Papunësia në Zvicër e ulët në nivel rekord - Pushohet nga puna personeli i zyrave të punësimit

Duket një paradoks por në Zvicër, ku po vazhdojnë të punësohen gjithnjë e më shumë qytetarë, ata që kanë përfunduar pa punë janë anëtarët e personelit të zyrave të punësimit. Në total, në të gjithë vendin, deri në muajin tetor numëroheshin 90 mijë të papunë. Një shifër rekord kjo në 20 vitet e fundit. Niveli i papunësisë është 1.9% dhe kjo sipas mediave zvicerane po bën që shumë nënpunës të zyrave rajonale të punësimit të shkojnë në shtëpi pasi nuk kanë më asnjë punë për të bërë.
Në Berna, ku përqindja e papunësisë ka shënuar një minimum historik prej 1.4%, janë 60 nënpunësit e zyrave të punësimit që tashmë duhet të kërkojnë një punë të re.
Faktikisht, në Zvicër prej kohësh tashmë kërkojnë personel si për shembull në sektorin e shëndetësisë. Në Itali ka shumë njoftime ku kërkohen infermierë sidomos në kirurgji. Por mungesa ka dhe në restorante, për kuzhinierë, kamarierë dhe pastrues. Por dhe sektori i ndërtimit dhe i logjistikës kërkon bashkëpunëtorë jashtë kufijve. Ndërsa në vend mungojnë dhe shoferë kamioni. Një situatë kjo për të cilën shumë punëdhënës po përballen me vështirësi. Në tremujorin e parë të vitit 2020, kur shpërtheu dhe pandemie e Covid, papunësia në Zvicër preku nivel rekord për shekullin.
Burime zyrtare konfirmojnë se aktualisht në Zvicër janë 100 mijë vende pune bosh, dhe nuk mungon apeli për ata që kanë aftësi në informatikë, apo janë shoferë të mirë të shkojnë të zgjedhin vendin ku duan të punojnë në Zivcër.
SCAN
Sondazh

2.7 mln euro, nga shitja e energjisë - KESH mbyll dhe një procedurë depozitimi, energjia do kthehet qershorin e ardhshëm
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka siguruar rreth 2.7 mln euro nga procedura e shitjes së energjisë, zhvilluar një ditë më parë. Në total janë shitur 13......

“Tarifat e ujit, rritje me 75%” - Draft strategjia: Të ardhurat, për mbulimin e kostove të operimit të ujësjellësve
Tarifat e ujit do të rriten me 75%, deri në vitin 2030 me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë financiare të shoqërive të ujësjellës – kanalizimeve. Gjithçka......

Përmbytjet nga moti i keq, evakuohen 22 familje - Peleshi: 1305 hektarë nën ujë në Shkodër, reshjet po shkojnë drejt jugut
Situatën nga përmbytjet në disa qytete të vendit për shkak të motit të keq është drejt përmirësimit. Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministri i......

Sa peshë zënë dëmet bujqësore në Shkodër e Lezhë? - Të dyja qarqet përfaqësojnë 11.9 % të PBB-së në bujqësi
Shkodra dhe Lezha kanë qenë qarqet më të dëmtuara nga përmbytjet aktuale sa i takon tokave dhe prodhimit bujqëor. Por cila është pesha që zënë këto dy qarqe në......

Sfidat e llogarisë bazike të bankave - Si do të funksionojë procesi ? Flasin ekspertët
Qeveria do të detyrojë të gjitha bankat e nivelit të dytë që të ofrojnë një numër llogarie pa pagesë shërbimi për individët. Projektligji i hartuar nga......

Kërkesa europiane dhe amerikane janë bërë shtytësit kryesorë të çmimeve të metaleve!
Kërkesa nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara është bërë një shtytës kryesor i çmimeve globale të metaleve, së bashku me atë nga Kina, pasi një rritje e......

Buxhetit të shtetit i “mungojnë” 740 milionë dollarë - Janar-shtator, KLSH auditon 147 institucione. Dëmi për t’u kthyer në buxhet 470 milionë dollarë
Për periudhën janar-shtator të këtij viti, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një vlerë kolosale dëmi ekonomik të shkaktuara në institucionet e......

‘Lamtumirë nafta ruse’ - Evropa nxiton të mbushë cisternat përpara se të fillojë ndalimi
Tregtarët evropianë po nxitojnë të mbushin rezervuarët në rajon me naftë rus përpara se të fillojë një ndalim i BE-së në shkurt, pasi burimet alternative......