2.7 mln euro, nga shitja e energjisë - KESH mbyll dhe një procedurë depozitimi, energjia do kthehet qershorin e ardhshëm

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka siguruar rreth 2.7 mln euro nga procedura e shitjes së energjisë, zhvilluar një ditë më parë. Në total janë shitur 13 260 mWh energji, teksa çmimi me të cilin është shitur energjia varion nga 116 në 246 euro/ mWh.
Ky çmim është ndjeshëm më i lartë se ai me të cilin u shit energjia pak ditë më parë. Sipas përllogaritjeve të TV SCAN, në tenderin e zhvilluar ditën e hënë, energjia u shit 150% më lirë se çmimet në tregjet ndërkombëtare.
Çmimi i transaksioneve varionte nga 73 në 101 euro/mWh, teksa çmimet në Bursën e Hungarisë, që shërben si referencë për transaksionet në vendin tonë pësuan rritje me gati 20% në sesionin e të hënës, duke arritur në gati 250 euro/mWh. Ndërkaq, në shitjen e fundit çmimet duket se ecin në të njëjtën linjë me bursën hungareze, duke mundësuar përfitime më të larta për KESH.
Paralelisht me shitje, reshjet e shiut kanë favorizuar edhe depozitimin e energjisë. Sipas njoftimit të KESH është mundur të depozitohet një sasi prej 14 700 mWh, që do t’i kthehet korporatës në periudhë 1 – 30 qershor 2023.
Një procedurë e ngjashme u shpall edhe më herët, por rezultoi e pasukseshme, ndërsa asnjë shpjegim nuk është dhënë nga institucionet në këtë drejtim. Zyrtarisht, qeveria pohoi të mërkurën se shkarimet e ujit janë ndalur në hidrocentralin e Komanit, ndërsa vazhdojnë në hidrocentralin e Vaut të Dejës.
SCAN
Sondazh

“Tarifat e ujit, rritje me 75%” - Draft strategjia: Të ardhurat, për mbulimin e kostove të operimit të ujësjellësve
Tarifat e ujit do të rriten me 75%, deri në vitin 2030 me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë financiare të shoqërive të ujësjellës – kanalizimeve. Gjithçka......

Përmbytjet nga moti i keq, evakuohen 22 familje - Peleshi: 1305 hektarë nën ujë në Shkodër, reshjet po shkojnë drejt jugut
Situatën nga përmbytjet në disa qytete të vendit për shkak të motit të keq është drejt përmirësimit. Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministri i......

Sa peshë zënë dëmet bujqësore në Shkodër e Lezhë? - Të dyja qarqet përfaqësojnë 11.9 % të PBB-së në bujqësi
Shkodra dhe Lezha kanë qenë qarqet më të dëmtuara nga përmbytjet aktuale sa i takon tokave dhe prodhimit bujqëor. Por cila është pesha që zënë këto dy qarqe në......

Sfidat e llogarisë bazike të bankave - Si do të funksionojë procesi ? Flasin ekspertët
Qeveria do të detyrojë të gjitha bankat e nivelit të dytë që të ofrojnë një numër llogarie pa pagesë shërbimi për individët. Projektligji i hartuar nga......

Kërkesa europiane dhe amerikane janë bërë shtytësit kryesorë të çmimeve të metaleve!
Kërkesa nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara është bërë një shtytës kryesor i çmimeve globale të metaleve, së bashku me atë nga Kina, pasi një rritje e......

Buxhetit të shtetit i “mungojnë” 740 milionë dollarë - Janar-shtator, KLSH auditon 147 institucione. Dëmi për t’u kthyer në buxhet 470 milionë dollarë
Për periudhën janar-shtator të këtij viti, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një vlerë kolosale dëmi ekonomik të shkaktuara në institucionet e......

‘Lamtumirë nafta ruse’ - Evropa nxiton të mbushë cisternat përpara se të fillojë ndalimi
Tregtarët evropianë po nxitojnë të mbushin rezervuarët në rajon me naftë rus përpara se të fillojë një ndalim i BE-së në shkurt, pasi burimet alternative......

Skema e sigurimit në bujqësi mbetet në letër - Qeveria lë në “qiell të hapur” fermerët, premtoi “mbrojtje” një vit më parë
Qeveria ka dështuar në krijimin e një skeme siguruese në bujqësi që do ti mbronte fermerët nga katastrofat natyrore. Edhe pse përmbytjet aktuale në vend nuk......