Kursi i këmbimit, buxheti 2022 me 300 Mln euro plus - Efekti në portofolin e borxhit të shprehur në valutë arriti në 31.7 miliardë lekë

Përtej segmentit të eksportuesve, ekonomia shqiptare ka përfituar nga nënçmimi rekord i euros në raport me lekun, por fituesja më e madhe është padyshim qeveria. Ajo ka një bilanc pozitiv prej 300 milionë eurosh në portofolin e borxhit në hakun kohor të një viti. Sipas shifrave përfundimtare të publikuara nga Ministria e Financave, në fund të muajit dhjetor 2022, borxhi publik u vlerësua në nivelin 1,378 trilionë lekë, ose 64.6% e PBB. Niveli i borxhit ndaj PBB-së u ul me 9.9 p.p. krahasuar me fundin e 2021. Në terma nominalë, niveli i borxhit gjatë vitit 2022 është ulur me 4.3 miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit 2021. Është llogaritur një efekt i kursit të këmbimit në portofolin e borxhit të shprehur në valutë prej rreth 31.7 miliardë lekësh, ose rreth 1.5% të PBB-së, ose rreth 300 milionë euro me kursin aktual të këmbimit.
Treguesit përfundimtar të huamarrjes publike zbardhin gjithashtu se ka pasur një kërkesë më të ulët për letrat me vlerë të borxhit të qeverisë në tregun e brendshëm, si rezultat i një niveli pasigurie të lartë në tregje dhe pritshmërive për rritje të normave të interesit, shkaktuar nga zhvillimet e konfliktit Rusi-Ukrainë.
Huamarrja në terma bruto u realizua në vlerën 386.1 miliardë lekë, nga të cilat 92.7% u financuan nëpërmjet burimeve të brendshme dhe 7.3% nëpërmjet burimeve të huaja. Në tregun e brendshëm huamarrja bruto rezultoi në vlerën prej 357.9 miliardë lekë. Financimi neto, krahasuar me vitin e kaluar është më i ulët. Megjithatë, realizimi i një huamarrje më të ulët nga ajo e pritshme për periudhën në fjalë, nuk ka ndikuar në financat publike duke qenë se kjo periudhë nga ana tjetër është karaktrizuar nga zhvillime pozitive në drejtim të të ardhurave buxhetore dhe një niveli likuiditeti të mjaftueshëm gjatë gjithë periudhës.
Lorenc Rabeyta/SCAN

Siguria e furnizimit me gaz - Drafti/ Shqipëria pa infrastrukturë të mirëorganizuar, por me plan emergjence
Edhe pse Shqipëria nuk zotëron infrastrukturë të mirëorganizuar të gazit natyror, qeveria po avancon me hartimin e dokumenteve që rrjedhin nga detyrimet......

Shqipërisë i shtohen hyrjet edhe nga Afrika e Azia - Turistët, jo vetëm nga Europa. Rritje e fortë edhe SHBA
Në këto 5 muaj të vitit, janar-maj, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 2 milionë e 389 mijë e 899 persona. Shifra është......

Investimet e huaja vijojnë me rekord - 308 milionë euro në Janar-Mars, kryesojnë Hollanda dhe Italia
Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në tremujorin e parë të vitit në vendin tonë fiksohet pranë rreth 308 milionë eurove, që është shifra më e lartë e......

Ministrja Krifca në Kalabri: Këtu është vendi ku duhet të lindë brandi i parë italo-shqiptar
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca po zhvillon një vizitë zyrtare pune në Itali, në rajonin e Kalabrisë, në zonën arbëreshe. Pas vizitës......

Sa dhe si shpenzojmë për ushqime në muaj? - 167 euro për person. “Të fiksuar” me fruta-perime, mish, bulmet, ndryshe nga europianët
Ushqimi zë thuajse 40% të buxhetit të një familje shqiptare dhe është i barabartë me rreth 31% të asaj që prodhon ekonomia në një vit. Por, sa kushton dhe......

Mitsotakis, fokusi në ekonomi pas fitores - Të gjitha sfidat me të cilat do të përballet qeveria e re
Mitsotakis do të fokusohet në ekonominë e vendit pas fitores vendimtare në zgjedhjet e së dielës. Tregjet mbështeten tashmë pas perspektivës së një mandati......

Pse duhet të përdorim më pak GPS?
Gati për një udhëtim të këndshëm me GPS? Megjithatë, nuk thuhet saktësisht se varësia nga një navigator është një zakon i mirë, sepse duke lëvizur në mënyrë të......

Fitorja e konservatorëve në Greqi - Çfarë nënkupton kjo për vendin?
Partia konservatore Demokracia e Re e Greqisë arriti të fitojë në zgjedhjet parlamentare me votuesit që i dhanë reformistit Kyriakos Mitsotakis një mandat......