Koncesioni që po ikën me 110 mln euro fitime neto/ "Aleat" i pasaportave, 404 mln euro xhiro dhe marzhe fitimi prej 32%, në më shumë se një dekadë

Prej më shumë se një dekade në vendin tonë, shërbimi i prodhimit dhe ofrimit të dokumentave biometrikë si pasaporta dhe karta e identitetit është ofruar nga koncesionari “Aleat Sh.p.k”. Kjo kompani ka operuar në Shqipëri në bazë të një kontrate koncesionare të lidhur ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe konsorciumit të IDEMIA SA (Francë) dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve (Shqipëri).
Kontrata u nënshkua në vitin 2008, dhe në 2013 u dakordësua për një zgjatje të saj me 10 vite. Viti 2023 shënon përfundimin e marrëveshjes, shërbimi i së cilës do të kalohet nën zotërimin dhe administrimin e shtetit shqiptar. Ajo çfarë vlen për t`u përmendur është që “Aleat Shpk” renditet si kontrata koncesionare me fitimet më të larta në vendin tonë.
Për këto arsye, “Scan Intel” vendosi të konsultohej me pasqyrat financiare të depozituara pranë “Qendrës Kombëtare të Biznesit” për të kuptuar sa ka qënë fitimi neto, xhiro vjetore apo dhe detyrimet tatimore të paguara nga kjo kompani, që nga viti 2010 e deri në përfundim të vitit 2021.
Në njëmbëdhjetë vite aktivitet që shfaqet në bilance, “Aleat Sh.p.k” ka rezultuar me një fitim neto në total prej 12.8 miliardë lekësh ose 110 milionë euro. Për sa i takon xhiros vjetore përgjatë këtyre viteve, shifra fiksohet në vlerën e 47 miliardë lekëve ose 404 milonë euro, ndërkohë që 2.2 miliardë lekë ose 18.8 milionë euro janë paguar si tatim mbi fitimin.
Viti 2021, shënon vitin me xhiron më të lartë vjetore, ku konkretisht kjo shifër shkon në 6.5 miliardë lekë, dhe ndiqet nga xhiro vjetore e 2010-tës, me 6.2 miliardë lekë, si dhe ajo e 2020-tës, me 6.14 miliardë lekë. Vitet me xhiron më të ulët vjetore janë 2014-ta, me vetëm 1.5 miliardë lekë dhe viti 2013-të me 1.65 miliardë lekë. Për sa i takon fitimit neto (pas tatimeve), shohim që vitet më fitimprurëse janë tre vitet e fundit, 2019-2021, rreth vlerës së 2 miliardë lekëve për secilin vit. Fitimet më të ulta neto kanë rezultuar gjatë viteve 2012-2014, kur mesatarisht fitimet kanë qenë në vlerën e 280 milion lekëve.
Nëse shohim raportin “fitim para tatimit” kundrejt “xhiros vjetore” gjithsej për të njëmbëdhjetë vitet, marrim një marzh prej 31.91%. Ndërsa në veçanti, viti me marzhin më të lartë dallohet 2015-ta, në nivelin e 46.1%. Viti që regjistron marzhin më të ulët të fitimit është 2014-ta, me vetëm 13.16%.
Pra, nga Shqipëria do të largohet një koncesionar, i cili në pak më shumë se një dekadë ka fituar të paktën 110 milionë euro neto nga vetë shqiptarët, për të prodhuar pasaportat dhe kartat e identitetit. Kujtojmë se në këtë bilanc mungon viti 2022, duke qenë se të dhënat ligjërisht duhet të depozitohen brenda muajit korrik. Gjithashtu, kompania pritet të gjenerojë të ardhura dhe fitime edhe gjatë këtij viti, deri në muajin korrik, kur pritet të mbarojë kontrata e rinovuar në vitin 2013 me shtetin shqiptar. Pra, bilanci prej 110 milionë eurosh fitime është vetëm paraprak dhe shifra përfundimtare do të jetë më e lartë se kaq.
Sondazh

Hoteleria me rënie në nëntor/ Më shumë vizitorë, por bien netë qëndrimet me 2.7%
Strukturat akomoduese duket se me nëntorin e vitit 2022 morën një kthesë ndryshe nga ajo që kishim parë gjatë muajve të verës apo edhe gjatë shtatorit e......

Bilanci i tregtisë së jashtme për 2022-shin/ "Made in Albania" bie me 10%. Eksportuam 278 mln euro më shumë naftë, importuam 14% më pak
“Scan Intel” ka kryer një analizë të detajuar të tregtisë së jashtme përgjatë vitit 2022, referuar të dhënave të “Institutit të Statistikave”, për të kuptuar......

2022 u mbyll me tregtinë nën ndikimin e çmimeve/ Në dhjetor eksportet u rritën me 26%, importet me 7.7%, në vlerë
Rritja e ndjeshme e çmimeve, si për produktet e importit, ashtu edhe për ato të eksportit e ka mbyllur vitin 2022 me një `fryrje` të ndjeshme të tregtisë së......

Shqipëria përballë “gjigantëve”/ Krahasimi mes asaj që ekonomia jonë prodhon në vit me kompani si “Amazon”, “Apple”, “Google”
Një nga sfidat e ekonomisë botërore lidhet me fenomenin e thellimit të pabarazisë ekonomike. Çdo ngjarje sociale apo politike po ndikon në thellimin e......

"Dita e lirisë" për shqiptarët është 16 marsi/ Deri në këtë datë punojmë për taksat, më pas për veten
Taksat janë një element i qenësishëm në mbarëvajtjen dhe funksionimin e një shteti. Megjithatë, në vende të vogla dhe me ekonomi të brishtë si ajo e......

Jemi të fundit në Europë për paratë që na jep qeveria/ Vetëm 644 euro për frymë në vit, 7 herë më pak se mesatarja e BE, 30 herë më pak se Luksemburgu
Konsumi Final i Qeverisë, që është edhe një prej komponentëve të Prodhimit të Brendshëm Bruto sipas metodës së shpenzimeve, ndër të tjera, gjerësisht......

5 rreziqet kryesore për ekonominë shqiptare/ WEF: Sëmundjet, siguria kibernetike, inflacioni, kriza e lëndëve të para, “grabitja” e aseteve
Edhe këtë vit, Forumi Ekonomik Botëror (WEF) ka publikuar raportin e rreziqeve për ekonominë globale. Mes vendeve të marra në analizë është edhe Shqipëria, për......

Çfarë cilësie ka vaji i ullirit shqiptar? Sipas një renditje globale, ndër më të dobëtat, pozicionohemi të 32-tët mes 38 shteteve prodhuese
Shqipëria si pjesë e mesdheut ka një traditë mjaft të vjetër të prodhimit të ullirit dhe vajit të tij, por vitet e fundit ka marrë akoma më shumë vëmendje për......