Bota Postuar më 23 Nëntor 2022, 10:18

Monedhat vijojnë qëndrueshmërinë - Investitorët po presin procesverbalin e takimit të fundit të FED

Nga SCAN TV
Monedhat vijojnë qëndrueshmërinë - Investitorët po

Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës Federale, për të mësuar më tepër detaje mbi inflacionin dhe rritjen e normave të interesit.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë gashtë monedhave kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 107.1, ndërsa në sesionin e kaluar ra me rreth 0.6%.

Më herët gjatë këtij muaji, shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell deklaroi se, ndërkohë që kostot e huamarrjes duhet të rriten më tej, banka qëndrore do të vijojë të rrisë normat e interesit, por me një hap më të ngadaltë në të ardhmen.

Tashmë, investitorët presin që norma bazë e interesit të arrijë në 5.5% deri në shtator të vitit 2023. Ndërkohë, në fokus të tregjeve do të jetë situata e Covid-19 në Kinë, pasi disa qytete po përballet me një numër shumë të lartë infektimesh.

Në tregun e kriptomonedhave, duket se është rikthyer qetësia në sesionin e sotëm, pas luhatjeve të mëdha në ditët e fundit. Bitcoin po tregtohet në rreth 16,500 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1160 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...