Mitsotakis, fokusi në ekonomi pas fitores - Të gjitha sfidat me të cilat do të përballet qeveria e re

Mitsotakis do të fokusohet në ekonominë e vendit pas fitores vendimtare në zgjedhjet e së dielës. Tregjet mbështeten tashmë pas perspektivës së një mandati tjetër katërvjeçar për Mitsotakis, i cili e bëri ekonominë një “shtyllë” qendrore të fushatës së tij. Indeksi i Përgjithshëm i Bursës së Athinës është rritur më shumë se 36% këtë vit dhe yield-i i obligacioneve 10-vjeçare greke është rreth 3.6%, më i ulëti në rreth 10 muaj.
Mitsotakis synoi transformimin ekonomik të Greqisë, duke bërë që Produkti i Brendshëm Bruto të rikuperohet pothuajse aty ku ishte kur vendi humbi aftësinë për të shlyer borxhin e tij në 2010 - ën. Papunësia është përgjysmuar nga kulmi i saj prej 28% dhe aksionet dhe obligacionet janë ngritur lart.
Gjatë periudhës parazgjedhore, Mitsotakis u bëri thirrje grekëve t'i jepnin një shumicë të fortë në mënyrë që ai të mund të reformonte kombin. Ai u zotua të rrisë pagat në sektorin publik dhe të nxisë ekonominë për të ndihmuar në ngritjen e pagave të punëtorëve të sektorit privat. Ai premtoi gjithashtu përmirësim të ndjeshëm të sistemit shëndetësor dhe përshpejtim të proceseve në çështjet gjyqësore.
Sfida e parë për qeverinë e re do të jetë përmirësimi i vlerësimit të borxhit sovran të vendit aktualisht në nivel të padëshiruar, të cilin Greqia e mori 13 vjet më parë gjatë krizës financiare globale. Mitsotakis do të kërkojë gjithashtu të trajtojë deficitin e llogarisë rrjedhëse të Greqisë, e cila, për shkak të goditjes së çmimit të energjisë, arriti në 9.6% të prodhimit të brendshëm bruto në 2022 - shin nga 5.5% një vit më parë.
Ai ka thënë gjithashtu se lufta kundër evazionit fiskal do të ishte një nga prioritetet e administratës së tij të re. Shefi i Bankës së Greqisë, Yannis Stournaras tha për mediat në vend se grekët po deklaronin të ardhura me vlerë 80 miliardë euro, edhe pse konsumi ishte 140 miliardë euro me depozitat në rritje në të njëjtën kohë.
Mitsotakis premtoi të rrisë pagën minimale gjatë mandatit të tij të ardhshëm katërvjeçar në 950 euro në muaj nga 780 euro. Në vitin 2010 para krizës së borxhit të vendit, paga mesatare ishte 740 euro. Ai tha gjithashtu se të ardhurat mesatare mujore në sektorin privat do të arrijnë në 1.500 euro nga pak më pak se 1.200 euro deri në fund të mandatit të tij, pasi ai do të vazhdojë të përpiqet të tërheqë më shumë investime në vend. Situatë që do të sjellë punë më të mira dhe më të paguara.
Greqia është një nga vendet që ka përfituar më së shumti nga fondet e Bashkimit Europian që ndahen nëpërmjet Institucionit të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës, i krijuar për të ndihmuar vendet anëtare të BE-së të kapërcejnë pasojat e pandemisë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Pse duhet të përdorim më pak GPS?
Gati për një udhëtim të këndshëm me GPS? Megjithatë, nuk thuhet saktësisht se varësia nga një navigator është një zakon i mirë, sepse duke lëvizur në mënyrë të......

Fitorja e konservatorëve në Greqi - Çfarë nënkupton kjo për vendin?
Partia konservatore Demokracia e Re e Greqisë arriti të fitojë në zgjedhjet parlamentare me votuesit që i dhanë reformistit Kyriakos Mitsotakis një mandat......

Pse Bitcoin është rritur me 12% këtë muaj edhe pse pothuajse askush nuk po e tregton atë?!
Bitcoin është rritur ndjeshëm këtë muaj, por jo për arsye që mund të mendoni. Monedha dixhitale më e madhe në botë është rritur më shumë se 12% që nga fillimi......

Parashikimi i OPEC: Kërkesa për naftë do të arrijë në 110 milionë fuçi në ditë në vitin 2045!
Kërkesa globale për naftë do të rritet në 110 milionë fuçi në ditë në rreth 20 vjet, duke e rritur kërkesën botërore për energji me 23%, tha të hënën......

Raporti i OKB-së: Më shumë njerëz po marrin drogë aktualisht në mbarë botën sesa 10 vite më parë!
Gjithnjë e më shumë njerëz po marrin drogë në mbarë botën. Kjo rezultoi sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara që thotë se numri i atyre që injektojnë......

Kush është Yevgeny Prigozhin dhe grupi Wagner? - Çfarë duhet të dini për kompaninë ushtarake private ruse
Për vite me radhë, ajo u mbulua me fshehtësi, më pas me turp. Tani, ndërsa një luftë e dukshme për pushtet sjell konfuzion dhe pretendime për një kryengritje......

Eurozonë, ngadalësim i mprehtë i rritjes së kreditimit - Gjermania, vendi që regjistron situatën më kritike
Normat e larta të interesit do të ruajnë një kufi mbi ritmin e huadhënies bankare në Europë këtë vit dhe vitin e ardhshëm, me një ngadalësim të veçantë të......

Burimet e rinovueshme nuk “ndërhynë” tek karburantet - Të dhënat e vitit 2022 konfirmojnë ruajtjen e ekuilibrave
Kërkesa globale për energji u rrit me 1% vitin e kaluar dhe rritja rekord e burimeve të rinovueshme nuk bëri asgjë për të zhvendosur dominimin e lëndëve......