim të rritjes ekonomike, ose një recesion të butë, në vend të një rënie të thellë në bllokun 19-vendesh.
Inflacioni në Eurozonë arriti një rekord prej 10.6% me bazë vjetore në tetor, duke reflektuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve pas pushtimit rus të Ukrainës.
Ekonomistët presin që niveli I inflacionit të bjerë vitin e ardhshëm, megjithëse çmimet bazë, duke përjashtuar energjinë dhe ushqimin, u rritën me 5% muajin e kaluar dhe ka të ngjarë të vazhdojnë të rriten shumë mbi objektivin prej 2% të BQE.
Disa politikanë europianë kanë filluar të paralajmërojnë BQE-në që të mos rrisë normat në nivele shumë të larta. Muajin e kaluar, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni tha se politika më e shtrënguar monetare "konsiderohet si një zgjedhje e nxituar", ndërsa presidenti i Francës Emmanuel Macron paralajmëroi se ai ishte i shqetësuar për bankat qendrore që "dëmtojnë kërkesën" për të trajtuar inflacionin.
SCAN
Sondazh

BERZH paralajmëron për firmat “zombie” - “Mbështetja financiare ndaj tyre dëmton biznesin e shëndetshëm”
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH – u kërkoi qeverive në rajon që të rivlerësojnë dhe njëherë masat mbështetëse për Covid 19 për sipërmarrjet,......

Fatura e dëmeve nga reshjet, 48 milionë dollarë - Buxheti apo qytetarët, kush do ta paguajë?
Në ditët më të mira të buxhetit, qëverisë duket se po i “troket në derë” një faturë e re e shkaktuar nga përmbytjet masive në vend, që lidhet me dëme në toka......

Macron ‘josh’ CEO-t europianë që të mos zhvendosin prodhimin e tyre në SHBA!
Presidenti francez Emmanuel Macron të hënën organizoi një darkë me një numër shefash ekzekutivë europianë për t'i bindur ata që të mos zhvendosin prodhimin në......

Fed ofron 1 miliard dollarë për të mbajtur hapur centralin e fundit bërthamor të Kalifornisë!
Administrata Biden njoftoi të hënën mbrëma miratimin paraprak për të shpenzuar deri në 1.1 miliardë dollarë për të ndihmuar në funksionimin e termocentralit të......

Zyrtarisht Shqipëria me autostrada deri në 130 km/orë - Lejohet zgjatja e patentës deri në 70 vjeç
Zyrtarisht shpejtësia e lejuar në autostradat shqiptare vendoset deri në 130 km/orë. Me asnjë votë kundër u miratua në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese,......

Peleshi: Përmirësohet situata nga përmbytjet - PD i kërkon kryeministrit shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në 3 qarqe
Gjatë orëve të fundit është regjistruar një përmirësim i konsiderueshëm i situatës nga reshjet intensive që përfshinë vendin duke nisur nga data 20 Nëntor.......

ATP bllokon kompensimet, përjashtim dëmshpërblimet me kusht - 2022, Agjencia e Trajtimit të Pronave asnjë aktivitet për shkak të Gjykatës Kushtetuese
Agjencia e Trajtimit të Pronave ka bllokuar tërësisht procesin e kompënsimit të pronarëve të këtij viti. Shkak është bërë një vendim i Gjkatës Kushtetuese i......

“Përmbytjet, keqmenaxhim dhe mungesë fondesh” - Laze: Nëse do të ishin marrë masa në kohë, dëmi do të ishte më i vogël
Ndërkohë që qindra hektarë janë nën ujë dhe shumë qytetarë e binese kanë pësuar dëme të mëdha për shkak të përmbytjeve në të gjithë vendin, kjo situatë mund të......