Kryeministri Kurti shtyn vendimin për targat për 48 orë pas kërkesës së SHBA-së!

Qeveria e Kosovës e ka shtyrë edhe për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për ri-regjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, që parashihte nisjen e gjobitjes së shoferëve që qarkullojnë me targa ilegale. Këtë shtyrje, kryeministri Kurti e bëri pas një kërkese të bërë në mesnatën e shkuar nga ambasada e SHBA-së në Prishtinë. Kurti tha se "është i gatshëm të punojë me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur zgjidhje në dy ditët e ardhshme”.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se "Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës shtyrje 48-orëshe të vendimit për shqiptimin e gjobave, për t'i lejuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që të angazhohen me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje”. Departamenti amerikan i Shtetit (DAS) u shpreh i zhgënjyer me mosarritjen e marrëveshjes mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për çështjen e targave.
"Kurti dhe Vuçiç duhet të bëjnë koncesione për të siguruar që nuk rrezikojnë paqen e arritur me vështirësi në një rajon veçse të brishtë”, tha zëdhënësi i DASH, Ned Price.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shprehu zhgënjimin e tij për mosarritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave. Sipas tij, misioni i aleancës veri-atlantike në Kosovë, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent.
"Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget”, shkroi Stoltenberg në Twitter, pas një bisede që zhvilloi me kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borell.
E . S / SCAN
Sondazh

Hajdutet boshatisin muzeun gjerman – 450 monedha ari me vlerë 'disa milionë euro' grabiten nga objekti
Hajdutët kanë vjedhur një grumbull monedhash kelte me vlerë disa milionë euro nga një muze gjerman pasi me sa duket kanë ndërprerë lidhjet lokale të telefonit......

A është arritur kulmi i inflacionit në Gjermani? Shenjat e para shpresëdhënëse!
Në tetor kanë rënë çmimet e prodhimeve për herë të parë në dy vjet e gjysmë. Zyra Federale e Statistikave njoftoi këtë javë se çmimet e prodhimit kanë rënë në......

Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan ‘rrëzohet’ sërish, vlera negative edhe për valutat e tjera!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie këtë të mërkurë pasi në raport me dje ka humbur pikë teksa blihet sot me 112.5 lekë dhe shitet me 113.5 lekë sipas......

Kush e përmbyti Shkodrën? Bashkia: Portat u hapën pa paralajmërim. Grup pune për dëmet
Bashkia e Shkodrës akuzon Koorporatën ElektroEnergjetike Shqiptare se nuk ka bërë njoftim për nisjen e shkarkimeve nga portat e hidrocentraleve. Në një......

Cilat vende po aplikojnë “Taksën e Jashtëzakonshme” të energjisë - Kompanitë e mëdha paguajnë ekstra për të ndihmuar familjet
Në 14 shtator, në fjalimin e saj të përvitshëm në parlamentin europian në Strasburg, presidentja e komisionit europian Ursula von der Leyen prezantoi......

Nafta rritet për shkak të komenteve saudite - Në takimin e OPEC+ më 4 dhjetor mund të vendosen masa shtesë për prodhimin
Nafta u rrit të martën pasi eksportuesi kryesor Arabia Saudite tha se OPEC+ po i qëndronte reduktimeve të prodhimit dhe mund të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për......

Qeveria Meloni miraton buxhetin 35 miliard euro - Reduktohet tvsh për prodhimet për fëmijë, por jo për ato të domosdoshme
Tvsh e reduktuar për prodhimet për fëmijë dhe për higjenën personale, por jo për prodhimet bazë. Për këto të fundit u miratua karta sociale që do të ndihmojë......

Industria gjermane kërkon më shumë mbështetje - Qëllimi, reduktimi i varësisë tregtare nga Kina
Një nga grupimet kryesore lobuese të industrisë gjermane, bëri apel për më shumë mbështetje për industrinë vendase, me qëllim diversifikimin e tregtisë përtej......