Shqipëria Postuar më 10 Janar 2023, 14:10

Kreditë me probleme shënojnë rritje/ Pas pesë muajsh rënie, në nëntor rriten në 5.05%

Nga SCAN TV
Kreditë me probleme shënojnë rritje/ Pas pesë muajsh

Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, norma e kredive me probleme ka shënuar rritje gjatë muajit nëntor, duke shkuar në 5.05%. Pas pesë muajsh radhazi me rënie, nëntori shënon muajin ku norma e kredive me probleme ka pësuar rritje. Përgjatë vitit, kjo normë është dominuar nga ritme rënëse, përveç muajit Prill ku pati një rritje të vogël me 0.22 pikë përqindje në 5.42%, nga 5.2% që ishte për muajin Mars.

Krahasuar me një vit më parë, treguesi i kredive me probleme ka pësuar një rënie prej 1.15 pikë përqindje, nga 6.2% që ishte në nëntorin e 2021-shit. Treguesi i huave me probleme ndaj totalit të huave, ka pësuar ndryshime të konsiderueshme përgjatë viteve, në varësi të rrethanave dhe ngjarjeve ekonomike që kanë shoqëruar vendin. Mbështetur në të dhënat zyrtare, që nga korriku i vitit 2007 deri në nëntor të 2022, vlera e më e lartë e normës së kredive me probleme është shënuar gjatë shtatorit të vitit 2014, në 25% të kredive bruto. Kjo rritje e lartë erdhi si rezultat i pasojave të vonuara që prekën ekonominë e vendit tonë për shkak të krizës financiare globale të 2007 dhe 2008.

Nga ana tjetër, mesatarisht norma e kredive me probleme që kanë shoqeruar vitin 2022, është në vlerën e 5.25%. Nisur nga sfidat e fundit ekonomike që ka kaluar vendi pritej që këto “vështirësi” të reflektoheshin edhe në shtimin e kredive me probleme në sistemin bankar, por ecuria e këtij treguesi vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe duket sikur ka tendecën të shkojë në nivelet e para krizës botërore ku mesatarisht kjo normë për vitin 2008 ishtë në vlerën 4.4%.

Qëndrueshmëria e normës së kredive me probleme tregon një sistem bankar të shëndetshëm, duke sjell një sërë aspektesh pozitive si nga ana e besimit të konsumatorit, por edhe në klimën e biznesit. Megjithatë, ekziston mundësia që të ,mund të reflektohet më vonë,  duke "përthithur" dhe reflektuar anomalitë ekonomike që kanë ndodhur së fundmi në vend.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat