Vit krize, por €529 mln më shumë në banka/ Depozitat u rritën në 2022-shin, por vetëm në valutë, në tkurrje ato në lekë

Viti 2022 është mbyllur me 1.277 trilionë lekë depozita në paranë e gjerë, sinjalizojnë shifrat e Bankës së Shqipërisë. Krahasuar me Dhjetorin e vitit 2021, rritja fiksohet në 5%. Kjo rritje rezulton të jetë më e ulët se dy vitet pararendëse, duke qenë se në 2021-shin depozitat bankare rriteshin me plot 9.3% dhe në 2020-ën me 8.3%. Gjithsesi, duke pasur parasysh edhe faktin se vitit 2022 ka qenë viti i krizës, rritja e depozitave me hapin më të madh që nga 2019-ta, duket një sinjal i mirë, për ekonominë dhe sektorin bankar në tërësi.
Shifrat e analizuara nga `Scan Intel` në lidhje me depozitat tregojnë se, në vlerë monetare depozitat në paranë e gjerë gjatë vitit 2022 janë rritur me plot 61.38 miliardë lekë. Pra, bëhet fjalë për thuajse 529 milionë euro më shumë në banka, në një vit krize, ku inflacioni ka goditur thuajse çdo sektor dhe segment të ekonomisë, që nga individët e deri te bizneset. Vetëm vitet 2007 dhe 2019 regjistrojnë rritje më të madhe absolute vjetore se 2022-shi sa i përket depozitave në paranë e gjerë, të paktën që prej vitit 2002, kur edhe ndalen shifrat publike.
Për të kuptuar nëse janë rritur realisht paratë në qarkullim në një vit krize, apo ka qenë thjesht një tendencë për t`i depozituar ato në banka, kalojmë te analiza e agregatëve monetarë. Indikatori që mat paranë në qarkullim jashtë bankave tregon se ritmi në 2022-shin nuk ka ndryshuar aspak. Ky tregues është rritur me vetëm 5.8% gjatë vitit të kaluar. Po kaq, pra 5.8% është norma mesatare e rritjes së këtij treguesi përgjatë 19 viteve pararendëse, pra nga 2003-shi. Depozitat në paranë e gjerë i referohen depozitave në banka, llogari rrjedhëse, llogari me afat dhe pa afat, në lekë e në valutë. Por, situata ndryshon tërësisht nëse të dhënat i analizojmë sipas valutës. Në lekë, depozitat në paranë e gjerë kanë rënë gjatë vitit të kaluar, paçka se në vlerë të vogël, me vetëm 636 milionë lekë, ose -0.1%. Kjo është rënia e parë që prej vitit 2018 e depozitave në lekë, të cilat në Dhjetor të vitit 2022 fiksohen në 551 miliardë lekë, nga rreth 552 miliardë lekë që ishin në Dhjetor të vitit 2021. Nga ana tjetër, krejt e kundërta ka ndodhur me depozitat në paranë e gjerë në valutë. Këto të fundit janë rritur me plot 9.3%, dhe që është rritja e dytë më e lartë në një dekadë, pas vitit 2021. Depozitat në valutë janë ngjitur pranë 725 miliardë lekëve në Dhjetor 2022, nga 663 miliardë lekë që ishin në Dhjetor të vitit 2021. Madje, duke pasur parasysh edhe zhvlerësimin e ndjeshëm të euros, kundrejt monedhës vendase, depozitat në valutë janë rritur më shumë se kaq, pasi për efekt statistikor ato shprehen në lekë në statistikat publike.
Pra, shifrat tregojnë se viti 2022, ai i krizës së çmimeve ka sjellë një rritje të depozitave në paranë e gjerë me mbi 5%, ose rreth 61.4 miliardë lekë, por se kjo rritje ka ardhur vetëm si pasojë e kursimeve në valutë. Depozitat në lekë janë tkurrur, dhe kryesisht këto të fundit i referohen individëve, të punësuarve, bizneseve të vogla, pra shtresës së varfër dhe të mesme. Pra, 529 milionë eurot shtesë në banka gjatë vitit të kaluar, janë vetëm në valutë.
Sondazh

Indeksi global i bujarisë, Shqipëria e 96-ta në botë/ Renditemi si vendi "më pak bujar" në rajon, dhe i parafundit në botë për vullnetarizmin
Sipas Indeksit të Bujarisë 2022, të publikuar nga “Fondacioni i ndihmës dhe bamirësisë” (Charities Aid Foundation), Shqipëria renditet në vend të 96-të sa i......

Korrupsioni, Shqipëria më keq se 6 vite më parë/ Transparency International: Përmirësim me vetëm 1 pikë, renditet e 101-ta në botë për vitin 2022
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2022 (CPI) i publikuar nga “Transparency International” tregon se shumica e vendeve në botë po dështojnë të ndalojnë......

Blegtoria, Shqipëria me rënien më të madhe në Europë/ Deri në 32% më pak krerë në 7 vite, mbi 8 herë më shumë se mesatarja e BE
“Scan Intel” ka analizuar statistikat publike për të kuptuar nëpërmjet shifrave realitetin e blegtorisë shqiptare dhe rënien e qendrueshme dhe drastike nga......

Transporti "vulos" rënien e tregtisë në 2022-shin/ Rritja e çmimeve ka nxitur një tkurrje prej rreth 20%. "Shpëton" vetëm transporti ajror, "falë" turizmit
Të dhënat e INSTAT përmes publikimit “Statistikat e Transportit” përgjatë muajit dhjetor tregojnë për një rënie të volumit të mallrave të transportuara në......

2022 konfirmohet vit rekord për turizmin/ Rreth 30% më shumë të huaj. Tejkalohet edhe viti 2019-të
Janë regjistruar gjithsej 13 milion hyrje në territorin e Shqipërisë gjatë vitit 2022, nga të cilat 7.5 milion janë shtetas të huaj, sipas të dhënave më të......

Cila pikë kufitare ka më shumë kalime? Morina, zë 43.1% të peshës së lëvizjeve gjithsej, rreth 3.2 milion hyrje gjatë vitit 2021
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi numrin e pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet transportit rrugor duke përfshirë hyrjet......

Koncesioni që po ikën me 110 mln euro fitime neto/ "Aleat" i pasaportave, 404 mln euro xhiro dhe marzhe fitimi prej 32%, në më shumë se një dekadë
Prej më shumë se një dekade në vendin tonë, shërbimi i prodhimit dhe ofrimit të dokumentave biometrikë si pasaporta dhe karta e identitetit është ofruar nga......

Hoteleria me rënie në nëntor/ Më shumë vizitorë, por bien netë qëndrimet me 2.7%
Strukturat akomoduese duket se me nëntorin e vitit 2022 morën një kthesë ndryshe nga ajo që kishim parë gjatë muajve të verës apo edhe gjatë shtatorit e......