Sa kushton darka e fundvitit për një deputet? Rreth 50 orë punë më pak se ajo e një familje mesatare shqiptare, për një ministër rreth 60 orë më pak
“Scan Intel” në vijim të analizës mbi përllogaritjen e tryezës së fundvitit për një familje mesatare shqiptare këtë herë ka llogaritur të njejtën faturë por për një familje e cila ka në përbërjen e saj një drejtor, deputet ose ministër. Ashtu si në analizën e mëparshme të dhënat rreth çmimeve të produkteve të tryezës së fundvitit i referohen disa prej supermarketeve më të mëdha në vend, ndërkohë që të dhënat mbi pagat i referohen “Institutit të Statistikave” dhe “Kuvendit të Shqipërisë”.
Nga analiza e kryer nga “Scan Intel” një familje shqiptare e përbërë prej katër personash, prej të cilëve dy të rritur në marrëdhënie pune dhe dy fëmijë, shpenzojnë në total për tryezën e fundvitit plot 26.4 mijë lekë. Një familje mesatare shqiptare i ka të ardhurat mujore prej 101,206 lekë duke qenë se po supozojmë që të dy janë në punë dhe paga mesatare neto në Shqipëri është 50,603. Përkthyer në orë dhe në minuta kjo tryezë i ka kushtuar atyre plot 91.13 orë dhe 5,460 minuta dhe zë rreth 26,1% të të ardhurave të tyre mujore. Po sa minuta i duhet një familje me një anëtar drejtor, deputet apo ministër, dhe sa peshë zë kjo tryezë në të ardhurat e tyre mujore?
Le të supozojmë se njëri nga anëtarët e familjes është drejtor i ose nëpunës i lartë në administatë dhe paga mesatare neto e tij regjistrohet në 100,256 lekë. Anëtarin tjetër të familjes e marrim me pagën mesatre neto në 50,603. Kështu, të ardhurat mujore të kësaj familje arrijnë në 150,859 lekë. Nisur nga këto të dhëna, pesha që zë tryeza e fundvitit mbi të ardhurat mujore të familjes llogaritet në 17.4%, pra rreth 8.7 pikë përqindje më e ulët se ajo e një familje mesatare shqiptare. Nëse analizën do ta bënim për orë pune, shohim se kësaj familje tryeza e fundvitit i kushton 45 orë ose 2,752 minuta.
Do të përdorin të njejtën logjikë edhe për një familje prej katër anëtarësh ku këtë herë njëri prej tyre do të mbajë postin e deputetit. Paga mesatare neto e një deputeti llogaritet mesatarisht në 116,888 lekë, ndërsa të ardhurat mujore për tërë familjen llogariten në 167,491 lekë. Pesha që zë tryeza për këtë familje arrin në 15.7% dhe i duhen 39 orë ose 2,360 minuta për ta sigururar.
Po nëse njëri anëtar është ministër? Paga neto e tij llogaritet mesatarisht në 138,725 lekë dhe totali i të ardhurave mujore arrin në 189,328 lekë. Pesha që zë tryeza në këto të ardhura është 13.9% dhe kësaj familje i duhen 33 orë ose 1,988 minuta për ta siguruar atë.
Pra, nisur nga këto të dhëna dalim në përfundimin se familjes së një deputeti i duhen rreth 50 orë punë më pak se një familje mesatare shqiptare për të siguruar tryezën e fundvitit.
Sondazh
Sa na kushton tryeza e fundvitit? Sa çerekun e të ardhurave tona mujore, 91 orë, ose dy javë punë
“Scan Intel” ka përllogaritur se sa na kushton tryeza e fundvitit, mesatarisht, jo vetëm në vlerë absolute, por edhe në raport me pagën, si dhe orët e punës që......
Çfarë note merr kuzhina shqiptare? “TasteAtlas”: E 68-ta në Botë. Vlerësohemi me 3.91 yje, Italia mban vendin e parë, ndjek Greqia
“TasteAtlas”, një udhëzues me përvojë për ushqimin tradicional që mbledh receta autentike, komente të kritikëve të ushqimit dhe artikuj kërkimor rreth......
Në 10 muaj, 11 mijë kërkesa për azil/ EUAA: Kanë aplikuar 20% më shumë shqiptarë se një vit më parë, të parët në rajon
Edhe pse numri i aplikimeve për azil ka rënë gjatë muajit tetor, të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA) tregojnë së përgjatë dhjetë......
Transporti konfirmon rënien e tregtisë/ Në rënie transporti i mallrave për nëntorin, me rritje pasagjerët
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” mbi tregtinë e jashtme përgjatë muajit nëntor, tregojnë për një rënie të volumit të mallrave të transportuara në......
"Ndërtimi" përshpejton rritjen ekonomike/ PBB ngjitet me 4.02% gjatë tremujorit të tretë, rritet edhe konsumi
Rritja ekonomike duket se ka përshpejtuar ritmin gjatë tremujorit të tretë të vitit sipas shifrave më të fundit nga "Instituti i Statistikave". Produkti i......
Investimet e huaja, konfirmohet vit rekord/ Pranë 1 mld eurove në 9 muaj. Turqia rikthehet në “skenë”. Pronat vijojnë të jenë në fokus
Banka e Shqipërisë ka përditësuar shifrat e Investimeve të Huaja Direkte në vendin tonë për tremujorin e tretë të vitit. “Scan Intel” ka analizuar imtësisht të......
Turizmi vazhdon me rekorde edhe në vjeshtë/ Gjatë tetorit, thuajse dyfish më shumë vizitorë se vitin e kaluar, netë qëndrimet rriten me 32.5%
Treguesit statistikorë mbi strukturat akomoduese paraqiten pozitivë dhe për muajin tetor të këtij viti, krahasuar më një vit më parë, tregojnë shifrat më të......
Eurostat "rrit" inflacionin/ Çmimet janë shtrenjtuar me 8% në Nëntor, sipas metodës europiane
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin nëntor, që fiksohet në 8%, ku vihet re se qëndron në të njëjtën......