Bota Postuar më 26 Qershor 2023, 10:00

Nafta, e qëndrueshme në mbi 74 USD - Tregjet monitorojnë “rebelimin e armatosur” në Rusi

Nga SCAN TV
Nafta, e qëndrueshme në mbi 74 USD - Tregjet monitorojnë

Nafta po qëndron në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, ndërsa investitorët po ndjekin me interes zhvillimet në Rusi, për të parë nëse do të ketë pasojë të mëtejshme nga tentativa për kryengritje, që mund të çrregullojë furnizimin e tregut me energji nga një prej vendeve më të mëdha prodhuese. Mercenarët e udhëhequr nga Jevgeni Prigozhin, iu drejtuan Moskës të shtunën në mbrëmje, në atë që u cilësua si kërcënimin më i madh për Putin, gjatë 23 viteve në pushtet.

Grupi i milicisë private mori kontrollin e qytetit jugor të Rostov-on-Don, ku kryqëzohen disa tubacione kryesore të naftës dhe gazit, por rebelimi i armatosur u zbeh rreth 24 orë pasi filloi. Gjatë një fjalimi të shtunën në mbrëmje, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se do të ndëshkohen të gjithë ata që u përfshinë në këtë “rebelim të armatosur”, duke e akuzuar grupin për tradhti.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 74 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 70 dollarë për fuçi. Javën e kaluar, të dyja kontratat ranë me rreth 4%.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat