BE propozon një kufi për çmimin e gazit - 275 euro për megavat orë për të gjitha vendet anëtare

Ekzekutivi i Bashkimit Europian propozoi një kufi të çmimit të gazit në 275 euro për megavat orë për vendet anëtare.
Ideja për vendosjen e kufirit të cmimit të gazit ka përcarë vendet e BE-së në debate që kanë zgjatur disa muaj, dhe diplomatët shprehen se kufiri i propozuar së fundmi nuk ka shumë gjasa të gjejë mbështetje. Gjithësesi ministrat europianë të energjisë do të mblidhen për të diskutuar për temën të enjten.
Komisionerja për energjinë i BE-së, Kadri Simson u shpreh se vendosja e kufirit të cmimit për gazin do të mbrojë njerëzit dhe sipërmarrjet nga rritjet ekstreme të cmimeve. Nëse ky propozim miratohet nga vendet anëtare, kufiri i cmimit do të hyjë në fuqi që nga 1 janari i vitit 2023.
Gjatë muajve të debatit rreth mënyrës se si duhet të menaxhohet rritja e cmimit të gazit, shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës dhe ndërprerja e furnizimit nga Rusia, ata që kundërshtojnë idenë e vendosjes së një kufiri për cmimin shprehen se kjo mund të cojë në rritjen e konsumit. Por dhe mund të vështirësojë furnizimin si dhe të shkaktojë rreziqe ligjore për kontratat ekzistuese.
Por sipas Simson mekanizmi është "projektuar me kujdes për të qenë efektiv, duke mos rrezikuar sigurinë e furnizimit, funksionimin e tregjeve të energjisë të BE-së dhe stabilitetin financiar". Ajo shtoi se propozimi nuk mund të konsiderohet një ndërhyrje rregullatore për të vendosur tregun e gazit në një nivel artificialisht të ulët.
Përkundrazi, ky është një mekanizëm i fundit për të parandaluar dhe nëse është e nevojshme, për të adresuar episodet e çmimeve të tepërta të gazit, të cilat nuk janë në përputhje me tendencat e çmimeve globale.
Diplomatët europianë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se tavani i propozuar ka të ngjarë të zhgënjejë shumicën e shteteve të BE-së që kanë kërkuar një kufi prej muajsh. Një diplomat nga grupi në favor të një kufiri tha se ata kishin pritur një kufi më të ulët prej rreth 150-180 euro për megavat orë, si dhe që kufiri të aktivizohej disa herë në vit.
SCAN
Sondazh

Papunësia në Zvicër e ulët në nivel rekord - Pushohet nga puna personeli i zyrave të punësimit
Duket një paradoks por në Zvicër, ku po vazhdojnë të punësohen gjithnjë e më shumë qytetarë, ata që kanë përfunduar pa punë janë anëtarët e personelit të......

2.7 mln euro, nga shitja e energjisë - KESH mbyll dhe një procedurë depozitimi, energjia do kthehet qershorin e ardhshëm
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka siguruar rreth 2.7 mln euro nga procedura e shitjes së energjisë, zhvilluar një ditë më parë. Në total janë shitur 13......

“Tarifat e ujit, rritje me 75%” - Draft strategjia: Të ardhurat, për mbulimin e kostove të operimit të ujësjellësve
Tarifat e ujit do të rriten me 75%, deri në vitin 2030 me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë financiare të shoqërive të ujësjellës – kanalizimeve. Gjithçka......

Përmbytjet nga moti i keq, evakuohen 22 familje - Peleshi: 1305 hektarë nën ujë në Shkodër, reshjet po shkojnë drejt jugut
Situatën nga përmbytjet në disa qytete të vendit për shkak të motit të keq është drejt përmirësimit. Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministri i......

Sa peshë zënë dëmet bujqësore në Shkodër e Lezhë? - Të dyja qarqet përfaqësojnë 11.9 % të PBB-së në bujqësi
Shkodra dhe Lezha kanë qenë qarqet më të dëmtuara nga përmbytjet aktuale sa i takon tokave dhe prodhimit bujqëor. Por cila është pesha që zënë këto dy qarqe në......

Sfidat e llogarisë bazike të bankave - Si do të funksionojë procesi ? Flasin ekspertët
Qeveria do të detyrojë të gjitha bankat e nivelit të dytë që të ofrojnë një numër llogarie pa pagesë shërbimi për individët. Projektligji i hartuar nga......

Kërkesa europiane dhe amerikane janë bërë shtytësit kryesorë të çmimeve të metaleve!
Kërkesa nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara është bërë një shtytës kryesor i çmimeve globale të metaleve, së bashku me atë nga Kina, pasi një rritje e......

Buxhetit të shtetit i “mungojnë” 740 milionë dollarë - Janar-shtator, KLSH auditon 147 institucione. Dëmi për t’u kthyer në buxhet 470 milionë dollarë
Për periudhën janar-shtator të këtij viti, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një vlerë kolosale dëmi ekonomik të shkaktuara në institucionet e......