Qeveria Meloni miraton buxhetin 35 miliard euro - Reduktohet tvsh për prodhimet për fëmijë, por jo për ato të domosdoshme

Tvsh e reduktuar për prodhimet për fëmijë dhe për higjenën personale, por jo për prodhimet bazë. Për këto të fundit u miratua karta sociale që do të ndihmojë personat me të ardhura të pakëta. Qeveria e Italisë ka miratuar në këtë mënyrë buxhetin prej 35 miliardë eurosh për vitin 2023, por dhe buxhetin afatmesëm për 2023-2025.
Për pensionet tashmë do të aplikohet “kuota 103”, që nënkupton rritjen e pensioneve minimale, bonus për ata që zgjedhin të qëndrojnë në punë dhe pse kanë arritur moshën e pensionit, si dhe për nënat në bazë të numrit të fëmijëve që kanë. Nga buxheti prej 35 miliard eurosh, dy të tretat do të përdoren për emergjencën e krijuar nga kriza energjitike, dhe mbështetjen e shtresave më të brishta të shoqërisë. Kryeministrja Giorgia Meloni e komentoi këtë si një manovër të guximshme për të promovuar rritjen ekonomike si dhe për të ndihmuar familjet dhe sipërmarrjet.
Ministria e ekonomisë me anë të një deklarate për mediat sqaroi se miratimi i buxhetit është një dispozitë që bazohet në një qasje "të matur dhe realiste" që merr parasysh situatën ekonomike por edhe "të qëndrueshme për financat publike".
Për të vetëpunësuarit rritet pragu i taksës së sheshtë - në 85 mijë euro- i cili futet edhe si një taksë rritëse.
Ndërkohë do të ketë stimuj për të inkurajuar punësimin e të rinjve, një kërkesë e hershme e Forza Italia, për kompanitë që punësojnë gra nën 36 vjeç.
Burimet e destinuara masat kundër shtrenjtimit të energjisë për tre muajt e parë të 2023-shit, që do të lejojnë më shumë ndihma për familjet dhe sipërmarrjet duke zgjeruar platenë e përfitësuesve, shkojnë deri në 21 miliard euro.
Për familjet më të brishta do të përforcohet mekanizmi i cili lejon marrjen e bonusit social për faturat deri në 15 mijë euro.
U miratua gjithashtu dhe një fond prej 500 milion eurosh për krijimin e një karte kursimi për blerjet, për familjet që kanë deri në 15 mijë euro të ardhura në vit. Këto karta do të menaxhohen nga bashkitë dhe do të shërbejnë vetëm për blerjen e prodhimeve të domosdoshme.
Gjithashtu do të ketë ndihmë shtesë për familjet me tre apo më shumë fëmijë si dhe për personat me aftësi të kufizuara.
SCAN

Industria gjermane kërkon më shumë mbështetje - Qëllimi, reduktimi i varësisë tregtare nga Kina
Një nga grupimet kryesore lobuese të industrisë gjermane, bëri apel për më shumë mbështetje për industrinë vendase, me qëllim diversifikimin e tregtisë përtej......

Debate për rritjen e normës së interesit nga BQE - Holzmann mbështet një rritje prej 0.75 pikë përqindjeje në dhjetor
Banka Qendrore Europiane duhet të ruajë ritmin e rritjes së normave të interesit në takimin e radhës për të bindur publikun se politikëbërësit janë "seriozë"......

BERZH paralajmëron për firmat “zombie” - “Mbështetja financiare ndaj tyre dëmton biznesin e shëndetshëm”
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH – u kërkoi qeverive në rajon që të rivlerësojnë dhe njëherë masat mbështetëse për Covid 19 për sipërmarrjet,......

Fatura e dëmeve nga reshjet, 48 milionë dollarë - Buxheti apo qytetarët, kush do ta paguajë?
Në ditët më të mira të buxhetit, qëverisë duket se po i “troket në derë” një faturë e re e shkaktuar nga përmbytjet masive në vend, që lidhet me dëme në toka......

Macron ‘josh’ CEO-t europianë që të mos zhvendosin prodhimin e tyre në SHBA!
Presidenti francez Emmanuel Macron të hënën organizoi një darkë me një numër shefash ekzekutivë europianë për t'i bindur ata që të mos zhvendosin prodhimin në......

Fed ofron 1 miliard dollarë për të mbajtur hapur centralin e fundit bërthamor të Kalifornisë!
Administrata Biden njoftoi të hënën mbrëma miratimin paraprak për të shpenzuar deri në 1.1 miliardë dollarë për të ndihmuar në funksionimin e termocentralit të......

Zyrtarisht Shqipëria me autostrada deri në 130 km/orë - Lejohet zgjatja e patentës deri në 70 vjeç
Zyrtarisht shpejtësia e lejuar në autostradat shqiptare vendoset deri në 130 km/orë. Me asnjë votë kundër u miratua në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese,......

Peleshi: Përmirësohet situata nga përmbytjet - PD i kërkon kryeministrit shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në 3 qarqe
Gjatë orëve të fundit është regjistruar një përmirësim i konsiderueshëm i situatës nga reshjet intensive që përfshinë vendin duke nisur nga data 20 Nëntor.......