Tregtia e jashtme bie ndjeshëm në nëntor/ Importet me rënien më të madhe, “frenohen” ushqimet. Sinjal i tkurrjes së konsumit?

Të dhënat më të fundit nga tregtia e jashtme për muajin nëntor të këtij viti tregojnë sinjale të qarta ngadalësimi. Kështu, shifrat e analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel” tregojnë se eksportet gjatë nëntorit janë rritur me 12.9% në vlerë, duke prekur shifrën e 42 miliardë lekëve, por kanë rënë në peshë, me 4.2%. Kjo tendencë është vënë re përgjatë të gjithë vitit aktual, pasi kriza e çmimeve është reflektuar në vlera më të larta, por në më pak produkte të tregtuara. Jo e njëjta gjë mund të thuhet për importet. Për herë të parë gjatë vitit vihet re se në nëntor, importet kanë rënë si në vlerë, ashtu edhe në peshë. Në vlerë, importet në nëntor kanë rënë me 3.9%, duke u fiksuar në 77 miliardë lekë, ndërkohë që në peshë kanë rënë me plot 13.7%.
Shifrat sinjalizojnë se, defiçiti tregtar i muajit fiksohet pranë 35 miliardë lekëve, duke u ulur me 18.5% krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar. Ndërkohë, shifrat tregojnë se sipas grupmallrave, materialet e ndërtimit dhe metalet kanë regjistruar rënien më të lartë vjetore në peshë, me 24.5%, por edhe në vlerë, me plot 19.3%. Në rënie janë edhe prodhimet e drurit, me 21.2%, paçka se ne vlerë regjistrojnë rritje dyshifrore produktet e lëkurës dhe ato kimike regjistrohen gjithashtu në rënie krahasuar me një vit më parë në peshë, paçka se në vlerë regjistrojnë rritje. Nga krahu i kundërt ndërkohë, ushqimet janë rritur me 6% krahasuar me një vit më parë në peshë, dhe me 15.5% në vlerë.
Duke kaluar te importet, shohim se rënien më të konsiderueshmne e regjistrojnë ushqimet, me 32% në peshë, dhe me 4% në vlerë, çka sinjalizon se kriza e çmimeve ka dhënë impakt në këtë drejtim, por edhe se konsumi është në rënie. Edhe produktet kimike, lëndët djegëse, materialet e ndërtimit dhe metalet, tekstile e këpucë regjistrojnë rënie në peshë të importeve gjatë nëntorit, krahasuar me një vit më parë. Në vlerë ndërkohë shohim se lëndët djegëse minerale regjistrojnë rënien më të madhe, me plot 39%, rrjedhojë e rënies së çmimit të karburantit në tregjet ndërkombëtare, pavarësisht se në tregun e brendshëm, kjo rënie nuk është reflektuar në të njëjtën masë.
Instituti i Statistikave në publikimin mbi tregtinë e jashtme për nëntorin, thotë se vendet partnere me të cilat Shqipëria ka regjistruar rritjen më të lartë të eksporteve në terma vjetorë janë: Italia me 11%, Maqedonia e Veriut me 68% dhe Spanja me 74%, ndërkohë që në rënie rezulton Kosova, me 9.3%, Greqia me 4%, dhe Kina me 26.6%, në vlerë. Analiza e shifrave tregon gjithashtu se Shqipëria ka rritur ndjeshëm eksportet sidomos ndaj dy shteteve; Austrise dhe Suedisë. Sa i përket importeve, rritje regjistrojnë: Turqia, Kina dhe Gjermania, ndërsa Italia, Greqia dhe Maqedonia e Veriut janë në rënie.
Sondazh

Eurostat sqaron arsyet përse shqiptarët nuk blejnë online/ Gjysma preferojnë dyqanet fizike, 25% nuk e ndjejnë të nevojshme, dhe të tjerët nuk dinë se si apo kanë "frikë"
“Agjencia Europiane e Statistikave” ka publikuara të dhënat e fundit mbi arsyet që pengojnë blerjen online, sipas perceptimeve të individëve. Referuar të......

Konsumi është rritur/ Shitjet me pakicë, rritje me 4.6% këtë sezon veror. Ushqimet, pijet dhe duhani, me rritjen më të madhe
Shifrat e "Institutit të Statistikave" sinjalizojnë rritje të shitjeve më pakicë gjatë tremujorit të tretë të këtij me 4.6%, krahasuar me një vit më parë.......

1 në 2 persona me aftësi të kufizuar, në rrezik varfërie/ Eurostat: Shqipëria kryeson Europën me normën më të lartë
Shqipëria mban vendin e parë në Europë me përqindjen më të lartë të personave më aftësi të kufizuar të cilët janë në rrezik të varfërisë apo përjashtimit......

Rekord edhe për të ardhurat nga puna jashtë/ Arrijnë në 108 mln euro për TIII, si kurrë më parë
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat e shqiptarëve nga puna jashtë vendit për tremujorin e tretë kanë shkuar në vlerën 108.18 mln euro,......

Emigrantët po “amortizojnë” krizën e familjeve/ Remitancat arrijnë rekordin historik këtë vit, 216 milionë euro në 3 muaj
Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, remitancat kanë regjistruar nivelin e 4-tët më ta lartë histori, pas tremujorit të fundi të vitit të kaluar, atij të......

Shqiptarët, më të shëndetshmit në Europë? EUROSTAT: 9 në 10 të rinj në Shqipëri e perceptojnë shëndetin e tyre si shumë të mirë, kryesojmë Europën
Të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave” tregojnë se Shqipëria është ndër vendet e para në Europë me përqindjen më të lartë të personave të cilët e......

Borxhi i Jashtëm Bruto shkon në 9.94 mld euro/ Rritet me thuajse 1 mld euro në një vit, arrin në 3560 euro për frymë
Shifrat e fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, sinjalizojnë se Borxhi i Jashtëm Bruto ka prekur një rekord të ri gjatë tremujorit të tretë të këtij......

Papunësia bie në nivele rekord, por rritet për të rinjtë/ Pranë 10.6% në tremujorin e tretë, ndërsa për të rinjtë ngjitet në 20.5%
Sipas të dhënave nga “Instituti i Statistikave”, treguesit e punësimit duket se vijojnë me përmirësime edhe përgjatë tremujorit të tretë të vitit 2022, në......