Eurozonë, ngadalësim i mprehtë i rritjes së kreditimit - Gjermania, vendi që regjistron situatën më kritike

Normat e larta të interesit do të ruajnë një kufi mbi ritmin e huadhënies bankare në Europë këtë vit dhe vitin e ardhshëm, me një ngadalësim të veçantë të rritjes në Gjermani pasi kërkesa për kredi zvogëlohet, sipas një studimi.
Kredia për bizneset dhe familjet në Eurozonë do të zgjerohet 2.1% në 2023 - shin dhe 1.7% në 2024 - ën, duke shënuar një rritje të heshtur pas një niveli maksimal 14-vjeçar prej 5% në 2022 – shin.
Banka Qendrore Europiane filloi të rrisë normat e interesit vitin e kaluar në përgjigje të inflacionit më të lartë prej dekadash, me një lëvizje të fundit në normën e saj bazë në nivelin më të lartë të 22 viteve. Por gjithashtu janë dhënë sinjale të qarta se priten rritje të mëtejshme në të ardhmen. Ndërkohë, eurozona u zhyt në recesion në fillim të këtij viti.
Në studim thuhet se ndërsa rënia pritet të jetë shumë e cekët dhe jetëshkurtër, tregjet europiane vazhdojnë të përballen me inflacion të lartë dhe një rritje të paprecedentë të normave të interesit. Si rezultat, vëllimet e kreditimit pritet të sfidohen nga rënia e kërkesës për kredi, të paktën për dy vitet e ardhshme.
Ngadalësimi në Gjermani, ekonomia më e madhe e rajonit, parashikohej të ishte veçanërisht i theksuar, me rritje prej 2.8% në 2023 - shin dhe 0.3% në 2024 - ën, një rënie e madhe nga 6.9% në 2022 - shin.
Huadhënia hipotekore është një fushë e veçantë dobësie, ku kreditimi pritet të rritet me 1.4% në 2023 - shin, nga 4.9% në 2022 - shin. Sondazhi i fundit i BQE-së për kreditimin, i publikuar në maj, zbuloi gjithashtu se rritja e kreditimit për bizneset dhe familjet u ngadalësua.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Burimet e rinovueshme nuk “ndërhynë” tek karburantet - Të dhënat e vitit 2022 konfirmojnë ruajtjen e ekuilibrave
Kërkesa globale për energji u rrit me 1% vitin e kaluar dhe rritja rekord e burimeve të rinovueshme nuk bëri asgjë për të zhvendosur dominimin e lëndëve......

Orari mesatar i punës në Europë: Cilat vende punojnë javët më të gjata dhe më të shkurtra?
Sa orë punoni në javë? Të dhënat e reja nga Eurostat, zyra zyrtare e statistikave të BE-së, tregojnë se orët mesatare të punës në të gjithë Europën ndryshojnë......

A mund ta merrni me mend se cili vend shpenzon më shumë për mallra luksi?
Nga çantat Chanel tek Rolex, mallrat e luksit kanë qenë prej kohësh një blerje popullore për konsumatorët në mbarë botën dhe ky trend nuk tregon asnjë shenjë......

Nafta, e qëndrueshme në mbi 74 USD - Tregjet monitorojnë “rebelimin e armatosur” në Rusi
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, ndërsa investitorët po ndjekin me interes zhvillimet në Rusi, për të parë nëse do të ketë pasojë......

Dollari, në nivelin më të lartë në 1 javë - Investitorët, të shqetësuar për rritjen e interesave nga bankat qëndrore
Dollari është dobësuar lehtë në sesionin e sotëm, por po qëndron në nivelin më të lartë në 1 javë, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare.......

Bursat, europiane me ndryshime minimale - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë globale
Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara javën e kaluar. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur......

Greqi: Llogaritjet e para nxjerrin partinë Nea Demokratia fituese!
Në zgjedhjet e dyta parlamentare në Greqi brenda 5 javësh sipas prognozave të para partia konservatore e kryeministrit, Mitsotakis, Nea Demokratia ka fituar......

Java nis negativisht për Paundin dhe Dollarin – Sa këmbehen sot valutat e tjera?
Dollari amerikan blihet sot me 97.5 lekë dhe shitet me 98.5 lekë duke e nisur këtë javë negativisht në raport me javën që lamë pas sipas kursit të këmbimit......