Shqipëria Postuar më 10 Nëntor 2025, 01:18

Numërimi i votave, garën e kryesojnë kandidatët socialistë në të pesta bashkitë

Nga SCAN TV

Numërimi i votave, garën e kryesojnë kandidatët

Në të pesta bashkitë ku pati zgjedhje të parakohshme, të dhënat paraprake të numërimit tregojnë epërsi të dukshme të kandidatëve socialistë.

Në Tepelenë, ku për herë të parë po testohet numërimi i votave me IA, paralelisht me numërimin manual, janë hapur 8 kuti, ku kryeson kandidati socialist Gramoz Sako me 1172 vota, kandidati i pavarur Gabriel Guma ka marrë 211 vota.

Në Berat, ku janë numëruar 44 kuti, kryeson socialisti Ervin Ceca me 3647 vota, ndërsa Pavlo Shkarpa. i pavarur, dhe që mbështetet nga PD, ka 750 vota. 

Në Cërrik, nga 21 kuti të mumëruara, kryeson socialisti Florenc Doka me 2338 vota, kandidati i pavarur Amarildo Hoxha me 452 vota. Kandidati i Shqipëria Bëhet, Eligert Hima ka marrë 5055 vota.

Në Vlorë, janë hapur 129 kuti, kryeson socialistja Brunilda Mersini me 9106 vota. Dionis Sota, i pavarur që mbështet PD, ka 1275 vota ndërsa Gjergji Nika, gjithashtu i pavarur, ka 1073 vota.

Në Mat, janë hapur 8 kuti, ku gjithashtu kryeson kandidati socialist Altin Bojni me 1481 vota. Kandidati i pavarur që mbështetet nga PD, Eduart Brahilika ka marrë 581 vota. Ndërsa Suzana Pasha, kryetare e Forumit të Gruas në PS, gjithashtu e pavarur, ka vetëm 131 vota.

Në total, vetëm 18.45% nga 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote hodhën votën në kutitë e votimit në të pesta bashkitë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat