Bota Postuar më 26 Qershor 2023, 09:59

Dollari, në nivelin më të lartë në 1 javë - Investitorët, të shqetësuar për rritjen e interesave nga bankat qëndrore

Nga SCAN TV
Dollari, në nivelin më të lartë në 1 javë -

Dollari është dobësuar lehtë në sesionin e sotëm, por po qëndron në nivelin më të lartë në 1 javë, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare. Investitorët po përllogarisin efektet e shtrëngimit të politikave monetare nga bankat qendrore më të mëdha të botës, që po ngadalësojnë ekonominë globale edhe më shumë. Gjithashtu, tregjet janë në vëzhgim të ngjarjeve dramatike që ndodhën gjatë fundjavës në Rusi, pavarësisht se reagimi në tregun e monedhave ka qenë i vogël.

Euro po tregtohet në rreth 1.09 dollarë, niveli më i ulët në 1 javë. Të dhënat e publikuara në Eurozonë treguan se, aktiviteti i biznesit ishte në stanjacion gjatë qershorit, për shkak të ngadalësimit të sektorit të shërbimeve dhe të prodhimit. Në anën tjetër, paundi po këmbehet në mbi 1.27, ndërsa javën e kaluar humbi 0.8% të vlerës, pasi rritja e normës bazë të interesit me gjysmë pikë përqindje nga Banka e Anglisë mund ta çojë ekonominë drejt recesionit.

Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aktiviteti i biznesit ra në nivelin më të ulët në 3 muajt e fundit, gjatë qershorit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 30,500 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1900 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat