"Dita e lirisë" për shqiptarët është 16 marsi/ Deri në këtë datë punojmë për taksat, më pas për veten
Taksat janë një element i qenësishëm në mbarëvajtjen dhe funksionimin e një shteti. Megjithatë, në vende të vogla dhe me ekonomi të brishtë si ajo e Shqipërisë, “taksat” janë akoma koncept ku dallohet mungesë e thellë në nivelin e informimit dhe të kuptuarit të tyre, si rrjedhojë edhe një mosdijeni për barrën reale që taksat kanë në jetën e gjithësecilit.
Teorikisht, dihet që “taksat” janë burimi kryesor i të ardhurave të buxhetit të shtetit, që bëjnë të mundur sigurimin dhe përfitimin e të mirave dhe shërbimeve publike. Pavarësisht kësaj, paqartësia bëhet akoma më e dukshme mbi mënyrën se si alokohen këto të ardhura dhe nëse realisht qytetarët e marrin mbrapsht atë që paguajnë në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet taksave të ndryshme ekzistuese në vendin tonë.
Në përpjekje për të ndërgjegjësuar publikun për taksat që paguajnë, çdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës llogaritet një datë nga fillimi i vitit, pas të cilës thuhet se qytetari ka punuar mjaftueshëm për të paguar taksat e atij viti.
Nisur nga kjo, “Scan Intel”, ka vendosur të kryejë një vlerësim të ngjashëm, duke përllogaritur se kur fillon dita e lirisë nga taksat, përgjatë një viti për një qytetar shqiptar.
Në optikën tonë, kemi marrë individin që paguhet me një pagë mestare bruto prej 57,184 lekësh dhe do të marrim në konsideratë vetëm detyrimet tatimore që lindin nga puna duke lënë me një anë detyrime te tjera tatimore si taksa mbi vlerën e shtuar, taksat nacionale apo një sërë taksash të tjera.
Çdo muaj, ky individë paguan tatimin mbi të ardhurat personale në vlerën e 3,534 lekëve, sigurimet shoqerore dhe shëndetësore që përbëjnë 11.2% të pagës bruto, të cilat shkojnë në vlerën prej 6,404 lekësh. Në harkun kohor të një viti detyrimet gjithsej nga puna shkojnë në vlerën prej 1119,256 lekësh. Përgjatë një muaji, sipas kodit të punës, individi ka të llogaritura 22 ditë punë, krahasuar me pagën neto prej 47,244 i takon që në një ditë pune të fitojë rreth 2,147.45 lekë.
Bazuar në këto shifra dhe llogaritje, le të vlerësojmë një ditë të caktuar të muajit që i duhet individit (hipotetik) që të shlyejë detyrimet me shtetin dhe të “fitojë” lirinë nga taksat. Detyrimet nga puna në një vitë i pjestojmë me vlerën që fiton nga puna në ditë (119,256/2147.45) dhe si rezultat del që duhen rreth 56 ditë pune për të mbuluar detyrimin tatimor, pra duhet të punojë deri më 16 mars për shtetin, dhe më pas krijon mundësinë për të filluar të punojë për mirëqënien dhe buxhetin personal.
Sondazh
Jemi të fundit në Europë për paratë që na jep qeveria/ Vetëm 644 euro për frymë në vit, 7 herë më pak se mesatarja e BE, 30 herë më pak se Luksemburgu
Konsumi Final i Qeverisë, që është edhe një prej komponentëve të Prodhimit të Brendshëm Bruto sipas metodës së shpenzimeve, ndër të tjera, gjerësisht......
5 rreziqet kryesore për ekonominë shqiptare/ WEF: Sëmundjet, siguria kibernetike, inflacioni, kriza e lëndëve të para, “grabitja” e aseteve
Edhe këtë vit, Forumi Ekonomik Botëror (WEF) ka publikuar raportin e rreziqeve për ekonominë globale. Mes vendeve të marra në analizë është edhe Shqipëria, për......
Çfarë cilësie ka vaji i ullirit shqiptar? Sipas një renditje globale, ndër më të dobëtat, pozicionohemi të 32-tët mes 38 shteteve prodhuese
Shqipëria si pjesë e mesdheut ka një traditë mjaft të vjetër të prodhimit të ullirit dhe vajit të tij, por vitet e fundit ka marrë akoma më shumë vëmendje për......
Shqipëria, e fundit, Kosova, e para/ BB shkurton projeksionet. Këtë vit do jemi vendi me rritjen më të ulët ekonomike në rajon
Ashtu si çdo vit, Banka Botërore është institucioni që bën parashikimin e parë të vitit. Në përspektivën më të fundit mbi ekonominë globale, institucioni me......
Sa e fuqishme është Shqipëria ushtarakisht? Në vendin e 91-të në botë, e dyta në rajon, pas Serbisë
“PowerIndex”, indeksi i fuqisë ushtarake të shteteve, i finalizuar nga “Global Firepower”, i cili mat fuqinë ushtarake të 145 shteteve të ndryshme, e rendit......
Kreditë me probleme shënojnë rritje/ Pas pesë muajsh rënie, në nëntor rriten në 5.05%
Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, norma e kredive me probleme ka shënuar rritje gjatë muajit nëntor, duke shkuar në 5.05%. Pas......
Dhjetori konfirmon zbutjen e inflacionit/ Zbret në 7.4%. Për herë të parë gjatë krizës, sinjale pozitive nga ushqimet, por jo për mishin dhe bulmetin
Gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar, inflacioni ka vijuar tendencat rënëse, duke zbritur pranë 7.4%, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Instituti i......
Tirana me rritjen më të ulët të pagave/ Nën mesataren kombëtare. Elbasani me rritjen më të lartë
Gjatë vitit 2021, Tirana ka qenë qarku me rritjen më të ulët të pagës mesatare bruto, edhe pse ky qark regjistron pagën më të lartë në absolut, krahasuar me......