Fitorja e konservatorëve në Greqi - Çfarë nënkupton kjo për vendin?

Partia konservatore Demokracia e Re e Greqisë arriti të fitojë në zgjedhjet parlamentare me votuesit që i dhanë reformistit Kyriakos Mitsotakis një mandat tjetër katërvjeçar si kryeministër. Me 91% të votave të numëruara, Demokracia e Re e qendrës së djathtë kryesonte me 40.5 % të votave dhe 158 vende në parlamentin prej 300 vendesh, sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së brendshme.
Ishte më shumë se 20 pikë larg Syriza-s, një parti radikale e majtë që fitoi zgjedhjet në 2015 - ën në kulmin e një krize borxhi dobësuese dhe që drejtoi vendin deri në vitin 2019, kur humbi nga Demokracia e Re.
Por kush është lideri grek?
Duke iu drejtuar turmës së mbledhur për të festuar fitoren, Mitsotakis u shpreh se kjo mbështetje vetëm rrit përgjegjësinë e tij për t'iu përgjigjur shpresave të njerëzve. Ai shtoi se ndihej personalisht i detyruar për t'i shërbyer vendit me të gjitha aftësitë e tij. Kyriakos Mitsotakis, 55 vjeç, një ish-bankier dhe pasardhës i një familjeje të fuqishme politike, ka premtuar të rrisë të ardhurat nga industria jetike turistike, të krijojë vende pune dhe të rrisë pagat afër mesatares së Bashkimit Europian.
Ai erdhi në pushtet në vitin 2019, duke rrëzuar partinë radikale Syriza, e cila u ngrit në vitin 2015, në kulmin e një krize dobësuese borxhi, e cila pothuajse pa Greqinë të largohej nga zona e euros.
Mitsotakis, i cili ishte kryeministër nga viti 2019 deri në dorëheqjen në favor të një kryeministri në detyrë pas një votimi jopërfundimtar në maj, është zotuar të vazhdojë me reformat për të rindërtuar vlerësimin e kreditit të vendit pas krizës së borxhit që shkatërroi vendin për një dekadë.
Votimi i së dielës ishte i dyti në pesë javët e fundit, pasi një votim i parë më 21 maj, i mbajtur nën një sistem tjetër zgjedhor, nuk i dha një partie të vetme një shumicë absolute në parlament.
Pandemia e COVID-19 dhe një aksident vdekjeprurës hekurudhor në shkurt ekspozuan mangësitë në sistemin shëndetësor dhe transportin publik të Greqisë. Por kriza e kostos së jetesës dhe vështirësitë ekonomike kanë qenë së fundmi në qendër të shqetësimeve të votuesve.
Nga ana e tyre grekët presin shumë nga qeveria e re. Sektorët kryesorë në të cilët priten ndryshime mbeten ai shëndetësor dhe i ekonomisë. Një parti kundër emigrantëve, Spartanët, e cila pretendon se Greqia kërcënohet nga migrimi i pakontrolluar, ishte surpriza e fushatës. Ajo fitoi 4.7 % të votave dhe deri në 13 vende në parlament.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Pse Bitcoin është rritur me 12% këtë muaj edhe pse pothuajse askush nuk po e tregton atë?!
Bitcoin është rritur ndjeshëm këtë muaj, por jo për arsye që mund të mendoni. Monedha dixhitale më e madhe në botë është rritur më shumë se 12% që nga fillimi......

Parashikimi i OPEC: Kërkesa për naftë do të arrijë në 110 milionë fuçi në ditë në vitin 2045!
Kërkesa globale për naftë do të rritet në 110 milionë fuçi në ditë në rreth 20 vjet, duke e rritur kërkesën botërore për energji me 23%, tha të hënën......

Raporti i OKB-së: Më shumë njerëz po marrin drogë aktualisht në mbarë botën sesa 10 vite më parë!
Gjithnjë e më shumë njerëz po marrin drogë në mbarë botën. Kjo rezultoi sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara që thotë se numri i atyre që injektojnë......

Kush është Yevgeny Prigozhin dhe grupi Wagner? - Çfarë duhet të dini për kompaninë ushtarake private ruse
Për vite me radhë, ajo u mbulua me fshehtësi, më pas me turp. Tani, ndërsa një luftë e dukshme për pushtet sjell konfuzion dhe pretendime për një kryengritje......

Eurozonë, ngadalësim i mprehtë i rritjes së kreditimit - Gjermania, vendi që regjistron situatën më kritike
Normat e larta të interesit do të ruajnë një kufi mbi ritmin e huadhënies bankare në Europë këtë vit dhe vitin e ardhshëm, me një ngadalësim të veçantë të......

Burimet e rinovueshme nuk “ndërhynë” tek karburantet - Të dhënat e vitit 2022 konfirmojnë ruajtjen e ekuilibrave
Kërkesa globale për energji u rrit me 1% vitin e kaluar dhe rritja rekord e burimeve të rinovueshme nuk bëri asgjë për të zhvendosur dominimin e lëndëve......

Orari mesatar i punës në Europë: Cilat vende punojnë javët më të gjata dhe më të shkurtra?
Sa orë punoni në javë? Të dhënat e reja nga Eurostat, zyra zyrtare e statistikave të BE-së, tregojnë se orët mesatare të punës në të gjithë Europën ndryshojnë......

A mund ta merrni me mend se cili vend shpenzon më shumë për mallra luksi?
Nga çantat Chanel tek Rolex, mallrat e luksit kanë qenë prej kohësh një blerje popullore për konsumatorët në mbarë botën dhe ky trend nuk tregon asnjë shenjë......