Ministrja Krifca në Kalabri: Këtu është vendi ku duhet të lindë brandi i parë italo-shqiptar
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca po zhvillon një vizitë zyrtare pune në Itali, në rajonin e Kalabrisë, në zonën arbëreshe. Pas vizitës së kryeministrit Rama, i cili shtroi rrugën e zhvillimit dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe komunitetit arbëresh, tashmë prodhuesit e të dy krahëve po ndërtojnë urat konkrete të shkëmbimit tregtar.
Me ministren Krifca ndodhet kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo, disa nga prodhuesit e verës shqiptare, të bujtinave dhe agroturizmave si dhe përfaqësues të prodhimit të vajit të ullirit dhe prodhimeve të tjera, të cilët jo vetëm do të prezantojnë punën e tyre, por dhe lidhin kontrata me partnerët italianë.
Ministrja mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë “Rikthim në bujqësi, inovacion dhe south working, revolucioni digjital dhe zhvillimi kompetitiv i Mesdheut identitar dhe të dallueshëm.” Në fjalën e saj ministrja Krifca vlerësoi partneritetin tregtar me shtetin Italian, në kuadër të së cilit eksportet e vajit të ullirit në pesë muajt e parë të këtij vitit shënuan rritje të ndjeshme.
"Në Itali, në pesë muajt e fundit kemi eksportuar pesë herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Krahas vajit të ullirit eksportojmë verë, domate, perime, peshk, fruta, ujë mineral etj. Para disa vitesh ne eksportonim vetëm pak më shumë se 100 milionë euro mallra bujqësore. Vitin e kaluar kemi eksportuar 500 milionë euro dhe jemi në rrugën e duhur për të thyer barrierën e eksporteve bujqësore prej 1 miliard eurosh në disa vite të tjera” - theksoi Krifca.
Ministrja Krifca u ndal dhe në krijimin e një brandi të përbashkët italo-shqiptar në fushën e verës, vajit të ullirit apo produkteve të tjera ushqimore. Sipas ministres Krifca, zonat me komunitet arbereshe janë zonat e duhura nga do të nisin këto investime të përbashkëta.
Në fund të fjalës së saj ministrja Krifca preku dhe temën e rëndësishme të sigurisë ushqimore:
"Ajo që duam është ekselenca dhe njohuritë që e kanë bërë Italinë një lider botëror në industrinë ushqimore, të implemtohen edhe në Shqipëri.” Në këtë drejtim, vijoi ajo, falë financimit prej 22 milionë eurosh nga Italia, jemi gati të fillojmë zbatimin e një projekti që do të riparojë totalisht laboratorët tanë të sigurisë ushqimore. Për më tepër, projektet do të lejojnë ndërtimin e disa laboratorëve modernë në pikat e kontrollit kufitar, duke lejuar përputhjen totale me standardet e sigurisë të BE-së.
I pranishëm në takim, kryetari Bashkisë Berat, Ervin Demo, deklaroi se në festivalin e ardhshëm të verës në Berat, në muajin tetor do të organizohen për herë të parë ditët arbereshe. Në këtë organizim të gjithë pjesëmarrësit do të mund të njihen me prodhimet arbëreshe të zonës së Calabrise dhe Basilicates.
Ministrja Krifca së bashku me kryetarin e Bashkisë së Beratit Demo u pritën në një takim të veçantë nga Ipeshkvi i Rossano Cariati, Mons. Maurizio Aloise si dhe përfaqësues të lartë të autoriteteve të Bashkisë Corigliano Rossano dhe Altamores, e të komunitetit të biznesit arbëresh.
SCAN
Sondazh

Sa dhe si shpenzojmë për ushqime në muaj? - 167 euro për person. “Të fiksuar” me fruta-perime, mish, bulmet, ndryshe nga europianët
Ushqimi zë thuajse 40% të buxhetit të një familje shqiptare dhe është i barabartë me rreth 31% të asaj që prodhon ekonomia në një vit. Por, sa kushton dhe......

Mitsotakis, fokusi në ekonomi pas fitores - Të gjitha sfidat me të cilat do të përballet qeveria e re
Mitsotakis do të fokusohet në ekonominë e vendit pas fitores vendimtare në zgjedhjet e së dielës. Tregjet mbështeten tashmë pas perspektivës së një mandati......

Pse duhet të përdorim më pak GPS?
Gati për një udhëtim të këndshëm me GPS? Megjithatë, nuk thuhet saktësisht se varësia nga një navigator është një zakon i mirë, sepse duke lëvizur në mënyrë të......

Fitorja e konservatorëve në Greqi - Çfarë nënkupton kjo për vendin?
Partia konservatore Demokracia e Re e Greqisë arriti të fitojë në zgjedhjet parlamentare me votuesit që i dhanë reformistit Kyriakos Mitsotakis një mandat......

Pse Bitcoin është rritur me 12% këtë muaj edhe pse pothuajse askush nuk po e tregton atë?!
Bitcoin është rritur ndjeshëm këtë muaj, por jo për arsye që mund të mendoni. Monedha dixhitale më e madhe në botë është rritur më shumë se 12% që nga fillimi......

Parashikimi i OPEC: Kërkesa për naftë do të arrijë në 110 milionë fuçi në ditë në vitin 2045!
Kërkesa globale për naftë do të rritet në 110 milionë fuçi në ditë në rreth 20 vjet, duke e rritur kërkesën botërore për energji me 23%, tha të hënën......

Raporti i OKB-së: Më shumë njerëz po marrin drogë aktualisht në mbarë botën sesa 10 vite më parë!
Gjithnjë e më shumë njerëz po marrin drogë në mbarë botën. Kjo rezultoi sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara që thotë se numri i atyre që injektojnë......

Kush është Yevgeny Prigozhin dhe grupi Wagner? - Çfarë duhet të dini për kompaninë ushtarake private ruse
Për vite me radhë, ajo u mbulua me fshehtësi, më pas me turp. Tani, ndërsa një luftë e dukshme për pushtet sjell konfuzion dhe pretendime për një kryengritje......