Siguria e furnizimit me gaz - Drafti/ Shqipëria pa infrastrukturë të mirëorganizuar, por me plan emergjence

Edhe pse Shqipëria nuk zotëron infrastrukturë të mirëorganizuar të gazit natyror, qeveria po avancon me hartimin e dokumenteve që rrjedhin nga detyrimet ligjore dhe rregulloret e Parlamentit Evropian, në drejtim të sigurisë së funrizmit me gaz. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik projektvendimin “Për miratimin e planit të emergjencës për gazin natyror”, ku ndër të tjera konkretizohet mënyra e bashkëpunimit të strukturave të drejtimit në rast se ai të bëhet funskional.
Sipas relacionit, që shoqëron draftin, kjo mundëson rritjen e shpejtësisë së marrjes së masave, për përballimin e emergjencave dhe krizave në furnizimin e tregut me gaz natyror. Dokumenti është hartuar, duke marrë si referencë një prej vendeve të Bashkimit Evropian, i cili zotëron një infrastrukturë të mirëorganizuar të gazit natyror. Por, gjithsesi impakti sipas hartuesve pritet të jetë minimal.
“Duke marrë parasysh kushtet në të cilat ndodhemi ku në vendin tonë mungon një infrastrukturë e mirëfilltë për depozitimin, transportimin, shpërndarje për gazin natyror, vlerësojmë se impakti i këtij akti ligjor do të jetë i papërfillshëm dhe jo produktiv në kushtet kur mungon infrastruktura e nevojshme për zbatim e tij”, - thuhet ndër të tjera në relacion.
Nisur nga kjo situatë, edhe zbatimi i projektvendimit nuk shoqërohet me impakte financiare për buxhetin e shtetit. Aktualisht, gazifikimi i vendit është ende në letër, teksa një sërë projektesh janë prezantuar nga qeveria, por deri më tani nuk kanë nisur zbatimin.
SCAN
Sondazh

Shqipërisë i shtohen hyrjet edhe nga Afrika e Azia - Turistët, jo vetëm nga Europa. Rritje e fortë edhe SHBA
Në këto 5 muaj të vitit, janar-maj, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 2 milionë e 389 mijë e 899 persona. Shifra është......

Investimet e huaja vijojnë me rekord - 308 milionë euro në Janar-Mars, kryesojnë Hollanda dhe Italia
Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në tremujorin e parë të vitit në vendin tonë fiksohet pranë rreth 308 milionë eurove, që është shifra më e lartë e......

Ministrja Krifca në Kalabri: Këtu është vendi ku duhet të lindë brandi i parë italo-shqiptar
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca po zhvillon një vizitë zyrtare pune në Itali, në rajonin e Kalabrisë, në zonën arbëreshe. Pas vizitës......

Sa dhe si shpenzojmë për ushqime në muaj? - 167 euro për person. “Të fiksuar” me fruta-perime, mish, bulmet, ndryshe nga europianët
Ushqimi zë thuajse 40% të buxhetit të një familje shqiptare dhe është i barabartë me rreth 31% të asaj që prodhon ekonomia në një vit. Por, sa kushton dhe......

Mitsotakis, fokusi në ekonomi pas fitores - Të gjitha sfidat me të cilat do të përballet qeveria e re
Mitsotakis do të fokusohet në ekonominë e vendit pas fitores vendimtare në zgjedhjet e së dielës. Tregjet mbështeten tashmë pas perspektivës së një mandati......

Pse duhet të përdorim më pak GPS?
Gati për një udhëtim të këndshëm me GPS? Megjithatë, nuk thuhet saktësisht se varësia nga një navigator është një zakon i mirë, sepse duke lëvizur në mënyrë të......

Fitorja e konservatorëve në Greqi - Çfarë nënkupton kjo për vendin?
Partia konservatore Demokracia e Re e Greqisë arriti të fitojë në zgjedhjet parlamentare me votuesit që i dhanë reformistit Kyriakos Mitsotakis një mandat......

Pse Bitcoin është rritur me 12% këtë muaj edhe pse pothuajse askush nuk po e tregton atë?!
Bitcoin është rritur ndjeshëm këtë muaj, por jo për arsye që mund të mendoni. Monedha dixhitale më e madhe në botë është rritur më shumë se 12% që nga fillimi......