“Tarifat e ujit, rritje me 75%” - Draft strategjia: Të ardhurat, për mbulimin e kostove të operimit të ujësjellësve

Tarifat e ujit do të rriten me 75%, deri në vitin 2030 me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë financiare të shoqërive të ujësjellës – kanalizimeve. Gjithçka përcaktohet në Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve, 2022-2030, të nxjerrë për konsulim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas dokumentit, rritja mesatare e tarifave nuk e prek çështjen reale të përballueshmërisë pasi tarifa mbetet nën pragun që mban në konsideratë Enti Rregullator i Ujit, sipas të ardhurave të familjeve.
Madje konsiderohet e përballueshme edhe për 10% e popullsisë me të ardhura më të ulta. “Për më tepër, tarifa mesatare mbetet tre herë më e ulët se pragu i përballueshmërisë, duke theksuar se ka ende hapësirë për të rritur tarifat me qëllim përmirësimin e performancës financiare të shoqërive”, - thuhet ndër të tjera në document.
Gjithsesi, drafti i nxjerrë për konsultim thekson se nëse tarifat do të rriten për të mbuluar kostot totale të operimit, disa çështje të përballueshmërisë mund të lindin sidomos për 40% që përfaqëson familjet me të ardhura më të ulëta.
Tarifat që paguhen nga qytetarët konsiderohen nga strategjia si burimi më i qëndrueshëm i financimit të sektorit, ndërkohë që pjesa tjetër synohet të sigurohet përmes fondeve të mbledhura nga taksat kombëtare, rajonale apo lokale që përdoren për të financuar sektorin UK.
Burimi i tretë i financimit janë transfertat, ku futen grantet nga burime të huaja. Në total stratgeia vlerëson se nevoja për financime deri në vitin 2023 është rreth 1.25 mld euro, ku kostot kapitale zëne 92% të totali dhe kostot korente 8%.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Përmbytjet nga moti i keq, evakuohen 22 familje - Peleshi: 1305 hektarë nën ujë në Shkodër, reshjet po shkojnë drejt jugut
Situatën nga përmbytjet në disa qytete të vendit për shkak të motit të keq është drejt përmirësimit. Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministri i......

Sa peshë zënë dëmet bujqësore në Shkodër e Lezhë? - Të dyja qarqet përfaqësojnë 11.9 % të PBB-së në bujqësi
Shkodra dhe Lezha kanë qenë qarqet më të dëmtuara nga përmbytjet aktuale sa i takon tokave dhe prodhimit bujqëor. Por cila është pesha që zënë këto dy qarqe në......

Sfidat e llogarisë bazike të bankave - Si do të funksionojë procesi ? Flasin ekspertët
Qeveria do të detyrojë të gjitha bankat e nivelit të dytë që të ofrojnë një numër llogarie pa pagesë shërbimi për individët. Projektligji i hartuar nga......

Kërkesa europiane dhe amerikane janë bërë shtytësit kryesorë të çmimeve të metaleve!
Kërkesa nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara është bërë një shtytës kryesor i çmimeve globale të metaleve, së bashku me atë nga Kina, pasi një rritje e......

Buxhetit të shtetit i “mungojnë” 740 milionë dollarë - Janar-shtator, KLSH auditon 147 institucione. Dëmi për t’u kthyer në buxhet 470 milionë dollarë
Për periudhën janar-shtator të këtij viti, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një vlerë kolosale dëmi ekonomik të shkaktuara në institucionet e......

‘Lamtumirë nafta ruse’ - Evropa nxiton të mbushë cisternat përpara se të fillojë ndalimi
Tregtarët evropianë po nxitojnë të mbushin rezervuarët në rajon me naftë rus përpara se të fillojë një ndalim i BE-së në shkurt, pasi burimet alternative......

Skema e sigurimit në bujqësi mbetet në letër - Qeveria lë në “qiell të hapur” fermerët, premtoi “mbrojtje” një vit më parë
Qeveria ka dështuar në krijimin e një skeme siguruese në bujqësi që do ti mbronte fermerët nga katastrofat natyrore. Edhe pse përmbytjet aktuale në vend nuk......

Autoshkollat në qarqe, sipas numrit të popullsisë: 1 për 15 mijë banorë. Përcaktohet edhe mosha e automjeteve në dispozicion
Në të gjitha qarqet e vendit shërbimi i autoshkollës do të vendoset në raport me numrin e popullsisë. Marrëveshja e arritur ndërmjet Shoqatave të Autoshkollave......