Bursat, europiane me ndryshime minimale - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë globale

Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara javën e kaluar. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje të lehtë me 0.1%, ndërsa sektori i naftës dhe gazit kryeson fitimet, në rritje me 0.8%.
Javën e kaluar, ky indeks publikoi humbje gjatë 5 sesioneve, për shkak të shqetësimeve se rritja e interesave nga bankat qendrore mund ta çojë ekonominë globale drejt recesionit. Banka e Anglisë rriti normën bazë të interesit me gjysmë pikë përqindje, duke surprizuar investitorët. Në anën tjetër, Rezerva Federale pavarësisht se nuk ndryshoi politikën monetare, paralajmëroi tregjet se do të ketë edhe 2 rritje të tjera të interesave gjatë këtij viti, ndërsa normat e interesit do të qëndrojnë të larta për një kohë më të gjatë.
Në fokus të tregjeve javë edhe zhvillimet që kanë të bëjnë me rebelimin e armatosur kundër presidentit rus, Vladimir Putin nga mercenarët e drejtuar nga Jevgeni Prigozhin.
SCAN
Sondazh

Greqi: Llogaritjet e para nxjerrin partinë Nea Demokratia fituese!
Në zgjedhjet e dyta parlamentare në Greqi brenda 5 javësh sipas prognozave të para partia konservatore e kryeministrit, Mitsotakis, Nea Demokratia ka fituar......

Java nis negativisht për Paundin dhe Dollarin – Sa këmbehen sot valutat e tjera?
Dollari amerikan blihet sot me 97.5 lekë dhe shitet me 98.5 lekë duke e nisur këtë javë negativisht në raport me javën që lamë pas sipas kursit të këmbimit......

Iute risjell Jaanipäev, Dita estoneze e Verës në Shqipëri!
Për të dytin vit radhazi Iute organizon Jaanipaev, Dita Estoneze e Verës, në Shqipëri. Nëpërmjet kësaj tradite të lashtë nordike, por të ngjashme me Ditën......

Flaka e përjetshme: Si u bë ky qytet ‘Toka e Zjarrit’?!
Zjarri që ‘digjte për 4000 vjet dhe nuk u shua kurrë’! Flakët e larta kërcejnë të ‘shqetësuara’ në një shtrirje prej 10 metrash të kodrës, duke e bërë një......

Ky vend është 99% ujë por 1% i mbetur është një ‘parajsë’!
Nëse doni një vijë bregdetare 360 gradë, një ishull është zgjidhja e duhur. Dhe nëse doni një grumbull të tërë brigjesh, atëherë një arkipelag ofron akoma edhe......

Suedia dëshiron të ndërtojë qytetin më të madh prej druri në botë!
Ekziston një garë globale për të ndërtuar rrokaqiellin më të lartë prej druri. Rekordi u mbajt nga Mjostarnet, një kullë 85 metra në bregun e liqenit Mjosa në......

Honda tërheq 1.3 milionë automjete në mbarë botën për probleme me kamerën e pasme!
Honda Motor po tërheq 1.3 milionë automjete në mbarë botën për shkak të një problemi të mundshëm me imazhin e kamerës së pasme, tha të premten Administrata......

DPSHTRR: ‘Shtrëngatë” për Autoshkollat abuzive: 13 pezullime aktiviteti në kryeqytet!
DPSHTRR njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në 70 subjekte autoshkolla në Qarkun Tiranë, për muajt Prill-Maj 2023, ka konstatuar 66 subjekte me 185 raste......