Shqipërisë i shtohen hyrjet edhe nga Afrika e Azia - Turistët, jo vetëm nga Europa. Rritje e fortë edhe SHBA

Në këto 5 muaj të vitit, janar-maj, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 2 milionë e 389 mijë e 899 persona. Shifra është publikuar nga Instat, sipas të cilit, ky numër është rritur me 42,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Shifra konfirmon se Shqipëria është kthyer në një destinacion të rritjes së fortë të turizmit. SCAN ka analizuar në mënyrë të detajuar se nga po i vijnë turistët apo vizitorët Shqipërisë.
Referuar të dhënave që Instat ka përpunuar nga informacioni i siguruar nga Policia e Shtetit, pjesa dërrmuese e hyrjeve është nga Europa e më konkretisht nga pjesa jugore e saj. Megjithatë, ajo që konstatohet është se ka një tendencë të fortë rritëse të turistëve nga kontinentet e tjera.
Rritje të fortë kanë pësuar hyrjet nga Afrika. Në periudhën janar-maj 2023, rezulton se janë më shumë se 4200 hyrje nga afrika, në një kohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri ishte vetëm 940. Pra, këtë vit ka një rritje me 3200 hyrje më shumë.
Po ashtu, hyrjet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritje të ndjeshme. Nga 39 mijë që ishte vitin e kaluar, këtë 5-mujor shifra është rritur në 55 mijë. Nga rajoni i Azisë Lindore dhe Paqësori rritja është gjithashtu e fortë pasi nga rreth 6 mijë hyrje, numri është rritur në 15 mijë. Lindja e Mesme ka gjithashtu rritje, por jo në intensitetin e rajoneve të tjera të botës, me vetëm 500 hyrjë me shumë në 6 muaj. Ndërkohë, hyrjet nga Azia e Jugut janë rritur nga 2 mijë e 500 në 4 mijë e 400. E ndërsa në Shqipëri rritet numri i hyrjeve të shtetasve të huaj, nuk mungon as rritja e numrit të daljeve të shtetasve shqiptarë, ku rritja e këtij 5-mujori, është me rreth 1 milionë dalje më shumë se 5-mujorin e vitit të kaluar.
SCAN
Sondazh

Investimet e huaja vijojnë me rekord - 308 milionë euro në Janar-Mars, kryesojnë Hollanda dhe Italia
Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në tremujorin e parë të vitit në vendin tonë fiksohet pranë rreth 308 milionë eurove, që është shifra më e lartë e......

Ministrja Krifca në Kalabri: Këtu është vendi ku duhet të lindë brandi i parë italo-shqiptar
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca po zhvillon një vizitë zyrtare pune në Itali, në rajonin e Kalabrisë, në zonën arbëreshe. Pas vizitës......

Sa dhe si shpenzojmë për ushqime në muaj? - 167 euro për person. “Të fiksuar” me fruta-perime, mish, bulmet, ndryshe nga europianët
Ushqimi zë thuajse 40% të buxhetit të një familje shqiptare dhe është i barabartë me rreth 31% të asaj që prodhon ekonomia në një vit. Por, sa kushton dhe......

Mitsotakis, fokusi në ekonomi pas fitores - Të gjitha sfidat me të cilat do të përballet qeveria e re
Mitsotakis do të fokusohet në ekonominë e vendit pas fitores vendimtare në zgjedhjet e së dielës. Tregjet mbështeten tashmë pas perspektivës së një mandati......

Pse duhet të përdorim më pak GPS?
Gati për një udhëtim të këndshëm me GPS? Megjithatë, nuk thuhet saktësisht se varësia nga një navigator është një zakon i mirë, sepse duke lëvizur në mënyrë të......

Fitorja e konservatorëve në Greqi - Çfarë nënkupton kjo për vendin?
Partia konservatore Demokracia e Re e Greqisë arriti të fitojë në zgjedhjet parlamentare me votuesit që i dhanë reformistit Kyriakos Mitsotakis një mandat......

Pse Bitcoin është rritur me 12% këtë muaj edhe pse pothuajse askush nuk po e tregton atë?!
Bitcoin është rritur ndjeshëm këtë muaj, por jo për arsye që mund të mendoni. Monedha dixhitale më e madhe në botë është rritur më shumë se 12% që nga fillimi......

Parashikimi i OPEC: Kërkesa për naftë do të arrijë në 110 milionë fuçi në ditë në vitin 2045!
Kërkesa globale për naftë do të rritet në 110 milionë fuçi në ditë në rreth 20 vjet, duke e rritur kërkesën botërore për energji me 23%, tha të hënën......