Shqipëria Postuar më 20 Tetor 2025, 16:00

“Komisioni i Venecias, thelbësor për reformën në drejtësi” - Rama: Kontribut historik që na ndihmoi të ruajmë “busullën” e orientimit

Nga Elisabeta Dosku

“Komisioni i Venecias, thelbësor për reformën në

Komisioni i Venecias ka luajtur një rol thelbësor për realizimin e reformës në drejtësi dhe  përmirësimin e Kodit Zgjedhor.  I pranishëm në Konferencën "30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”,  Kryeministri Rama theksoi se Komisioni ka qenë një udhërrëfyes i rëndësishëm për të mos humbur busullën e orientimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Sot Komisioni i Venecias ka në bilancin e vet edhe kontributin e paçmuar për Kushtetutën e parë të shtetit demokratik shqiptar, asaj të vitit 1998. Dhe po ashtu, ka në bilancin e vet edhe një sërë ndërhyrjesh të rëndësishme në procese ku mendimi i Komisionit ka luajtur rol vendimtar për kahjen e procesit. Ka në bilanc dy kontribute kyçe për historinë e re ende e zhvillimeve demokratike në Shqipëri, kontributet për Kodin Zgjedhor, të cilat kanë mbështetur thelbësisht përmirësimin e këtij Kodi dhe kanë forcuar garancinë e standarteve demokratike dhe nga ana tjetër kontributin historik për reformën më të thellë dhe të vështirë që ka bërë Shqipëria, reformën në drejtësi, ku komisioni ka qenë bashkëudhëtar i pandarë, udhërrëfyes si gjithmonë i matur dhe autoritet që na ka ndihmuar të ruajmë busullën dhe të orientohemi në drejtimin e duhur”.

Ndërsa ish kreu i Komisionit të Venecias theksoi se është shumë e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë të përparojë në zbatimin e tre parimeve të Këshillit të Europës, për një anëtarësim të plotë në BE.

“Bashkëpunimi me Komisionin e Venecias synon të zbatojë tre parimet kryesore të Këshillit të Europës : demokracia, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit. Ne duhet të vazhdojmë të sigurojmë një përputhje të demokracisë shqiptare me këto parime. Shqipëria mund dhe duhet të përparojë për të mirën e popullit të saj dhe për një integrim të plotë në familjen europiane”.

Me rastin e 35 vjetorit të Komisionit të Venecias dhe 30 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës,  u zhvillua në Tiranë konferenca jubilare, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të qeverisë, drejtësisë, institucioneve të pavarura dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat