Taksë “surprizë” për prodhuesit e naftës në Detin e Veriut - Britania rrit deri në 35% taksën për të “mbushur” financat publike

Prodhuesit e naftës dhe gazit të Detit të Veriut organizuan një takim pasi Mbretëria e Bashkuar vendosi të rrisë në mënyrë të papritur një taksë mbi sektorin. Një lëvizje kjo që rrezikon investimet sipas tyre, si dhe objektivat e Britanisë së Madhe për të rritur prodhimin vendas. Përkundrazi në këtë rast prodhimi mund të reduktohet.
Gjigantët e energjisë, Shell dhe Equinor, u shprehën se po rivlerësojnë planet e investimeve pas vendimit të javës së kaluar për të rritur taksat nga 25% në 35% për të ndihmuar në mbushjen e një boshllëku në financat publike të Mbretërisë së Bashkuar.
Taksa e menduar të jetë në fuqi nga viti 2025 në 2028-ën, u lejon kompanive të kanalizojnë investimet në projektet e reja të naftës dhe gazit, si dhe në disa projekte për reduktimin e karbonit. Kjo e çon normën totale të taksave në sektorin e naftës dhe gazit në Mbretërinë e Bashkuar në 75%, më e larta në botë.
Shell tha se do të rihartonte planin e saj të investimeve prej 25 miliardë paund në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të një takse të njohur si “Tatimi mbi fitimin e energjisë” (EPL), për të adresuar mungesat e furnizimit dhe investimet në energjinë e rinovueshme. Ndërsa kompania norvegjeze ‘Equinor’ u shpreh se kjo taksë nuk e ka ndihmuar aspak besimin e konsumatorëve. Ajo shtoi se pasiguria, sidomos ajo rreth kohëzgjatjes së këtyre taksave po e bën të vështitë marrjen e vendimeve për investime. Britania po kërkon të rrisë prodhimin vendas të energjisë pasi çmimet u bënë të paqëndrueshme pas pushtimit rus të Ukrainës. ‘Equinor’ pritet të marrë një vendim përfundimtar investimi në tremujorin e parë të 2023-shit për projektin ‘Rosebank’ në Detin e Veriut, një nga më të mëdhenjtë e viteve të fundit.
Projekti ‘Rosebank’ vlerësohet të sjellë 26.8 miliardë paund në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar përmes taksave dhe investimeve, shtoi Equinor.
Deirdre Michie, shefi ekzekutiv i grupit të industrisë “Offshore Energies UK”, tha se prodhimi i Detit të Veriut mund të bjerë në vitet e ardhshme, pa mbështetjen e qeverisë për eksplorime të mëtejshme.
SCAN
Sondazh

Shenjat e para të uljes së inflacionit në Gjermani - Muaji tetor regjistroi rënie të çmimit të prodhimeve
Sipas raportimeve të Deutsche Welle, në Gjermani në muajin tetor është shënuar rënie e çmimeve të prodhimeve për herë të parë në dy vjet e gjysmë. Zyra......

Kërkimet për rrjetin në 6G - Ericsson investon miliarda paund në Britaninë e Madhe
Prodhuesi i pajisjeve të rrjetit Ericsson do të investojë miliona paund për kërkimet për rrjetin 6G në Britaninë e Madhe, duke punuar me universitetet për sa i......

BE propozon një kufi për çmimin e gazit - 275 euro për megavat orë për të gjitha vendet anëtare
Ekzekutivi i Bashkimit Europian propozoi një kufi të çmimit të gazit në 275 euro për megavat orë për vendet anëtare. Ideja për vendosjen e kufirit të cmimit......

Papunësia në Zvicër e ulët në nivel rekord - Pushohet nga puna personeli i zyrave të punësimit
Duket një paradoks por në Zvicër, ku po vazhdojnë të punësohen gjithnjë e më shumë qytetarë, ata që kanë përfunduar pa punë janë anëtarët e personelit të......

2.7 mln euro, nga shitja e energjisë - KESH mbyll dhe një procedurë depozitimi, energjia do kthehet qershorin e ardhshëm
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka siguruar rreth 2.7 mln euro nga procedura e shitjes së energjisë, zhvilluar një ditë më parë. Në total janë shitur 13......

“Tarifat e ujit, rritje me 75%” - Draft strategjia: Të ardhurat, për mbulimin e kostove të operimit të ujësjellësve
Tarifat e ujit do të rriten me 75%, deri në vitin 2030 me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë financiare të shoqërive të ujësjellës – kanalizimeve. Gjithçka......

Përmbytjet nga moti i keq, evakuohen 22 familje - Peleshi: 1305 hektarë nën ujë në Shkodër, reshjet po shkojnë drejt jugut
Situatën nga përmbytjet në disa qytete të vendit për shkak të motit të keq është drejt përmirësimit. Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministri i......

Sa peshë zënë dëmet bujqësore në Shkodër e Lezhë? - Të dyja qarqet përfaqësojnë 11.9 % të PBB-së në bujqësi
Shkodra dhe Lezha kanë qenë qarqet më të dëmtuara nga përmbytjet aktuale sa i takon tokave dhe prodhimit bujqëor. Por cila është pesha që zënë këto dy qarqe në......