Tirana me rritjen më të ulët të pagave/ Nën mesataren kombëtare. Elbasani me rritjen më të lartë
Gjatë vitit 2021, Tirana ka qenë qarku me rritjen më të ulët të pagës mesatare bruto, edhe pse ky qark regjistron pagën më të lartë në absolut, krahasuar me qarqet e tjera. “Scan Intel” ka llogaritur ndryshimin vjetor në përqindje të pagës mesatare mujore bruto sipas qarkut, referuar të dhënave zyrtare nga “Instituti i Statistikave”, nga ku del se në Tiranë ky tregues është rritur me vetëm 5.1%. Po cili qark ka patur rritjen më të lartë të pagës përgjatë vitit 2021, kundrejt vitit 2020? Elbasani! Ky qark ka shënuar rritjen më të lartë të pagës mesatare bruto, me 11.6%, krahasuar me vitin 2020. Në renditje ndjekin Gjirokastra, Fieri dhe Vlora, me të njejtën rritje, në 9.4% secili. Po ashtu, një tjetër qark me një rritje të konsiderueshme të pagës është dhe Kukësi me Korçën të cilët kanë shënuar rritje me 9.2% dhe 9.1% përkatësisht. Durrësi dhe Shkodra renditen pas Tiranës si qarqet me rritjen më të ulët të pagës mesatare mujore bruto. Gjatë vitit 2021 paga për qarkun e Durrësit është rritur më 6.7%, ndërsa paga për qarkun e Shkodrës është rrtiur me 7.9%. Nëse do të flisnim për rritjen e pagës mesatare bruto në të gjithë Shqipërinë, të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2021 rritja është 6.6%. Qarku i Tiranës "ofron" një pagë 11.8% më të lartë se mesatarja kombëtare, ndërsa qarku i Lezhës ka pagën më të ulët, 17.7% nën mesataren kombëtare.
Paga mesatare mujore në Shqipëri në vitin 2021 ishte 57,191 lekë, ndërkohë që qarku i Tiranës e ka pagën mesatare mujore në 63.952 lekë. Gjatë vitit 2021, Elbasani regjistron një pagë mesatare bruto në 51,519 lekë, nga 46,149 lekë që ishte përgjatë vitit 2020. Nga ana tjetër, qarku i Gjirokastrës, i cili ishte ndër qarqet me rritjen më të lartë, e ka regjistruar pagën mesatare bruto gjatë vitit 2021 në 53,835 lekë, nga 49,191 lekë në vitin 2020. Sa i përket qarkut të Vlorës paga bruto për vitin 2021 është llogaritur 48,351 lekë nga 44,196 lekë. Po të fokusohemi te qarqet me rritjen më të ulët të pagës, pra Durrësi dhe Shkodra, paga bruto e tyre për vitin 2021 është regjistruar në 48,141 lekë dhe 46,632 lekë respektivisht.
“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar nivelin e pagave sipas gjinisë për vitin 2021, ku sipas të dhënave meshkujt kanë nivelin e pagave më të lartë në qarkun e Tiranës me 65,820 lekë dhe më të ulët në qarkun e Lezhës me 45,051 lekë. Në përgjithësi meshkujt paguhen më shumë se femrat, por në disa qarqe ky raport përmbyset. Referuar grafikut, gratë në qarkun e Lezhës, Kukësit, Korçës, Elbasanit, Dibrës dhe Beratit paguhen më shumë se burrat. Më saktë në gjysmën e qarqeve, burrat paguhen më shumë, ndërsa në gjashtë të tjera burrat paguhen më shumë duke arritur kështu një ekuilibër.
Paga mesatare mujore bruto sipas gjinisë dhe qarkut, 2021
Sondazh
Renditja e shteteve sipas satelitëve në hapësirë/ Rreth 5500 në total, vetëm 75 vende kanë të paktën 1
Në fillim të këtij viti, 2 satelitët e parë shqiptarë u lëshuan në hapësirë nga SpaceX nëpërmjet misionit Falcon-9, i cili mbante në total 114 satelitë. Por,......
Shqiptarët u varfëruan që para krizës/ Rreth 623 mijë shqiptarë në rrezik. Përkeqësohen të gjithë treguesit e varfërisë në 2021-shin
Më shumë se gjysmë milioni shqiptarë jetojnë nën kufirin për të qenë të varfër tregojnë të dhënat nga “Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës” për vitin......
Shqipëria, ekonomia e 122-të në botë/ Në vitin 2037 pritet të zbresë në vendin e 128-të në glob
“Qendra për Kërkime Ekonomike dhe Biznesi” ka publikuar tabelën e ekonomive të botës, i cili është një raport që ndjek zhvillimet makroekonomike në nivel......
Kreditimi për biznesin sipas sektorëve/ Tregtia në vend të parë edhe këtë vit, por me tkurrje. Ndjek ndërtimi
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vihet re një rënie e huave të reja të dhëna gjatë nëntorit drejt bizneseve dhe korporatave......
Kursimet, me rënien më të madhe që nga pandemia/ Inflacioni dhe Euro “gjymtojnë” depozitat, 113 milionë euro më pak në banka
Depozitat në banka kanë rënë gjatë muajit nëntor, pranë 1.27 trilionë lekëve, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Sipas të dhënave të......
Kreditimi bie edhe në Nëntor/ Me 23.3%. Vijojnë tendencat rënëse, efekt i rritjes së normave të interesit nga BSH
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vihet re një rënie e huave të reja të disbursuara gjatë nëntorit drejt individëve dhe......
Sa kushton darka e fundvitit për një deputet? Rreth 50 orë punë më pak se ajo e një familje mesatare shqiptare, për një ministër rreth 60 orë më pak
“Scan Intel” në vijim të analizës mbi përllogaritjen e tryezës së fundvitit për një familje mesatare shqiptare këtë herë ka llogaritur të njejtën faturë por......
Sa na kushton tryeza e fundvitit? Sa çerekun e të ardhurave tona mujore, 91 orë, ose dy javë punë
“Scan Intel” ka përllogaritur se sa na kushton tryeza e fundvitit, mesatarisht, jo vetëm në vlerë absolute, por edhe në raport me pagën, si dhe orët e punës që......