Buxhetit të shtetit i “mungojnë” 740 milionë dollarë - Janar-shtator, KLSH auditon 147 institucione. Dëmi për t’u kthyer në buxhet 470 milionë dollarë

Për periudhën janar-shtator të këtij viti, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një vlerë kolosale dëmi ekonomik të shkaktuara në institucionet e administratës publike prej rreth 470 milionë dollarësh. Shifra është zbradhur në Buletinin zyrtar të këtij institucioni për këtë periudhë.
Specifikisht, KLSH bën me dije se në përfundim të auditimeve të kryera përgjatë periudhës janar – shtator 2022 ka zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare me pasojë dëm ekonomik në të ardhura dhe shpenzime në shumën totale prej 47 miliardë lekësh, nga e cila ka rekomanduar për shpërblim dëmi të njëjtën shumë.
Pjesa më e madhe e dëmit është konstatuar në formën e të ardhurave të munguara si pasojë e evazionit fiskal. Në fushën e tatim taksave Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaon një dëm ekonomik në vlerën 45,2 miliardë lekë, afërisht 450 milionë dollarë.
Në sektorin doganor është konstatuar një dëm prej 846 milionë lekësh, afërisht 8 milionë dollarë. Në një kohë që shkelje të shumta financiare janë konstatuar edhe me abuzimet me pronat shtetërore. Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton se në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore gjatë auditimeve është konstatuar një vlerë dëmi ekonomik prej 421,9 milionë lekësh, afërisht 4 milionë dollarë.
Sa i përket shpenzimeve Qeveritare, dëmi kryesor haset në fushën e investimeve, me një vlerë prej 454 milionë lekësh apo afërisht 4.5 milionë dollarësh.
Ndërkaq, sa i përket shkeljeve financiare në përgjithësi, gjatë periudhës janar - shtator 2022, ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të rdhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale prej 74 miliardë lekësh, afërisht 740 milionë dollarë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit bën me dije se auditimet e kryera këtë vit kanë përfshirë vlerësimin e aktivitetit në 147 subjekte duke përfshirë të gjitha nivelet e qeverisjes: institucione qendrore, ministri dhe agjenci (përfshirë drejtori qendrore dhe rajonale në varësi të tyre), njësi të vetëqeverisjes vendore (qarqe, bashki), drejtori të përgjithshme të administrimit fiskal, fonde speciale, si dhe shoqëri aksionare me kapital shtetëror në të cilën shteti ka mbi 50% të aksioneve, apo projekte me financim të huaj.
Lorenc Rabeta/ SCAN
Sondazh

‘Lamtumirë nafta ruse’ - Evropa nxiton të mbushë cisternat përpara se të fillojë ndalimi
Tregtarët evropianë po nxitojnë të mbushin rezervuarët në rajon me naftë rus përpara se të fillojë një ndalim i BE-së në shkurt, pasi burimet alternative......

Skema e sigurimit në bujqësi mbetet në letër - Qeveria lë në “qiell të hapur” fermerët, premtoi “mbrojtje” një vit më parë
Qeveria ka dështuar në krijimin e një skeme siguruese në bujqësi që do ti mbronte fermerët nga katastrofat natyrore. Edhe pse përmbytjet aktuale në vend nuk......

Autoshkollat në qarqe, sipas numrit të popullsisë: 1 për 15 mijë banorë. Përcaktohet edhe mosha e automjeteve në dispozicion
Në të gjitha qarqet e vendit shërbimi i autoshkollës do të vendoset në raport me numrin e popullsisë. Marrëveshja e arritur ndërmjet Shoqatave të Autoshkollave......

Putin premton përpjekje të mëtejshme për të zhbllokuar më tej eksportet e plehrave ruse!
Presidenti Vladimir Putin tha të mërkurën se zyrtarët rusë do të punojnë për të zhbllokuar plehrat ruse të bllokuara në portet europiane dhe për të rifilluar......

Zvicra ka një shkallë jashtëzakonisht të lartë posedimi armësh: Nuk ka të shtëna masive në 21 vjet, në SHBA ndodh pothuajse çdo ditë - Ja pse!
Zvicra nuk ka pasur të shtëna masive që nga viti 2001, kur një burrë sulmoi parlamentin lokal në Zug, duke vrarë 14 persona dhe më pas veten. Vendi ka rreth 2......

575 milionë dollarë vjedhje me kriptomonedha dhe pastrim parash – FBI zbulon skemën mashtruese të dy estonezëve
Dy shtetas estonezë u arrestuan në Talin, Estoni, me një aktakuzë e cila përfshin 18 akuza për përfshirjen e tyre të dyshuar në një mashtrim 575 milionë......

Nafta zgjeron fitimet, ngjitet pranë 89 dollarë - BE pritet të vendosë embargo ndaj naftës ruse, G7 tavan mbi çmimet
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e industrisë në SHBA treguan se rezervat e naftës ranë me një hap më të shpejtë se......

Tregjet europiane, në qëndrueshmëri - Investitorët po presin disa të dhëna ekonomike në Eurozonë
Bursat europiane po vijojnë qëndrueshmërinë edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat ekonomike në Eurozonë dhe procesverbalin e takimit......