Në 10 muaj, 11 mijë kërkesa për azil/ EUAA: Kanë aplikuar 20% më shumë shqiptarë se një vit më parë, të parët në rajon

Edhe pse numri i aplikimeve për azil ka rënë gjatë muajit tetor, të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA) tregojnë së përgjatë dhjetë muajve të vitit 2022 numri i kërkesave për azil nga shqiptarët është ngjitur mbi 10 mijë. Kjo shifër, e cila saktësisht regjistrohet në 10,912 aplikime, është rritur me rreth 20%, krahasuar me periudhën janar-tetor të vitit të kaluar, i cili regjistronte 9,118 aplikime për azil. Përgjatë tetorit të këtij viti numri i aplikimeve për azil është 1,301, të cilat ndahen në 1,091 aplikime për herë të parë dhe në 210 aplikime përsëritëse. Ky tregues është më i ulët se gjatë tetorit të vitit 2021, i cili regjistronte 1,558 kërkesa dhe po ashtu është më i ulët krahasuar me muajin paraardhës. Nëse do ta shprehnim në përqindje, numri i aplikime ka rënë me 16.4% krahasuar me tetorin e vitit 2021 dhe ka pësuar po ashtu një rënie me 8% krahasuar me muajin shtator të këtij viti.
Nëse Shqipërinë do ta krahasonim me vendet e rajonit shohim se edhe për muajin tetor nuk e "lëshojmë" vendin e parë, duke kryesuar me numrin më të lartë. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut me 924 aplikime dhe Kosova me 391 aplikime për azil. Serbia për tetorin ka regjistruar 389 kërkesa duke pësuar rënie krahasuar me muajin shtator, ndërkohë që vendet me numrin më të ulët të aplikimeve janë Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi me 168 dhe 28 kërkesa respektivisht.
Vendet e Bashkimit Europian morën rreth 106,900 kërkesa për azil në tetor të këtij viti. Të dhënat tregojnë se për të tretin muaj radhazi, aplikimet arritën një nivel të ri që nga viti 2016, kjo si pasojë e luftës në Ukrainë ku shumë persona janë regjistruar për mbrojtje të përkohshme në vendet e Bashkimit Europian.
Sondazh

Transporti konfirmon rënien e tregtisë/ Në rënie transporti i mallrave për nëntorin, me rritje pasagjerët
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” mbi tregtinë e jashtme përgjatë muajit nëntor, tregojnë për një rënie të volumit të mallrave të transportuara në......

"Ndërtimi" përshpejton rritjen ekonomike/ PBB ngjitet me 4.02% gjatë tremujorit të tretë, rritet edhe konsumi
Rritja ekonomike duket se ka përshpejtuar ritmin gjatë tremujorit të tretë të vitit sipas shifrave më të fundit nga "Instituti i Statistikave". Produkti i......

Investimet e huaja, konfirmohet vit rekord/ Pranë 1 mld eurove në 9 muaj. Turqia rikthehet në “skenë”. Pronat vijojnë të jenë në fokus
Banka e Shqipërisë ka përditësuar shifrat e Investimeve të Huaja Direkte në vendin tonë për tremujorin e tretë të vitit. “Scan Intel” ka analizuar imtësisht të......

Turizmi vazhdon me rekorde edhe në vjeshtë/ Gjatë tetorit, thuajse dyfish më shumë vizitorë se vitin e kaluar, netë qëndrimet rriten me 32.5%
Treguesit statistikorë mbi strukturat akomoduese paraqiten pozitivë dhe për muajin tetor të këtij viti, krahasuar më një vit më parë, tregojnë shifrat më të......

Eurostat "rrit" inflacionin/ Çmimet janë shtrenjtuar me 8% në Nëntor, sipas metodës europiane
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin nëntor, që fiksohet në 8%, ku vihet re se qëndron në të njëjtën......

Tregtia e jashtme bie ndjeshëm në nëntor/ Importet me rënien më të madhe, “frenohen” ushqimet. Sinjal i tkurrjes së konsumit?
Të dhënat më të fundit nga tregtia e jashtme për muajin nëntor të këtij viti tregojnë sinjale të qarta ngadalësimi. Kështu, shifrat e analizuara dhe përpunuara......

Eurostat sqaron arsyet përse shqiptarët nuk blejnë online/ Gjysma preferojnë dyqanet fizike, 25% nuk e ndjejnë të nevojshme, dhe të tjerët nuk dinë se si apo kanë "frikë"
“Agjencia Europiane e Statistikave” ka publikuara të dhënat e fundit mbi arsyet që pengojnë blerjen online, sipas perceptimeve të individëve. Referuar të......

Konsumi është rritur/ Shitjet me pakicë, rritje me 4.6% këtë sezon veror. Ushqimet, pijet dhe duhani, me rritjen më të madhe
Shifrat e "Institutit të Statistikave" sinjalizojnë rritje të shitjeve më pakicë gjatë tremujorit të tretë të këtij me 4.6%, krahasuar me një vit më parë.......