Cilat vende po aplikojnë “Taksën e Jashtëzakonshme” të energjisë - Kompanitë e mëdha paguajnë ekstra për të ndihmuar familjet

Në 14 shtator, në fjalimin e saj të përvitshëm në parlamentin europian në Strasburg, presidentja e komisionit europian Ursula von der Leyen prezantoi propozimet e komisionit europian për të përballuar cmimet në rritje të energjisë elektrike dhe gazit.
Objektivi është i qartë: mbledhja e më shumë se 140 miliard eurosh për të mbrojtur qytetarët europianë nga rritja e cmimeve, nëpërmjet një kontributi solidar në kurriz të prodhuesve të energjisë me lëndë djegëse që kamë regjistruar të ardhura ‘të papritura’. Pra taksimi me 33% i përfitimeve ekstra të kompanive të naftës, gazit, qymyrit dhe rafinimit duke nisur nga viti 2022, me të ardhura të parashikuara deri në 25 miliard euro më shumë në vit. Qeveritë e cdo vendi anëtar duhet të fiksojnë një kufi maksimal prej 180 euro megavatorë për të ardhurat e përfituara nga furnizuesit e energjisë bërthamore dhe të rinovueshme. Kjo do të sillte të ardhura shtesë prej 117 miliard euro në vit, shumë që do të përdoret si ndihmë financiare për familjet dhe sipërmarrjet në vështirësi përballë krizës energjitike
Ndërkohë që dhe Shqipëria po përgatitet të miratojë një masë të tillë, cilat janë vendet që e aplikojnë taksën ekstra për kompanitë e mëdha energjitike ....
Në Itali kontributi i jashtëzakonshëm kundër cmimit të shtrenjtë të energjisë llogaritet në ngarkesë të prodhuesve, importuesve dhe rishitësve të energjisë elektrike, gazit dhe nënprodukteve të maftës, duke bërë një krahasim të ardhurash me një vit më parë: nga 1 tetori 2021 deri në 30 prill 2022. Vlera shtesë e të ardhurave konsiderohet si një fitim ekstra dhe nëse është më shumë se 10% e totalit, apo më shumë se 5 milion euro, duhet një kontribut prej 25% të shifrës totale. Kuota e përcaktuar paguhet në dy pjesë: në qershor dhe në shtator të vitit 2023.
Në Gjermani, kancelari Olaf Scholz deklaroi se qeveria do të vendosë një kufi për fitimet e prodhuesve të energjisë. Ai theksoi se shoqëri të tilla merrnin të ardhura shtesë sepse cmimi i tregut të elektricitetit përcaktohej nga cmimi i gazit. Të ardhurat nga kjo taksë do të përbënin një lloj frenimi ndaj cmimeve të energjisë duke i lejuar familjeve të përballeshin me cmime më të ulëta. Scholz premtoi se do të vepronte dhe në nivel kombëtar nëse masa nuk do të aplikohej në të gjithë Europën.
Spanja është vendi i parë që reagoi ndaj të ardhurave ekstra, duke u bërë një pikë referimi për të gjitha vendet që vendosën ta imitojnë. Madridi synon të mbledhë 2.6 miliardë euro të ardhura ekstra nga komoani të cilat nuk përdorin gaz, por që kanë përfituar nga mënyra se si rritja e cmimit të gazit ka ndikuar dhe në rritjen e cmimeve të energjisë. Kjo masë erdhi pas mbledhjes së rreth 650 milionë eurosh nga kompanitë energjitike të ardhurat e të cilave janë rritur për shkak të rritjes së cmimit të qymyrit. Qeveria spanjolle konfirmoi se paratë do të përdoren si ndihmë financiare për familjet që të paguajnë faturat. Gjithashtu talsat për konsumatorët e energjisë elektrike do të reduktohen me 1.4 miliard euro deri në fund të këtij viti.
Në qershor të këtij viti, qeveria hungareze e kryeministrit Viktor Orban miratoi një masë dhe më të gjerë se ajo spanjolle. Që nga bankat, sigurimet deri tek energjia, komunikacioni dhe sektori ajror: duje përfituar nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, Orban miratoi një mbledhje të detyruar taksash për kompanitë që operojnë në terrenin e Hungarisë.
Në Europën lindore dhe Rumania ka aktivizuar një taksë për përfitimet ekstra, njësoj si Greqia.
Në Francë situata është më delikate, duke u bërë vendi i vetëm në Europë qeveria e të cilës ka paralajmëruar për racionim të gazit për sipërmarrjet. Në vendin që prodhon më shumë se gjysmën e energjisë elektrike të Europës, nga atomi, gjysma e 56 reaktorëve është jashtë përdorimit, nga të cilët 12 po riparohen.
Britania e Madhe miratoi para disa muajsh një taksë prej 25% ndaj fitimeve ekstra të kompanive energjitike., me objektivim për të garantuar 5 miliard stërlina: 1/3 e paketës financiare mbështetëse për familjet dhe sipërmarrjet.
SCAN
Sondazh

Nafta rritet për shkak të komenteve saudite - Në takimin e OPEC+ më 4 dhjetor mund të vendosen masa shtesë për prodhimin
Nafta u rrit të martën pasi eksportuesi kryesor Arabia Saudite tha se OPEC+ po i qëndronte reduktimeve të prodhimit dhe mund të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për......

Qeveria Meloni miraton buxhetin 35 miliard euro - Reduktohet tvsh për prodhimet për fëmijë, por jo për ato të domosdoshme
Tvsh e reduktuar për prodhimet për fëmijë dhe për higjenën personale, por jo për prodhimet bazë. Për këto të fundit u miratua karta sociale që do të ndihmojë......

Industria gjermane kërkon më shumë mbështetje - Qëllimi, reduktimi i varësisë tregtare nga Kina
Një nga grupimet kryesore lobuese të industrisë gjermane, bëri apel për më shumë mbështetje për industrinë vendase, me qëllim diversifikimin e tregtisë përtej......

Debate për rritjen e normës së interesit nga BQE - Holzmann mbështet një rritje prej 0.75 pikë përqindjeje në dhjetor
Banka Qendrore Europiane duhet të ruajë ritmin e rritjes së normave të interesit në takimin e radhës për të bindur publikun se politikëbërësit janë "seriozë"......

BERZH paralajmëron për firmat “zombie” - “Mbështetja financiare ndaj tyre dëmton biznesin e shëndetshëm”
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH – u kërkoi qeverive në rajon që të rivlerësojnë dhe njëherë masat mbështetëse për Covid 19 për sipërmarrjet,......

Fatura e dëmeve nga reshjet, 48 milionë dollarë - Buxheti apo qytetarët, kush do ta paguajë?
Në ditët më të mira të buxhetit, qëverisë duket se po i “troket në derë” një faturë e re e shkaktuar nga përmbytjet masive në vend, që lidhet me dëme në toka......

Macron ‘josh’ CEO-t europianë që të mos zhvendosin prodhimin e tyre në SHBA!
Presidenti francez Emmanuel Macron të hënën organizoi një darkë me një numër shefash ekzekutivë europianë për t'i bindur ata që të mos zhvendosin prodhimin në......

Fed ofron 1 miliard dollarë për të mbajtur hapur centralin e fundit bërthamor të Kalifornisë!
Administrata Biden njoftoi të hënën mbrëma miratimin paraprak për të shpenzuar deri në 1.1 miliardë dollarë për të ndihmuar në funksionimin e termocentralit të......