Shenjat e para të uljes së inflacionit në Gjermani - Muaji tetor regjistroi rënie të çmimit të prodhimeve

Sipas raportimeve të Deutsche Welle, në Gjermani në muajin tetor është shënuar rënie e çmimeve të prodhimeve për herë të parë në dy vjet e gjysmë. Zyra Federale e Statistikave konfirmoi se se çmimet e prodhimit kanë rënë në tetor mesatarisht me 4.2 për qind krahasuar me muajin e kaluar. "Kjo ishte rënia e parë e çmimeve krahasuar me muajin e mëparshëm që nga maji 2020." Në shtator kishte një rritje të prej 2.3%.
Ekonomistët e anketuar nga agjencia e lajmeve Reuters prisnin një rritje të inflacionit prej 0.9%, krahasuar me muajin e kaluar. Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, norma e inflacionit është 34.5% më e lartë, por edhe këtu është shënuar rënie, pasi inflacioni në gusht dhe shtator ka qenë më i larti prej fillimit të matjeve në vitin 1949, me 45.8% krahasuar me një vit më parë.
Këto të dhëna lënë të kuptohet se inflacioni i lartë po arrin gradualisht kulmin e tij. Çmimet e prodhimit reflektohen edhe në çmimet e shitjes së prodhuesit. Përveç çmimeve të shitjes me shumicë dhe çmimeve për mallrat e importuara në Gjermani, ato tregojnë edhe bazën për çmimet e përgjithshme. Të gjitha ato ndikojnë në çmimet e konsumit, mbi të cilat Banka Qendrore uvropiane e mbështet politikën e saj monetare. Kur prodhuesit rrisin ose ulin çmimet e tyre, kjo zakonisht prek edhe familjet, të paktën pjesërisht. Në statistika, çmimet krijohen që nga dalja e mallit prej portave të fabrikës e deri tek shitja. Në tetor, çmimet e konsumit në Gjermani kanë qenë 10.4% më të larta se një vit më parë, që është norma më e lartë e inflacionit që nga viti 1951.
Arsyeja kryesore për rritjen kaq të lartë të inflacionit në nivel prodhues është energjia, e cila ka kushtuar dukshëm më shumë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë më 24 shkurt të këtij viti. Çmimet e prodhimit në këtë sektor kanë qenë 85.6% më të larta se në tetor 2021.
Ushqimi ka qenë 25.1% më i shtrenjtë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Çmimet në veçanti janë rritur për gjalpin +66.3%, mishin e derrit +47%, djathin +38.3 % dhe qumështin +36.1%. Ndërsa kafeja ishte 29.1% më e shtrenjtë se në tetor 2021.
Por për konsumatorët e vegjël, pra edhe për familjet private, çmimet e energjisë elektrike dhe gazit vazhduan të rriten edhe në tetor. Sipas pjesës më të madhe të tyre problemi i inflacionit është larg zgjidhjes përfundimtare.
SCAN
Sondazh

Kërkimet për rrjetin në 6G - Ericsson investon miliarda paund në Britaninë e Madhe
Prodhuesi i pajisjeve të rrjetit Ericsson do të investojë miliona paund për kërkimet për rrjetin 6G në Britaninë e Madhe, duke punuar me universitetet për sa i......

BE propozon një kufi për çmimin e gazit - 275 euro për megavat orë për të gjitha vendet anëtare
Ekzekutivi i Bashkimit Europian propozoi një kufi të çmimit të gazit në 275 euro për megavat orë për vendet anëtare. Ideja për vendosjen e kufirit të cmimit......

Papunësia në Zvicër e ulët në nivel rekord - Pushohet nga puna personeli i zyrave të punësimit
Duket një paradoks por në Zvicër, ku po vazhdojnë të punësohen gjithnjë e më shumë qytetarë, ata që kanë përfunduar pa punë janë anëtarët e personelit të......

2.7 mln euro, nga shitja e energjisë - KESH mbyll dhe një procedurë depozitimi, energjia do kthehet qershorin e ardhshëm
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka siguruar rreth 2.7 mln euro nga procedura e shitjes së energjisë, zhvilluar një ditë më parë. Në total janë shitur 13......

“Tarifat e ujit, rritje me 75%” - Draft strategjia: Të ardhurat, për mbulimin e kostove të operimit të ujësjellësve
Tarifat e ujit do të rriten me 75%, deri në vitin 2030 me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë financiare të shoqërive të ujësjellës – kanalizimeve. Gjithçka......

Përmbytjet nga moti i keq, evakuohen 22 familje - Peleshi: 1305 hektarë nën ujë në Shkodër, reshjet po shkojnë drejt jugut
Situatën nga përmbytjet në disa qytete të vendit për shkak të motit të keq është drejt përmirësimit. Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministri i......

Sa peshë zënë dëmet bujqësore në Shkodër e Lezhë? - Të dyja qarqet përfaqësojnë 11.9 % të PBB-së në bujqësi
Shkodra dhe Lezha kanë qenë qarqet më të dëmtuara nga përmbytjet aktuale sa i takon tokave dhe prodhimit bujqëor. Por cila është pesha që zënë këto dy qarqe në......

Sfidat e llogarisë bazike të bankave - Si do të funksionojë procesi ? Flasin ekspertët
Qeveria do të detyrojë të gjitha bankat e nivelit të dytë që të ofrojnë një numër llogarie pa pagesë shërbimi për individët. Projektligji i hartuar nga......