Sezoni veror drejt kulmit, ristrukturohet shërbimi i kërkim-shpëtimit - Ndryshon ligji i vitit 2011, rregullohen mbivendosjet me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile

Ndërsa sezoni turistik është drejt kulmit, por bashkë me të edhe frika nga zjarret e emergjencat civile, Qeveria po ndryshon rrënjësisht ligjin për kërkim-shpëtimin. Është hedhur tashmë për konsultim publik një projektligj i cili ndryshon rrënjësisht mënyrën si funksionon shërbimi i kërkim-shpëtimit në Ministrinë e Mbrojtjes, por veçanërisht mbivendosjet e tij, kryesisht me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Një prej risive kryesor që sjellin ndryshimet janë përkufizimet për Qendrën e Përbashkët të Koordinim-Shpëtimit, Qendrën Ajrore të Koordinim-Shpëtimit, Qendrën Detare të Koordinim-Shpëtimit.
Ndryshimet do të sjellin në skenë Komitetin Kombëtar të Kërkim-Shpëtimit. Sipas relacionit që shoqëron projektligjin, është gjykuar ngritja dhe funksionimi i tij pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe se përbërja dhe detyrat konkrete të tij do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Ky komitet është menduar paraprakisht të kryesohet nga Koordinatori Kombëtar i Kërkimit-Shpëtimit, i cili është shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së dhe anëtarë të këtë përfaqësues nga të gjitha ministritë përgjegjëse për fushën e kërkim-shpëtimit, si dhe nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.
- Sa i përket Inspektoratit të Kërkim-Shpëtimit SAR, duke qenë se vetë organizimi i shërbimit të kërkim-shpëtimit është pranë Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe asetet kryesore në dispozicion të këtij shërbimi janë pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, është gjykuar se dhe ngritja dhe funksionimi i këtij inspektorati të jetë pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Konkretisht, duke qenë se fusha e përgjegjësisë së inspektoratit është inspektimi i shërbimit të kërkim-shpëtimit, është gjykuar funksionimi i tij pranë Drejtorisë së Inspektimit të Përgjithshëm. Miratimi i këtij ligji do të shoqërohet më tej edhe me ndërhyrjen në strukturën organizative aktuale të Ministrisë së Mbrojtjes, duke shtuar edhe një sektor për inspektimin e shërbimit të kërkim-shpëtimit pranë kësaj drejtorie (DIP), thekson relacioni shoqërues i projektligjit.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Kursi i këmbimit, buxheti 2022 me 300 Mln euro plus - Efekti në portofolin e borxhit të shprehur në valutë arriti në 31.7 miliardë lekë
Përtej segmentit të eksportuesve, ekonomia shqiptare ka përfituar nga nënçmimi rekord i euros në raport me lekun, por fituesja më e madhe është padyshim......

Siguria e furnizimit me gaz - Drafti/ Shqipëria pa infrastrukturë të mirëorganizuar, por me plan emergjence
Edhe pse Shqipëria nuk zotëron infrastrukturë të mirëorganizuar të gazit natyror, qeveria po avancon me hartimin e dokumenteve që rrjedhin nga detyrimet......

Shqipërisë i shtohen hyrjet edhe nga Afrika e Azia - Turistët, jo vetëm nga Europa. Rritje e fortë edhe SHBA
Në këto 5 muaj të vitit, janar-maj, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 2 milionë e 389 mijë e 899 persona. Shifra është......

Investimet e huaja vijojnë me rekord - 308 milionë euro në Janar-Mars, kryesojnë Hollanda dhe Italia
Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në tremujorin e parë të vitit në vendin tonë fiksohet pranë rreth 308 milionë eurove, që është shifra më e lartë e......

Ministrja Krifca në Kalabri: Këtu është vendi ku duhet të lindë brandi i parë italo-shqiptar
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca po zhvillon një vizitë zyrtare pune në Itali, në rajonin e Kalabrisë, në zonën arbëreshe. Pas vizitës......

Sa dhe si shpenzojmë për ushqime në muaj? - 167 euro për person. “Të fiksuar” me fruta-perime, mish, bulmet, ndryshe nga europianët
Ushqimi zë thuajse 40% të buxhetit të një familje shqiptare dhe është i barabartë me rreth 31% të asaj që prodhon ekonomia në një vit. Por, sa kushton dhe......

Mitsotakis, fokusi në ekonomi pas fitores - Të gjitha sfidat me të cilat do të përballet qeveria e re
Mitsotakis do të fokusohet në ekonominë e vendit pas fitores vendimtare në zgjedhjet e së dielës. Tregjet mbështeten tashmë pas perspektivës së një mandati......

Pse duhet të përdorim më pak GPS?
Gati për një udhëtim të këndshëm me GPS? Megjithatë, nuk thuhet saktësisht se varësia nga një navigator është një zakon i mirë, sepse duke lëvizur në mënyrë të......