Europa Postuar më 23 Nëntor 2022, 10:18

Tregjet europiane, në qëndrueshmëri - Investitorët po presin disa të dhëna ekonomike në Eurozonë

Nga SCAN TV
Tregjet europiane, në qëndrueshmëri - Investitorët po presin

Bursat europiane po vijojnë qëndrueshmërinë edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat ekonomike në Eurozonë dhe procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës Federale. Indeksi pan-Europian Stoxx 600  e ka nisur ditën në rritje me 0.1%, ndërsa sektori minerar realizon fitimet më të mëdha në rritje me 1.2%.

Edhe shumica e tregjeve aziatike dhe atyre amerikane patën një tendencë në rritje. Humori i investitorëve është përmirësuar disi nga të dhënat e publikuara në SHBA, që mund ta detyrojnë Rezervën Federale të ngadalësojë hapin e rritjes së interesave.

Gjatë ditës së sotme do të publikohet edhe indeksi PMI për nëntorin në Eurozonë, që do të japë një panoramë më të qartë mbi aktivitetin ekonomik në bllokun me 19 anëtarë. Të dhënat më të fundit të publikuara sugjerojnë për një ngadalësim të ndjeshëm të ekonomisë, e cila me shumë mundësi do të shkojë drejt recesionit në vitin 2023.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat