Viti i çmimeve rekord, shërbimet “xhiruan” më shumë - Çmimi i rritur i karburantit “peshoi” në të ardhurat e TVSH-së

Viti që lamë pas, njihet zyrtarisht si viti i çmimeve rekord të paktën në dekadën e fundit, si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë. Kjo ka bërë që të ardhurat nga TVSH në buxhetin e shtetit të shënojnë perfomancë pozitive dhe të kenë një peshë të konsiderueshme. Referuar buxhetit faktit të vitit 2022 të depozituar për shqyrtim në komisionet parlamentare, të ardhurat nga T.V.SH u regjistruan në 191.4 miliardë lekë, më një rritje prej 18.5 % ose 29.9 miliardë lekë në raport me 2021. Për shkak të çmimeve të më larta, rritje ka pësuar TVSH në import por edhe ajo brenda vendit.
Por sa ka qenë kontributi konkret që ka dhënë rritja e çmimit të mallrave te importit në tregjet ndërkombëtare krahasuar me vitin 2021, për disa artikuj me peshë në performancën e TVSH-së? Referuar dokumentit, rritja e çmimit të karburantit import, dha një efekt pozitiv prej 5,3 miliardë lekë ose 30%, rritja e çmimit të energjisë elektrike dha efekt pozitiv prej 4.9 miliardë lekë ose 64%, dhe rritja e çmimit të metaleve bazë dhe artikujve e tyre, kontribuoi me 2.9 miliardë lekë ose 26%.
Ndërkohë, të nga TVSH neto brenda vendit janë 34.5 miliardë lekë, me rritje kundrejt vitit të kaluar në masën 14.2% ose +4.3 miliardë lekë. Ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e të ardhurave të TVSH brenda vendit janë rritja e çmimeve të produkteve e shërbimeve si dhe niveli i lartë i inflacionit. Të dhënat 12-mujore të vitit 2022, mbi shpërndarjen sektoriale të TVSH-së brenda vendit tregojnë se “Shërbimet” kanë qenë sektori me kontributin më të lartë dhe që kanë xhiruar më shumë, me 34 për qind, ndjekur nga “Tregtia” përkatësisht me 30%, “dhe “Prodhimi” përkatësisht me 19 % . Ndërsa ndërtimi zë 15 % dhe transporti, vetëm 2 për qind. Këtë vit çmimet kanë hyrë në fazën e stabilizimit dhe të ardhurat nga ky zë nuk janë në nivelin e 2022-shit.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Transparenca në industrinë nxjerrëse - Standardet e reja, Hajnaj: Raportim për çështjet sociale e klimatike. Penalitete, nëse s’përmbushen
Raportimi mbi çështjet sociale, mjedisore dhe klimatike për aktivitetin e nxjerrjes së naftës dhe mineraleve tashmë do të jetë detyrim. Kjo, bazuar në......

Sezoni veror drejt kulmit, ristrukturohet shërbimi i kërkim-shpëtimit - Ndryshon ligji i vitit 2011, rregullohen mbivendosjet me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile
Ndërsa sezoni turistik është drejt kulmit, por bashkë me të edhe frika nga zjarret e emergjencat civile, Qeveria po ndryshon rrënjësisht ligjin për......

Kursi i këmbimit, buxheti 2022 me 300 Mln euro plus - Efekti në portofolin e borxhit të shprehur në valutë arriti në 31.7 miliardë lekë
Përtej segmentit të eksportuesve, ekonomia shqiptare ka përfituar nga nënçmimi rekord i euros në raport me lekun, por fituesja më e madhe është padyshim......

Siguria e furnizimit me gaz - Drafti/ Shqipëria pa infrastrukturë të mirëorganizuar, por me plan emergjence
Edhe pse Shqipëria nuk zotëron infrastrukturë të mirëorganizuar të gazit natyror, qeveria po avancon me hartimin e dokumenteve që rrjedhin nga detyrimet......

Shqipërisë i shtohen hyrjet edhe nga Afrika e Azia - Turistët, jo vetëm nga Europa. Rritje e fortë edhe SHBA
Në këto 5 muaj të vitit, janar-maj, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 2 milionë e 389 mijë e 899 persona. Shifra është......

Investimet e huaja vijojnë me rekord - 308 milionë euro në Janar-Mars, kryesojnë Hollanda dhe Italia
Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në tremujorin e parë të vitit në vendin tonë fiksohet pranë rreth 308 milionë eurove, që është shifra më e lartë e......

Ministrja Krifca në Kalabri: Këtu është vendi ku duhet të lindë brandi i parë italo-shqiptar
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca po zhvillon një vizitë zyrtare pune në Itali, në rajonin e Kalabrisë, në zonën arbëreshe. Pas vizitës......

Sa dhe si shpenzojmë për ushqime në muaj? - 167 euro për person. “Të fiksuar” me fruta-perime, mish, bulmet, ndryshe nga europianët
Ushqimi zë thuajse 40% të buxhetit të një familje shqiptare dhe është i barabartë me rreth 31% të asaj që prodhon ekonomia në një vit. Por, sa kushton dhe......