Eurostat sqaron arsyet përse shqiptarët nuk blejnë online/ Gjysma preferojnë dyqanet fizike, 25% nuk e ndjejnë të nevojshme, dhe të tjerët nuk dinë se si apo kanë "frikë"

“Agjencia Europiane e Statistikave” ka publikuara të dhënat e fundit mbi arsyet që pengojnë blerjen online, sipas perceptimeve të individëve. Referuar të dhënave, Shqipëria renditet e dyta në Europë sa i përket arsyes së "refuzimit" të online, ku 49.38% e të anketuarve shprehen se preferojnë më shumë blerjen fizike ose në dyqane. Nga 37 vendet europiane të marra në studim, Mali i Zi renditet i pari, pranë 50.8%, me vetëm 1.42 pikë përqindje më shumë se Shqipëria.
Për ta shtjelluar më tej, të anketuarit për Shqipërinë shprehen se barrierat kryesore që ndalojnë konsumatorët t'i drejtohen dyqaneve dhe blerjeve online kanë të bëjnë me preferencën për ta parë fizikisht produktin para se ta blejnë, janë besnik ndaj dyqaneve si dhe të blerit në dyqane është kthyer në një forcë zakoni që akoma nuk është zbehur.
Arsyeja e dytë që perceptohet si një faktor frenues në blerjet online, me 25.95% të të anketuarve, lidhet me mungesën e nevojës për konsumatorët shqiptarë që t’i bëjnë blerjet e tyre nga interneti. Ndërsa arsyeja e tretë, ka të bëjë me mungesën e aftësive, ku 4.92% e individëve shprehen se kjo është arsyeja përse ata nuk zgjedhin të blejnë online.
Arsye të tjera që janë marrë në studim për të kuptuar pengesat e blerjes online kanë të bëjnë me logjistikën e pafavorshme, 3.64% shprehen që nuk blejnë online për shkak të shqetësimeve që kanë me kthimin e produktit, ankesat apo rimbursimeve si rrjedhojë e blerjeve online; 2.09% shqetësohen për besueshmërinë dhe korrektësinë në shpërndarje; dhe 1.63% janë të shqetësuar në lidhje me sigurinë dhe privatësine e të dhënave përgjatë pagesave online.
Sondazh

Konsumi është rritur/ Shitjet me pakicë, rritje me 4.6% këtë sezon veror. Ushqimet, pijet dhe duhani, me rritjen më të madhe
Shifrat e "Institutit të Statistikave" sinjalizojnë rritje të shitjeve më pakicë gjatë tremujorit të tretë të këtij me 4.6%, krahasuar me një vit më parë.......

1 në 2 persona me aftësi të kufizuar, në rrezik varfërie/ Eurostat: Shqipëria kryeson Europën me normën më të lartë
Shqipëria mban vendin e parë në Europë me përqindjen më të lartë të personave më aftësi të kufizuar të cilët janë në rrezik të varfërisë apo përjashtimit......

Rekord edhe për të ardhurat nga puna jashtë/ Arrijnë në 108 mln euro për TIII, si kurrë më parë
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat e shqiptarëve nga puna jashtë vendit për tremujorin e tretë kanë shkuar në vlerën 108.18 mln euro,......

Emigrantët po “amortizojnë” krizën e familjeve/ Remitancat arrijnë rekordin historik këtë vit, 216 milionë euro në 3 muaj
Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, remitancat kanë regjistruar nivelin e 4-tët më ta lartë histori, pas tremujorit të fundi të vitit të kaluar, atij të......

Shqiptarët, më të shëndetshmit në Europë? EUROSTAT: 9 në 10 të rinj në Shqipëri e perceptojnë shëndetin e tyre si shumë të mirë, kryesojmë Europën
Të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave” tregojnë se Shqipëria është ndër vendet e para në Europë me përqindjen më të lartë të personave të cilët e......

Borxhi i Jashtëm Bruto shkon në 9.94 mld euro/ Rritet me thuajse 1 mld euro në një vit, arrin në 3560 euro për frymë
Shifrat e fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, sinjalizojnë se Borxhi i Jashtëm Bruto ka prekur një rekord të ri gjatë tremujorit të tretë të këtij......

Papunësia bie në nivele rekord, por rritet për të rinjtë/ Pranë 10.6% në tremujorin e tretë, ndërsa për të rinjtë ngjitet në 20.5%
Sipas të dhënave nga “Instituti i Statistikave”, treguesit e punësimit duket se vijojnë me përmirësime edhe përgjatë tremujorit të tretë të vitit 2022, në......

Pagat janë rritur, por për administratën/ Paga mesatare arrin në 61,613, rriten në shtet, bien në financë dhe komunikacion
Paga mesatare bruto në vendin tonë është ngjitur në 61,613 lekë në tremujorin e tretë të këtij viti, nga 60,666 lekë që ishte në tremujorin e dytë, duke u......