Fatura e dëmeve nga reshjet, 48 milionë dollarë - Buxheti apo qytetarët, kush do ta paguajë?

Në ditët më të mira të buxhetit, qëverisë duket se po i “troket në derë” një faturë e re e shkaktuar nga përmbytjet masive në vend, që lidhet me dëme në toka bujqësore, në bagëti dhe ushqimin për ta, në biznese, në banesa, etj.
Pavarësisht faktit se vendi ynë përballet në mënyrë të përsëritur me fenomenin e përmbytjeve, në dokumentat apo strategjitë e vlerësimit të riskut ndaj fatkeqësive natyrore, qeveria nuk ka dalë në një shifër të saktë për impaktin negativ të këtij fenomeni në ekonomi.
Kjo përllogaritje është bërë herë pas here nga Banka Botërore, ndërsa vetë qeveria nuk ka bërë transparencë lidhur me këtë çështje. Sipas një raporti më të fundit të Bankës Botërore, përmbytjet zënë peshën më të madhe ndër katastrofat natyre nga të cilat preket Shqipëri me afro 38 % duke iu referuar periudhës nga viti 1979-2019.
Sipas raportit vjetor të rrezikut botëror i cili llogarit Indeksin e Rrezikut të Fatkeqësive për 180 vende bazuar në ekspozimin, ndjeshmërinë, cenueshmërinë, dhe kapacitetet përballuese dhe përshtatëse, Shqipëria renditet e para në Evropë dhe e 61-ta në botë.
Nga territori i përgjithshëm i Shqipërisë, 86 përqindja është e prirur ndaj fatkeqësive; kjo zonë gjeneron 88.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB). Humbjet mesatare vjetore për shkak të fatkeqësive janë rreth 2.5 për qind e PBB-së, ku vetëm nga përmbytjet dëmet llogariten mesatarisht 48 milionë dollarë në vit. Këto vlerësime mbulojnë asetet e sektorit privat, por jo ato publik.
Por ndërsa dëme të tilla janë të përvitshme, përgjigjja e qeverisë pët t’iu qendruar afër të prekurve ka qenë e dobët. Ka pasur raste ku janë vendosur në dispozicion fonde për kompensim por që kanë qenë minimale në raport me dëmet dhe nuk është bërë transparencë për shpërndarjen e tyre. Dhe pyetja që lind aktualisht është sa përgjegjësi do të marrë qeveria aktualisht dhe a do të kompensojë dëmet e krijuara? Kjo mbetet për tu parë në vijim.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Macron ‘josh’ CEO-t europianë që të mos zhvendosin prodhimin e tyre në SHBA!
Presidenti francez Emmanuel Macron të hënën organizoi një darkë me një numër shefash ekzekutivë europianë për t'i bindur ata që të mos zhvendosin prodhimin në......

Fed ofron 1 miliard dollarë për të mbajtur hapur centralin e fundit bërthamor të Kalifornisë!
Administrata Biden njoftoi të hënën mbrëma miratimin paraprak për të shpenzuar deri në 1.1 miliardë dollarë për të ndihmuar në funksionimin e termocentralit të......

Zyrtarisht Shqipëria me autostrada deri në 130 km/orë - Lejohet zgjatja e patentës deri në 70 vjeç
Zyrtarisht shpejtësia e lejuar në autostradat shqiptare vendoset deri në 130 km/orë. Me asnjë votë kundër u miratua në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese,......

Peleshi: Përmirësohet situata nga përmbytjet - PD i kërkon kryeministrit shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në 3 qarqe
Gjatë orëve të fundit është regjistruar një përmirësim i konsiderueshëm i situatës nga reshjet intensive që përfshinë vendin duke nisur nga data 20 Nëntor.......

ATP bllokon kompensimet, përjashtim dëmshpërblimet me kusht - 2022, Agjencia e Trajtimit të Pronave asnjë aktivitet për shkak të Gjykatës Kushtetuese
Agjencia e Trajtimit të Pronave ka bllokuar tërësisht procesin e kompënsimit të pronarëve të këtij viti. Shkak është bërë një vendim i Gjkatës Kushtetuese i......

“Përmbytjet, keqmenaxhim dhe mungesë fondesh” - Laze: Nëse do të ishin marrë masa në kohë, dëmi do të ishte më i vogël
Ndërkohë që qindra hektarë janë nën ujë dhe shumë qytetarë e binese kanë pësuar dëme të mëdha për shkak të përmbytjeve në të gjithë vendin, kjo situatë mund të......

Digat, “asetet e rrezikshme” të Shqipërisë - Studim parafizibiliteti për 431 rezervuare
Shqipëria konsiderohet si një ndër vendet e para në botë për numrin e digave në raport me sipërfaqen dhe numrin e banorëve. Në total, në vend numërohen......

Nafta, në rritje të lehtë Në sesionin e kaluar, çmimi bie me rreth 5 dollarë
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme një ditë më parë. Arabia Saudite përgënjeshtroi një lajm në media se po......